Categories: Ne plan te pare

Kovacic: “Me Genoan jam. Studioj Hamsik dhe Iniesta. Mazzarri…”

Jam me te vertete krenar per faktin qe nje president si Massimo Moratti ka thene qe une jam numri 10 per te. Por nuk luan numri. Luaj une.” – keto jane fjalet e Mateo Kovacic, qe i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, tregon gjithe pjekurine e tij dhe deshiren per te patur sukses me Interin.

Mateo, mendojme se gjeja qe ju mungon me shume eshte goli…
“Direkt me provokim, eh…? (qesh)

Per ndeshjen e pare ne San Siro te ketij sezoni, jeni i gatshem qe ta beni edhe me bark ose me gju, mjafton qe ta beni me pak fjale.
“Mjafton ta bej po, dhe nuk ka rendesi si. Eshte e sigurt qe do me pelqente te shenoja menjehere golin tim te pare interist, por edhe nese skuadra fiton pa nje gol timin, shkon shume mire.”

Cila eshte menyra jote e festimit?
“Shenja e kryqit. Cfare dedikimi do beja nese shenoja? Per skuadren time.”

Para se te vije tek Inter, ti shenove 7 gola me Dinamon e Zagrebit: me i bukuri?
“Goditje kendi dhe nga jashte zone e futa ne rrjete fluturimthi, me te djathten.”

Pozicioni si i brendshem me te drejte sulmuese qe ju ka dhene Mazzarri mund t’ju ndihmoje ne kete drejtim…
“Me pelqen te luaj ne te gjitha pozicionet e mesfushes, edhe ne ate aktualin, qe me jep mundesine te shoh porten dhe te jem ne qender te lojes, me pelqen me vertet.”

Mazzarri po punon mbi ty per te krijuar nje lojtar te ngjashem me Hamsik intersit: diferenca eshte qe ju mund ta mbani topin me shume, ndersa Hamsik eshte nje lojtar i specializuar per sulmin ne boshllek pa top.
“Eshte e vertete, ai eshte shume i afte te futet ne vendet bosh, ndersa une te mbaj topin. Por ne pozicionin qe jam, Mazzarri me thote te shkoj edhe ne vertikale ndonje here. Qendron fakti qe Hamsik luan prej shume vitesh ne Serine A, ai eshte ai dhe une jam une. Por gjithsesi, e studioj shpesh lojen e tij.”

Studion ate dhe ke tjeter, ne DVD?
“Modric, Inieste dhe David Silva: shoh levizjet, kohet e lojes, si e spostojne topin, si punojne per te tjeret.”

Idhulli dhe miku juaj Modric, cfare keshille ju ka dhene?
“Te jetoj jeten si nje profesionist, si ne menyren e ushqimit ashtu edhe ne sjellje. Nuk eshte e rendesishme vetem ajo qe ben ne fushe, por edhe sjellja e rregullt dhe me edukate.

Disponibiliteti i tifozeve ne perballje ka qene gjithmone e madhe dhe madje menjehere: me Cittadellan, per shembull, kur hyre ne fushe pas nje muaji i demtuar te gjithe shperthyen.
“Jam vetem nje djalosh normal qe po ben maksimumin, mbase kjo eshte gjeja qe vleresojne njerezit.”

Per shume opinioniste eshte veshtire qe Interi te kape vendin e trete. Ju keni besim se kjo skuader mund ta frikesoje kampionatin?
“I respektoj mendimet e te gjitheve, por ate ne e vendosim ne fushe dhe mund te flasim vetem ne fund te sezonit. Nuk me pelqen te konfirmoj nese do arrijme apo jo te tretet: une them se jemi nisur nga zero, qe jemi nje skuader e re dhe qe kemi nje trajner qe na meson shume gjera. Do ta shohim me pas nese do i frikesojme skuadrat e tjera ne kampionat.”

Meqe ra fjala tek frika: muskujt e tu jane ne rregull per nese?
“Nuk jam akoma ne 100% por pasi luajta pak me Cittadellan, muskujt jane me mire, disponibiliteti im eshte absolut. Per te tjerat vendos Mazzarri.”

Çfare do donit te arrini ne fund te sezonit?
“Gjithçka: nuk jemi akoma nje skuader e madhe por nje bashkim i te rinjve me lojtaret eksperte. Dua te fitoj, kjo eshte deshira ime. Dhe te permiresohem ne shenimin e golave.”

Humanisht por dhe taktikisht: sa jua ka ndryshuar Interi jeten?
“Humanisht shume, me te vertete shume: sepse ne Milano erdha vetem, si nje femije qe duhet te rritet me patjeter. Por, edhe taktikisht: Mazzarri i zgjidh te gjitha detajet, do qe ne fushe te jem perfekt dhe shpresoj qe ai te beje mire ashtu si ne vitet e Napolit.”

Si i kalon oret e tua jashte Interit?
“Me pelqen… te fle shume, te luaj Play-Station dhe te lexoj. Bibla eshte gjithmone me mua, ne kete moment po perfundoj librin e Ibrahimovic, tekstet e lidhura me karrieren e futbollisteve me pelqejne shume. Ne muajt e shkuar, kam lexuar te gjithe historine e Interit per te kuptuar me shume per kete klub dhe per numrat 10 te te shkuares. Per kete arsye, te vesh fanellen numer 10 eshte nje nder, dhe prandaj ajo qe ka thene Moratti me ka mbushur me krenari.”

Patenten: e keni marre?
“E kam marre, por karta nuk ka ardhur akoma, tani nuk duhet tu kerkoj me shokeve te me cojne diku.”

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti
Tags: kovacic

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Marotta eshte gati te beje nje cmenduri ne Serie A? “Lojtari i krahut te djathte ne merkato mund te vije pikerisht nga…”

Merkato mban gjithmone brenda saj te papritura dhe e tille mund te jete edhe ajo qe mund te ndodhe gjate…

7 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”

Ai Juventus-Inter ka luajtur disa, dhe e ka bere kete gje me te dyja fanellat por sot, Felipe Melo nuk…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, cfare lajmi: “Ja deri kur pritet te jete kontrata e re: lojtari do te kape keshtu…”

Milan Skriniar mund te perfaqesoje per tifozet e Interit nje nga lajmet me te bukura te mundshme te ketyre koheve.…

7 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Juventus dhe Inter per tu perballur ne Allianz Stadium te Torinos ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”

Ashtu si eshte parashikuar, ne transferten e veshtire te Torinos, Simone Inzaghi nuk do te kete Romelu Lukaku ne dispozicion.…

1 day ago
  • Uncategorized

Skriniar, cfare ka ndodhur me Interin qe ka shtyre edhe Marotten te flase ashtu? “Me sa duket, gjithcka varej nga…”

"Per Skriniar jam optimist se mund te vije nje mbyllje e tratatives per rinovimin perpara ndeshjes se fundit te kampionatit".…

2 days ago