Categories: MerkatoNe plan te pare

Lautaro thote fjalet e para si zikalter: “Tifoze, do te jap maksimumin. Ja cfare me ka thene Milito…”

Fjalet e para si lojtar i Interit per Lautaro Martinez, lojtari qe sot eshte zyrtarizuar si sulmuesi i ri zikalter.

Keto jane fjalet qe vijne nga profili zyrtar i Interit ne Instagram:

Mire se vjen Lautaro, je i lumtur per kete aventure te re?

“Jam me te vertete shume i lumtur. Sot eshte mbyllir gjithcka dhe jam shume i lumtur per kete aventure te re qe do te nis ketu”.

Ke ndjekur sezonin e Interit? Cfare mendoni se mund te jepni me shume?

“Po natyrisht qe kam ndjekur kampionatin. Dua te ambientohem fillimisht dhe te njoh shoket e trajnerin, pastaj dua te kuptoj se cfare so te me kerkoj te bej ne fushe. Jam gati per te dhene maksimumin per kete fanelle”.

Cfare pret nga futbolli italian?

“Pres qe te adaptohem shpejt. Do te jete nje futboll i ri per mua dhe teresisht ndryshe nga ai argjentinas, por mendoj qe Serie A do te me mesoj shume dhe do shtoj kualitetet e mia. Dua te jap me te miren me kete fanelle, do kerkoj te ndihmoj shoket dhe do luaj aty ku trajneri mendon se eshte e nevojshme”.

Vazhdon nje tradite, ate te argjentinasve te Interi. Je nje sulmues si Icardi dhe Milito…

“Me Militon kam pasur mundesine te ndaj dhomen e zhveshjes te Racing, me ka treguar shume here se cfare do te thote Interi. Pastaj kam folur edhe me Zanettin. Kane lene prapa nje histori te rendesishme dhe dua te ndjek rrugen e tyre”.

A ke marre shume mesazhe nga tifozet e tu te rinj?

“Po, e vertata eshte se qe nga momenti qe kam filluar te flas per transferimin tek Interi, shume tifoze kane nisur qe te nisin mesazhe drejt meje neper rrjete sociale e shume prej tyre ishin ne aeroport per te me pritur por edhe perpara hotelit. Kjo gje nuk mund te mos me beje te lumtur sepse me ndihmon qe te futem ne realitetin e ri plot besim ne vetvete. Dua qe ta kthej borxhin ne fushe tani sa me pare te jete e mundur.”

Nje pershendetje per te gjithe tifozet?

“I pershendes te gjithe ata qe me kane ndjekur dhe me kane derguar mesazhe. Shpresoj qe ne kete sezon te arrijme sa me lart te jete e mundur. Ky klub e meriton. Dua te jap maksimumin per ata dhe per kete bluze.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

11 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

11 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

16 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

16 hours ago