Categories: Fokus

Mancini: “Faji i Carrizo? Mbrojtesit duhet te luajne perpara. Ne ndeshjen e kthimit, nuk pesojme gol. Zevendesimet dhe moduli…”

Roberto Mancini ka folur ne konference per shtyp pas Wolfsburg 3-1 Inter. Keto jane fjalet e trajnerit italian:

Pas nje fillimi pozitiv, cfare ka ndodhur pastaj?
“E kemi filluar mire, pastaj kemi vuajtur, duke i dhuruar tre gola kundershtarit.  Duhej te benim me shume kujdes, pastaj ka qene gabimi i Carrizo. Ndeshja kishte filluar mire, mekat per gabimet e bera. Ne u kemi dhuruar golat atyre.”

Ndryshimi i modulit nga ndikuar negativisht?
“Sapo kemi ndryshuar kemi gabuar tek 2-1, por edhe ne pjesen e pare jemi kthyer prapa pas avantazhit. Ne pjesen e dyte duhej te ndryshoja dicka sepse ata jane te forte ne krahe.”

Ku mund te kerkohet permbysja ne ndeshjen e kthimit?
“Ishte e qarte qe do ishte e veshtire, nuk duhej t’i lejonim shume hapesire. Nuk duhet te bejme kaq shume gabime dhe te humbim kaq shume topa, ata jane te forte ne kundersulme. Golat mund te shenohen, por nuk duhet te pesojme. Kjo do te jete fundamentale.”

Edhe ne Turqi, Galatasaray i juaj bente gabime ne mbrojtje, tamam ashtu si Inter. Sipas juve, reparti i mbrojtjes ka te meta ne kualitet dhe nivel?
“Gabimet vazhdojne te jene, por me shpresen per ti bere gjithmone e me pak. Jemi permiresuar dhe skuadra duhet te kerkoj te pesoj gjithmone e me pak. Duhet te bejme pikerisht kete. Djemte jane permiresuar shume, por vazhdojne te ndodhin keto gabime teknike qe nuk duhet te ndodhin.”

Ne fillim te pjeses se pare Inter ka krijuar rreziqe te medha per Wolfsburg: nuk ka keqardhje qe nuk dhate goditjen ne momentin me te favorshem?
“E kemi filluar mire ndeshjen dhe duhej te shenonim golin e dyte, por kjo nuk ka qene e mundshme pikerisht per ate qe thash me pare: jemi terhequr shume duke i lene dhume hapesire Wolfsburgut.”

Cfare mesazhi deshironi t’i jepni Carrizos, duke konsideruar ‘delikatesen’ e nje roli si ai i portierit?
“Gabimet teknike mund te ndodhin, edhe portierit si ne rolet tjera. Edhe mbrojtesit gabojne dhe ne pasimin e gabuar te portierit tone faji eshte edhe i mbrojtesve te mi: eshte e gabuar te terhiqesh gjithmone duke kerkuar te luash me portjer, duhet te kerkoni te luani gjithmone perpara. Portieri nuk eshte nje lojtar, mbrojtesit duhet te kene guximin.”

Ne retrospektive, do e perserisni zgjedhjen e Carrizos si portier titullar?
“Ka luajtur gjithmone, duke bere mire. Nuk eshte faji i tij per kete humbje, gabimet mund t’i ndodhin secilit. Goli nga gjuajtja e lire? Ne kishim topin dhe nuk e shfrytezuam, duke luajtur keq. Goli mund te pesohet, por jo duke ia dhuruar kundershtarit. Kete absolutisht, nuk mund ta pranoj.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: konferencemancini

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago