Categories: Ne plan te pareSpeciale

Ku ka humbur Dalbert Henrique?

Nuk kishte tifoze me te lumtur se ata zikalter kur Dalbert Henrique Chagas Estevão, apo sic njihet shkurt nga te gjithe ne boten e futbollit, Dalbert, u transferua tek Interi ne vere pas nje telenovele verore merkatoje qe zgjati per rreth dy muaj.

Nga njera ane ishte Nice qe nuk deshironte te linte te largohej lojtarin e duke bere rezistence edhe me kushte te tipit “e duam per eleminatoret e Champions”, apo me kerkesa te cmendura ekonomike e nga ana tjeter ishte Walter Sabatini, qe perderisa e kerkonte me aq ngulm brazilianin, dicka kishte pare tek ai. Por ne fund Dalbert erdhi, per nje shifer qe tejkalon 25 milione euro bashke me bonuse ndermjet huazimit dhe detyrimit te blerjes.

Duke qene se zikalterit ne ato ane kishin pare kohet e fundit lojtare te nje lartesie jo te duhur, pritshmerite ishin teper te larta, sidomos kur blihet nje nga lojtaret qe kishte rene me shume ne sy nga kampionati francez, me kombesi braziliane por ne te njejten kohe shume i ri: eshte i datelindjes 1993. Por Dalbert shum shpejt ngriti pikepyetje jo vetem mbi cmimin e paguar (shume?), por edhe per aftesite teknike te tij. Ndersa ana taktike, si shume futbolliste, sidomos ato amerikano-latin qe transferohen nga nje kampionat tjeter ne nje si ai Italian, e vuajne shume kete ane duke qene se detyrat taktike per nje mbrojtes ne itali jane shume here me te larta nga sa mund te ishin ne France.

Gjithesesi, deri me tani, Dalbert ka vazhduar te stervitet kokeulur e duke pritur momentin e tij. Spalletti e ka treguar disa here besimin ndaj tij, por e ka bere kete gje neper intervista me shume se sa ne minutazh loje (nuk e konsideron ende gati per Serie A), sepse ka preferuar shpesh here Nagatomon, Santon apo kohet e fundit edhe D’Ambrossion ne krahun e majte tani qe Cancelo eshte bere nje titullar e kjo levizje duket se e ka bllokuar akoma me shume blerjen 25 milione euro te Sabatinit ne vere.

Nese shikohet karriera e djaloshit brazilian dhe ajo qe ka treguar ne kampionatin francez, premisat jane teper te larta, por ku shikon performancen per minutat qe ka luajtur dhe veshtiresine e hasur deri me tani (muaji shkurt), shume nuk kane duruar dhe kane filluar me etiketimet e zakonshme se ai do te jete thjesht ‘deshtimi i radhes’ si mbrojtes krahu tek Interi.

Nga ato qe thuhen ne Appiano, duket se Spalletti punon cdo dite me te dhe ai eshte shume serioz ne stervitje. Me shoket e skuadres ndihet mire dhe eshte nder te paret qe feston golat deri pothuajse afer fushes: ketu kujtojme golin e Karamoh, kur Dalbert pothuajse u cmend dhe shkoi menjehere te perqafoje Yann, qe mbase ka qene edhe nder miqte me te mire te tij tek Interi keto muaj duke qene se te dy vijne nga Ligue 1.

Dalbert nje deshtim apo nje blerje qe do i jape frutet e saj me vonese? Te gjithe Interistat shpresojne kete te dyten, por i tmerron ideja qe mund te perfundoje si shumica e blerjeve te bujshme te viteve te fundit.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Dalbert

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, Inzaghi vendos gjithcka per Firenze? “Ja formacioni titullar: nje surprize ne…”

Inter do te kete nje ndeshje shume te rendesishme ne kete fundjave ku do te luaje direkt ndaj Fiorentines ne…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Cassano nuk ka dyshime: “As Lautaro dhe as Calhanoglu: ja kush eshte lojtari qe po ben diferencen tek Inter”.

"Nuk ka pasur ndeshje fare". Ky eshte mendimi i Antonio Cassano, pas ndeshjes Inter-Salernitana te luajtur pak dite me pare.…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian ngre alarmin: “E keni degjuar Marotten dje? Ka thene qarte se Suning nuk…”

Sipas Financial Times, Inter eshte ne shitje dhe brenda pak ditesh, advisors do te fillojne edhe kerkimet per bleresit potenciale. …

20 hours ago
  • Uncategorized

Sa vlen vertete Inter? Pergjigjen e jep eksperti i financave te Benchmark: “Kjo eshte shifra e duhur: 1 miliarde e…”

Sa vlen Inter vertete? Kjo eshte nje pyetje qe eshte kthyer ne mode pas disa lajmeve te publikuara ditet e…

20 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Diego Milito eshte i bindur: “Nje lojtar i Interit do te jete bomberi i boterorit: kam besim te plote se…”

Diego Alberto Milito ka qene nje nga sulmuesit me te mire ne bote gjate periudhes kur ai ka qene nje…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli, biletat dalin e ndeshjes: ja menyra si mund ti blini duke marre prioritet dhe ulje!

Ndeshja e pare e Interit per vitin 2023 do te jete kunder Napolit, qe do te vizitoje zikalterit ne San…

21 hours ago