Interi po leviz ne lidhje me merkaton verore. Shume lojtare do te largohen ngaqe u skadon kontrata dhe do te jete nevoja qe te zevendesohen. Ne mengjesin e sotem, redaksia e FcInter1908.it, ka publikuar nje lajm mjaft interesant qe sipas tyre ka ardhur nga burime te aferta me lojtarin ne fjale. Duket se nje nga objektivat e Interit per qershorin eshte sulmuesi i Torinos, Alessio Cerci.
Ai eshte nje sulmues qe di te luaje edhe ne krah, por edhe si sulmues i dyte. Cerci ka hyre ne orbiten e Interit qe ne Janar ne operacionin D’Ambrossio. Dhe mesa duket, Interi, ka mare nje opsion favorizues per te nga Torino ne blerjen e mbrojtesit duke paguar para ne Janar dhe duke mos pritur qershorin, kohe e cila do e sillte D’Ambrossion me zero euro ne Milano. Kjo mesa duket ka bere qe Torino ti jape zikalterve nje opsion per Cercin, dhe mundesine e nje tratative te bute ne qershor.
Mbi lojtarin ka nje presion te forte edhe nga Milani, dhe do te kemi nje Derby per sherbimet e lojtarit te kombetares Italiane, por Interi ne kete moment eshte ne avantazh. Klubi i Torinos i ka dhene fjalen zikalterve qe perpara se te nise ndonje tratative me ndonje klub tjeter, do te flase nje here me Interin.
Interi duket se ka vene keshtu bazat qe te mbylle marveshjen per lojtarin perpara boterorit, gje e cila do ti jepte qetesi Cercit, por edhe do te ulte rrezikun e ngritjes se cmimit te kartonit te tij pas Boterorit ne Brazil.
Simone Inzaghi, tranjer i Interit, ka folur per mikrofonat e Sky Sport naten e sotme ndaj Empolit pas humbjes se…
I pyetur per Telenord, agjenti Ronerto Sistici, prokurator i Milan Skriniar, ka folur per here te pare per Milan Skriniar.…
Ne dite si keto, ku tema kryesore ka qene Milan Skriniar dhe rinovimi i munguar nga sllovaku eshte folur pak…
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur per shume argumenta ne mikrofonat e TMW diten e djeshme. Ai ka nisur…
A do te kete duartrokitje sot ne Meazza per Skriniar? Me sa duket, sipas Tuttosport ka nje pergjigje per kete.…
Me sa duket pritet te kete disa modifikime te rendesishme ne formacionin e Interit sot ndaj Empolit ne Meazza. Simone…