Categories: Ne plan te pare

Leter per Conten

I dashur Antonio. 

Ne minutat menjehere pas shperthimit tend post-Bergamo, kam menduar qe te zbuloj mendimin tim, duke kapercyer per here te pare normen e nje editoriali te mire: mos shkruaj ne veten e pare.

Ne, njerez qe duan te dalin ne faqe te pare, kemi me te vertete shume. Me shume nga sa duhet.

Ose, ashtu si do te thoje ti, si ata qe e kane mendjen te mbrojne interesat e veta.

Une te shkruaj si nje gazetar por edhe si nje tifoz, sepse hipokrizia i ka lodhur te gjithe dhe te qenit i mire gjithmone duke mbajtur anen e te drejtes, gjithashtu.

Te qenit nje tifoz, nder te tjera, tregon se gjykimi im ndikohet edhe nga ndjenja per skuadren e zemres. Prandaj, jete te gjate qartesimit te gjerave.

E si gazetar dhe si tifoz, une te them: ke te drejte, por e ke edhe gabim.

Ke te drejte qe kerkon me shume mbrojtje per Interin, rast me shume unik se sa i rralle ku nje klub kaq i madh trajtohet si te ishte i fundit nga mediat.

Mendo vetem kaq: tek Interi eshte kritikuar edhe sezoni legjendar i Tripletes.

Nuk do e besosh, por ka pasur njerez qe donin Diamantin ne vendin e Sneijder dhe Acquafresca per Militon.

Nje si Mourinho eshte keqtrajtuar ne media edhe ne oren 22.29 te 22 majit 2010.

Ka qene dita qe shume kane preferuar te flasin per largimin e Milito dhe te Maicon me shume se sa te festonin nje arritje legjendare te nje klubi italian.

Ta them kete, sa per te treguar se si jane gjerat tek Interi, nese nuk e ke kuptuar mire dhe nese vazhdon ta krahasosh me ndokund tjeter.

Nuk e di nese behet fjale per metode pune, biznes, per dashakeqesi, kompetence e ulet apo dicka tjeter.

Ajo qe di, eshte se ne nivel mediatik, Interi peshon po aq shume sa nje klub i Serie C.

Eshte e qarte qe kjo gje shkon ne te njejten linje me fjalet qe ke thene ti ne intervisten tende post-Atalanta.

Nese nuk e kam kuptuar gabim, referimi ishte edhe per peshen politike (te fundit ishin polemikat e tua per kalendarin e cmendur post-lockdown, por jo vetem), dhe per menaxhimin e brendeshem te komunikimit.

Edhe ketu ke te drejte, sepse nese nga njera ane ti mund te besh pak ose asgje per ate qe te tjeret thone per ty, nga ana tjeter mund te levizesh per te permiresuar veten tende dhe mesazhin qe del ne pah.

E ketu, eshte e drejte qe te fusim ne valle aparatin e brendshem te klubit, qe natyrisht ka qene gjithmone i brishte ne situata te tilla.

E verteta eshte se per Interin, mund te thuhet cfare duan ata, pa asnje filter, pa asnje detyrim qe ai qe flet per Interin te bazohet tek faktet.

Qe prej salvo24 e deri tek polemikat arbitrale (qe e dime te gjithe cfare raportesh kane me Interin): qe ketu nis ai mali me bajga qe thua ti dhe qe me aq te drejte e ke theksuar. Dhe qe ke bere mire qe e the.

Me pak fjale, kerkon nje klub me te forte, nje “vizion” te qarte 360 grade. Sepse eshte keshtu qe fitohen trofete dhe eshte keshtu qe ndertohet nje kulture qe zgjat ne kohe brenda nje klubi.

Detajet bejne diferencen, edhe ato qe ne pamje te pare duket sikur peshojne pak. Cdo gje perfekte deri ketu.

Po atehere, ku gabon ti? Pergjigja ndodhet ne te kaluaren tende. Eh po, i dashur Antonio. Ne fakt, Interi paguan nje rol anti-Juve ne menyre te perpikte.

Cfare do te thuash ti me “mbrojtje”? Te kercenojme shtypin? Te censurojme shkrime dhe histori?

Te krijojme nje gazete edhe ne, dhe te hedhim komardare sa here Interi ka nevoje? Nese eshte ajo qe po kerkon, ta dish qe tek Interi nuk do e gjesh dot kurre.

