Categories: SpecialeZyrtare

Libri i 110 vjetorit te Interit – Ja se si mund ta porosisni

Interi neser, me 09 Mars 2018, ka ditelindjen mbush plot 110 vite jete.

Te shumta do te jene festimet per nje dite kaq te vecante: darke gala me punonjesit zikalter, legjendat dhe figura te njohura, festime perpara dhe gjate Inter-Napoli, feste ne rrjete sociale e shume surpriza te tjera.

Por, klubi zikalter, nuk mund te harroje tifoze e saj zyrtare ne te gjithe boten e ketu, nuk bejne perjashtim as Interistat Shqiptare te cilet nepermjet Inter Club Albania jane bere pjese zyrtare e klubit edhe per sezonin 2017/18.

Interi, ka menduar qe me rastin e 110 vjetorit te botoje nje liber, te cilin e ka quajtur “Inter 110”, ku do te tregohet historia zikalter ne plot 400 faqe dhe do te kete mbi 700 ilustrime me ngjyra.

E vecanta e ketij libri per tifozet zyrtare zikalter eshte se do mund ta porosisin ate deri me 40% ulje. Si? Lexoni me kujdes me poshte, per te kuptuar se si do te funksionoje gjithcka se se si mund ta porosisini librin e se sa do ju kushtoje ai nese do te keni deshire ta beni tuajin.

Dje pasdite, ne emailin e Inter Club Albania erdhi ky mesazh nga klubi:

I dashur President.

Skira, nje nga kompanite botuese me te rendesishme ne nivel nderkombetar, tani ne muajin Mars do te publikoje “Inter 110”, librin zyrtar te Interit per te festuar 110 vitet e lindjes se Interit. Eshte nje liber qe fale formatit te rendesishem dhe 400 faqeve, do te kete me shume se 700 ilustrime me ngjyra dhe do te festoje dhe nderoje kete moment kaq te rendesishem per historine e Interit. Vetem per anetaret e Inter Club-eve, libri “Inter 110” do te jete me oferte promocionale. Ulja e cmimit do te varet nga sasia e librave qe do te blihen. Ne cmime nuk jane te perfshira kostot e transportit e keto cmime do te jene te vlefshme deri ne Maj 2018.”

Cmimet do te jene:

  • Nga 1 ne 5 kopje: €41,25 secila. (25% ulje)
  • Nga 6 ne 10 kopje: €38,50 secila. (30% ulje)
  • Nga 11 ne 20 kopje: €35,75 secila. (35% ulje)
  • Mbi 20 kopje: €33,00 secila. (40% ulje)

FOTO TE EMAILIT TE ARDHUR NGA KLUBI

Gjithcka e qarte deri ketu, sepse klubi ka shpjeguar cdo gje deri ne detaje.

I vetmi problem eshte qe ne cmim nuk eshte perfshire kosto e transportit dhe pagesat e mundeshme doganore.

Interistat e Inter Club Albania (shumica e kane marre lajmin qe dje), deri me tani kane arritur kuoten e 40 librave te porositur, keshtu qe secili do te kete mundesi ta porosisi librin me cmimin me te ulet te mundshem, pra 33,00 euro.

Duke u nisur nga kosto e mundshme e transporti dhe doganes, fillimisht secili do te paguaje 40,00 euro dhe diferenca prej 7 eurosh do te perdoret per kostot e mesiperme. Nese diferenca do te jete me e madhe se 7, kjo do te paguhet ne momentin kur do te dorezohet libri ndersa ne rast se eshte me e ulet se 7 euro, diferenca do i kthehet secilit anetar qe ka bere porosine.

Interistat qe do duan te porosisin librin, duhet te kontaktojne sa me shpejt me Bordin Drejtues te Inter Club Albania qe te prenotojne librin e tyre te 110 vjetorit te Interit. Pagesat do mund te behen prane Argjendari Kashara ne Tirane, ose perpara ndeshjes Inter-Napoli te dielen tek Belmondo. 

Per cdo lloj informacioni, mund te na shkruani ne WhatsApp tek numri i telefonit: +355695651111.

Me shume informacion mbi librin, mund te gjeni tek: www.skiralimitededition.com/inter/

Kujtojme qe kjo oferte vlen vetem per anetaret zyrtar te Inter Club Albania qe jane te pajisur me teresen Inter Club nga F.C. Internazionale Milano per sezonin aktual 2017-2018.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110 Inter110 vjet Inter110InterInter 110LiberLibri

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago