Categories: MerkatoNe plan te pare

Mancini: “Cassano? Nuk kemi folur. Te perqendruar per gjera te tjera. Ndjek Rhodolfo…”

Java 21 e Serise A, me Interin qe do vizitoje Sassuolon, neser ne 12:30. Tradita kunder Sassuolos eshte pozitive, pavaresisht se eshte nje skuader e forte me nje sulm te formuar nga Zaza dhe Berardi. Megjithate zikalterit duan te rinisen, dhe Mancini u eshte pergjigjur gazetareve ne konferencen per shtyp:

Jeni optimist per rekuperimet neser?
“Kemi probleme ne mbrojtje. Shpresoj te rekuperoj Ranocchian edhe pse me mbrojtesit e krahut jemi keq. Do te bejme dicka.”

Neser fillon nje cikel i rendesishem. Eshte momenti per te bere nje ndryshim rezultatesh?
“E kemi nisur nje cikel kunder Torinos, edhe pse ndeshja nuk ka shkuar mire. Ne futboll duhet edhe fat, shpresojme te bejme mire Neser do kemi perballe nje skuader te forte, sic eshte Sassuolo.”

Cfare pret nga merkato? Cassano mund te jete i nevojshem?
“Nuk kemi folur akoma per situaten e tij, edhe sepse jemi te perqendruar per rolet e tjera.”

Podolski mund te luaje si sulmues i pare?
“Sigurisht, ka eksperience dhe e ka bere dhe ne te shkuaren ate rol.”

Icardi te kujton Balotellin dhe Adrianon?
“Ka disa lojtare qe konsiderohen te forte qe ne moshe te re, duke vazhduar pastaj te njejten linje. Por jam i bindur qe Icardi do te behet nje bomber i madh. Do te varet nga ai, sigurisht, por ka kualitetin per ta bere. Tani nuk mund te mendojme qe te jete ne nivelin e lojtareve si Tevez, Ibrahimovic ose Aguero.”

Java pas Torinos, per cfare ka sherbyer?
“Lojtaret mund te bejne ndryshim dhe une ka verejtur rritje. Duhet vete te shenojme gol, duke vendosur edhe trurin ne pune. Ka lojtare qe mund te ndryshojne ndeshjen.”

Pse disa lojtare nuk arrijne ta bejne?
“Jam i bindur qe do ja dalin, kane kualitetin per ta bere.”

Ne merkato do te nevojitej me shume nje sulmues i pare apo nje i dyte? Rhodolfo ju pelqen?
“Kam ndjekur brazilianin per shume kohe, para se te nderhyjme ne sulm duhet te bejme dicka ne rolet e tjera.”

Pse Bonazzoli mund te largohet?
“Nuk eshte larguar akoma dhe eshte ende me ne. Disa here duhet te gjejme formula per te mbeshtetur Fair Play Financiar. Por e perserit: Bonazzoli eshte akoma ketu me ne.”

Pse Obi ka luajtur ne vend te Dodo?
“Sepse braziliani nuk eshte shume mire pas ndeshjes me Sampdorian.”

Brozovic-Kovacic mund te jene dyshja e mesfushes?
“Marcelo mund te mbuloje disa role, edhe ne mesfushen me tre. Duke qene i ri mund te luaje edhe ne pozicione te tjera.”

Sipas jush mund te sherbeje nje mbrojtes krahu qe di te krosoje shume mire?
“Ne mes kemi pak lojtare, prandaj do te kete nevoje te nderhyjme ne kete rol, keshtu si ne mesfushe. Ekipi duhet te jete me i kompletuar. Jemi te zbuluar ne keto zona, jo ne sulm.”

Sa perforcime pret qe ketu deri ne fund te merkatos?
“Nuk e di, te shohim. Sot dhe neser do te mendojme per Sassuolon, mungojne akoma dy dite dhe do te shohim cfare do te ndodhe.”

Cfare keni frike tek Sassuolo?
“Jane shume te rrezikashem, te rinj dhe kur luajne me skuadrat e medha, bejne gjera te medha. E gjithe skuadra po ecen mire dhe nuk kane presion. Komplimenta per Di Francescon.”

Ledesma i Lazios mund te jete nje zgjidhe e menjehershme?
“Nuk besoj.”

Nese te marte do ju thonin “Ju japim Cassanon” do te thoshit jo?
“Problemi nuk eshte te kemi Cassanon ose Balotellin… do te bejme nje mix te mire (qesh). Gjeja e rendesishme eshte te gjejme ate profil ne gjendje qe ti jape nje dore skuadres, edhe lojtaret e rinj shkojne mire. Duhet edhe te rrezikosh me ndonje shpenzim duke shpresuar qe lojtari do jete i cmuar pas disa muajsh. Duhet te nderhyjme ne zonat ku kemi me shume nevoje.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

7 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

7 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

8 hours ago