Jo tek Interi, por te asnje klub italian qe nuk e ka emrin Juventus. Te pakten, ne sasine qe e kerkon ti. Kjo sepse tashme dihet shume mire si kontrollohet media nga dikush.

Ne kete moment, zera dalin nga secili klub. Dalin nga Milani (qe tek zerat per Maldinin, largimin e Boban e deri tek shkarkimi i Piolit dhe ardhja e Ragninck), dalin nga Roma (kaosi per Petrachin, bilanci me te kuqe, menaxhimi i keq i Pallotes, probleme brenda klubit), dalin nga Napoli (besimi i paket per Ancelottin, zenka e madhe, De Laurentiis dhe bemat e tij).

Pra, dalin nga kudo zerat, vec se nga nje vend jo. E ti, duhet ta dish me se miri kete gje, nuk mund te besh sikur nuk shikon.

Oh Anto: ate noten 8 per sezonin e ‘mrekullueshem’ te De Ligt, e ke pare edhe ti apo vetem une?

Apo duhet te kujtoj se cfare ka ndodhur per Golovin kur ishte ne orbiten Juventus?

Apo per Lukaku, kur kaloi ne pak dite nga nje super goditje e Juventusit ne nje lojtar qe u pagua shume nga Interi?

Nga nje lojtar boluc qe paguhej shume kur ishte afer Interit ne nje tank lufte kur ishte afer Juventusit?

Hajde tani, eshte e qarte, mos i ferko syte. Ajo qe kerkon ti, dhe qe e quan model-Juventusi, eshte i pa aplikueshem tek Interi.

E atehere rruget jane dy ne Itali: ose te kesh nje skuader yjore ose te rikthesh ne favorin tend cdo moment te keq.

Per opsionin e pare do te duhet qetesi dhe durim ashtu si kerkon ti gjithmone. Do te duhet kohe, pune, djerse dhe dedikim. Per opsionin e dyte, duhet strategji dhe inteligjence.

Duhet kuptuar se jo te gjithe jane Mourinho, ose me sakte, askush nuk eshte Mourinho.

Por limitet aktuale duhen pranuar si te tille dhe jo te rriten. Fakti qe cdo prej tre ditesh flitet per Allegrin ne vendin tend e jo per punen tende te madhe, kjo tregon gjithcka.

E atehere, i dashur Antonio, mos ja jep si te fituar kete lufte atyre qe luajne ballo me maska.

The se do te luftosh me te gjithe forcen tende deri sa Interi te behet nje projekt fitues. Forca, mos u dorezo tani.

Leter nga Alessandro Cavasinni, gazetar italian dhe tifoz zikalter.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

NOTAT e Inter-Sampdoria: “Cfare note per Barella dhe per Bastoni. Lojtari me i dobet i ndeshjes ka qene…”

Inter ka marre nje fitore te cmuar ndaj Sampdorias se Dejan Stankovic, me nje rezultat te paster 3-0 ne Meazza.…

19 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani zbulon: “Sa e sa ndeshje kam pare te Dejan Stankovic: nese do mundja, do i ‘vidhja’ vetem…”

Inter sot ka fituar ndaj Sampdorias nje ndeshje teper te rendesishme, sepse zilkalterit kane qene te detyruar te mbajne hapin…

43 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh nga Stankovic: “Emocion i pabesueshem, por do ju them dicka per Lukaku: ka qene ai qe…”

Menjehere pas ndeshjes, per DAZN ka folur edhe legjenda e Interit, Dejan Stankovic, i cili eshte shprehur keshtu:  "Skuadra eshte…

46 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Po zbavitem shume me kete Inter. Kam shprese se ndaj Juves do jete edhe…”

Ky Inter nuk deshiron te ndalet me dhe direkt pas ndeshjes, Simone Inzaghi eshte pare teper i lumtur perpar mediave.…

53 mins ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet per mediat eshte Barella: “Ja cfare i thash Lukakut direkt pas golit: i tregova se si…”

"Ndeshjet fitohen duke bere gola dhe ne po bejme shume. Jemi ne rrugen e duhur, ne rrugen qe duhet te…

1 hour ago
  • Uncategorized

INTER, SUPER FITORE ME SAMP POR CURVA NORD BRAKTIS NDESHJEN: “Eshte vrare kapo ultrasi qe…”

Inter sapo ka fituar ndeshjen e saj ndaj Sampdorias me rezultatin e paster 3-0 duke marre tre pike te tjera…

2 hours ago