Categories: Fokus

Mancini: “Chievo llogaritet per EL, i lumtur per Podolskin. Zukanovic? E ndjekim”

Java e 34-te e Serie A qe sheh Interin perballe Chievos ne San Siro ne nje ndeshje te vlefshme per zikalterit sa i perket EL kunder verdhekalterve qe tashme kane siguruar mbijetesen.

Neser do te jete ndeshje e pjekurise?
“Do te jete nje ndeshje shume delikate sepse ata jane ne forme dhe jane shume mire. Jane te qete dhe per ne do te jete e veshtire, duhet te bejme nje ndeshje te madhe per te fituar. Duhet te luajm te njejten ndeshjen qe e kemi luajtur ne Udine deri ne minuten e 60-te.”

Brozovic mund ta nis nga minuta e pare?
“Vendosim neser ne mengjes, Shaqiri eshte shume me mire. Nuk kemi probleme zgjedhjesh.”

Sa mundesi keni per te arritur ne Europe?
“Neser do te jete vendimtare, sepse pastaj vijne ndeshje tjera shume te veshtira.”

Ka ndryshuar dicka ne nivel te qendrimit?
“Nuk e di, por mendoj qe djemte kane punuar gjithmone mire. Nuk e di nese nga ndeshja me Parmen kane dhene dicka me shume. Me shume mundesi do te jete ceshtje pergjegjesie. Kane punuar gjithmone mire.”

Neser mund t’i takoj Podolskit?
“E perserise ate qe kam thene: jam i lumtur qe ka shenuar gol pas tere atij fati te keq, eshte nje profesionist shembull dhe kur ka luajtur ka bere gjithmone te tijen. Per neser duhet te zgjedh akoma.”

Neser mund te jete akoma Vidic?
“Eshte rritur ne nivel te gjendjes fizike. Eshte stervitur gjithmone shume mire, Zanetti eshte emblema e kesaj. Ne kete muaj e gjysme ka bere shume mire. Neser mund te luaj.”

Keshtu qe me pare nuk stervitej ne maksimum si Zanetti?
“Per pak kohe nuk ka qene mire fizikisht, por tani eshte shume mire.”

Ndeshjet e ardhshme mund te rezervojne disa ‘kurthe’?
“Kemi kapacitet per te bere mire, pastaj presim Lazion. Fillimisht mendojme per Chievon.”

Hernanes dhe Palacio mund te mungojne ne rast te ndeshkimit me karton te verdhe: mund te ndikoj kjo ne zgjedhjet per neser?
“Jo, si ne derby. Nese ndeshkohen luajne tjeret. Nje sulmues duhet vetem te jete i kujdesshem.”

Cfare pritet nga skuadrat perpara?
“Besoj qe do te jete nje fund shume i bukur. Te gjitha skuadrat jane ne loje per Europen, edhe pse Napoli nuk ka kalendar te komplikuar. Mund te mendoj per vendin e trete, te tjerat jane ne gare.”

Sa mundesi ka Inter qe te arrij ne Europe?
“Do te varet shume nga neser dhe rezultatet e te tjerave.”

Zukanovic eshte nje lojtar i nivelit te Inter?
“Jemi duke e ndjekur, sic po bejme me shume te tjere. Te shohim, por mendoj qe eshte nje lojtar i mire. Nuk e di nese do te vij ose jo.”

Ka ndonje lojtar qe iu ka pelqyer me shume ne ndeshjet e fundit?
“Nuk besoj, disa lojtar jane me ekspert dhe ia dalin te vene ne dispozicion eksperiencen qe kane.”

Keni deklaruar qe me Europen do te jete nje sezon i veshtire: ju vjen keq per pjesen e pare te sezonit?
“Nuk e di, mund te flas vetem per momentin kur kam ardhur. Per mua sezoni mbetet negativ sepse pritshmerite ishin tjera.”

Sa do te ishte i rendesishem vendi i peste ne kampionat ne prag te turneut veror, duke konsideruar edhe aspektin ekonomik?
“Do te shkojme ne turne per te pregaditur skuadren per sezonin e ardhshem, kjo eshte gjeja me e rendesishme. Nese duhet te perfundojme ne vendin e peste do e mesojme vetem ne fund te kampionatit. Turneu, pervec aspektit fizik, do te sherbej edhe per te zgjeruar marken e Interit ne bote.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: konferencemancini

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

5 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

5 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

5 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

17 hours ago