Categories: Ne plan te pare

Juventus, cfare frike nga Inzaghi: “Ne karrieren e tij ka dale 9 here ne finale dhe ka fituar plot…”

“Frika me e madhe e Juventusit perpara finales se Kupes se Italise vjen nga… Mbreti i Finaleve qe quhet Simone Inzaghi”. 

Keshtu e nis shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport, e cila ka analizuar diten e sotme aftesine e tranjerit zikalter per te triumfuar neper finale.

“Inzaghi ka nje feeling teper te mire me finalet. Kete e tregojne statistikat. Le te shkojme ne majin e 2014, Simone Inzaghi, fiton vetem ne nje muaj si tranjer trofeun e tij te pare.”

“Eshte Kupa e Italise me Primaveren e Lazuos. E ne ate kohe thote kete fraze: “Te stervis ne Serie A eshte endrra ime e madhe.”

“Jam ndalur ne Rome, jam ketu prej 15 vitesh, kam dy femije romane. Lotito e di, e di qe edhe ai edhe Tare me vleresojne, nese nje dite do te me premtohet kapercimi i madh, do te jem gati.”

Keshtu kujton La Gazzetta dello Sport ate kohe, e cila vazhdon edhe me tej: “Te ato fjale ka gjithcka apo jo? Inzaghi duket nje tip qe planifikon, nuk improvizon.”

“E kishte te qarte rrugetimin e tij qe ne 2014, kur ende askush nuk e kishte imagjinuar nje te ardhme per te si tranjer.”

“Por le te vime ne janarin e 2022 kur ai fitoi Superkupen me Interin: ishte nje fitore ne minuten e fundit, ne te 121.”

“E mire u pafshim Juventus, qe u fik ne fund fare. Tani e ka radhen prap Juventusi diten e merkure, por Inzaghi e di se si behet.”

“Por e di shume mire se kjo Kupe ka nje peshe teper te madhe, sepse e ka thene qe deshiron te shkoje deri ne fund te turneut me ngulm.”

“E perserit gjithmone. Eshte nje objektiv qe lojtaret dhe tranjeri e kane vene ne qender te ketij sezoni, duke mos i lene asgje rastesise.”

“Ja pse rotacionet ne javet e kaluara jane bere me kujdes, duke mos e humbur kurre nga syte kete finale.”

“Inzaghi ne kete moment ka vetem nje dyshim dhe ka te beje me Bastonin. Ne nivel fizik, skuadra eshte treguar lart ndaj Bolognes, Udineses dhe Empolit.”

“Nderkohe, ndaj Empolit ka treguar se mund te ktheje edhe nje situate tmerresisht disavantazhuese si nje 0-2 ne favorin e saj.”

“Perballe do te jete Allegri, qe eshte nje tranjer ekspert dhe Juventusi, qe eshte nje skuader qe finale ka luajtur shume.”

“Do te duhet fizik, por edhe deshire dhe loje. Inzaghi e di. Prandaj edhe Juventus eshte e frikesuar: do te perballen me mister fituesin e finaleve: nga 9 te tilla ka fituar 7. Jo keq per nje tranjer te moshes se tij.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

16 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

16 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

21 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

21 hours ago