Categories: FokusNe plan te pare

Mancini flet per Sky: “Do te kete blerje, por mund te kete edhe shitje te…”

Trajneri i Interit – Roberto Mancini dha nje interviste te gjate dhe te rendesishme per SkySport, ku foli per gjithcka.

Cfare ndjeve per rikthimin tuaj tek Inter?

“Pas shume vitesh larg vendit, doja nje aventure te re poashtu jashte vendit, por atehere erdhi Interi te cilet per mua vlejne shume, dashuria e tifozeve dhe gjithe puna e bere se bashku ne te kaluaren kane te bejne shume, pa e permendur sfiden qe situata nuk eshte e lehte, sot eshte me ndryshe se heren e kaluar. Shpresojme te bejme mire, pastaj… Interi eshte INTER.”

Massimo Moratti?

“Ne kemi qene bashke per 4 vjet dhe kemi punuar shume mire. Kur shkova ta takoj ate, ishte nje kenaqesi e madhe te shihja punimin e struktures se 15-te Scudetto-ve ne shtepine e tij.”

Fansat?

“Shumica e fansave jane te lumtur per rikthimin tim, gje e cila me jep shume force dhe deshire per te bere mire, ajo qe ka rendesi eshte puna qe do jete shume e komplikuar. Do kete shume pengesa per ne dhe per ata.”

Mjedisi aktual?

“Nuk me pelqejne stadiumet bosh, poashtu edhe fusha eshte duke u perkeqsuar. Por gjithcka do te rregullohet se shpejti, sepse Italia eshte vendi i futbollit.

Sa kohe do duhet per te arritur objektivat e Interit?

“Nuk e di, Interi ka filluar me disa objektiva te caktuara, kualifikimi ne Champions do jete i veshtire, por nuk jemi edhe aq larg, e kemi deshiren per te provuar per te bere mire deri ne fund.”

Fair play Financiar?

“Eshte nje problem shume i madh, ne duhet qe te kerkojme per mundesi dhe talenta te rinje, Interi e ka bere kete per shume vite me rezultate te mrekullueshme dhe une besoj qe ne duhet te kemi kuraje te investojme ne te rinj, si per shembull marreveshja per Kovacic.”

Merkato?

“Mund te ndodhe qe te jemi te obliguar qe disa lojtare te rendesishem ti lejojme te shkojne diku tjeter per te gjetur profile te tjera me te rendesishme per tani, por shpresoj qe kjo te mos ndodhe, Interi ka nevoje per perforcime ne disa pozita ku ata calojne, me se shumti ne krahe tani.

Ndonje kontakt me Mazzarrin?

“Jo, absolutisht jo. Ndonjehere ndodh qe trajneri te kontaktoje me ish-trajnerin, por kjo nuk ka ndodhur ende mes nesh. Nese do te jete nevoja, pse jo.”

Kombetarja?

“Isha duke menduar per kete me heret, ka qene nje mundesi, por nuk ka qene qellimi im kryesore, une i vlersoj aventurat qe mund te vijne dhe nese nje dite do te ishte mundesia qe te ulem ne stolin e kalter, do te ishte nje nder per mua. Duke punuar ne klube te ndryshme te ben qe te kesh ide me shume dhe mendje te hapur, te gjithe italianet duhet ta bejne kete eksperience.

Mihajlovic?

“E kam pritur qe ta shoh ate ne kete nivel. Eshte nje njeri solid, i forte dhe nje person i mire me shume eksperience. Nuk kam pasur asnjehere dyshime per te.

Cili eshte me elegant nga ju te dy?

“Ne fillim ai vishej pahijshem! Haha.”

Karriera politike?

“Asnjehere nuk kam menduar per kete lloj karriere dhe une tani jam i bindur qe i kemi njerezit e duhur.”

Fitorja ne Europa League?

”Ndoshta! Do te ishte nje kenaqesi dhe nje triumf i madhe, por eshte shume e veshtire.”

Adonis Rexha

Share
Published by
Adonis Rexha
Tags: mancini

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

1 hour ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu ndalet te flase per UEFA: “Cfare nate fantastike ajo te marten. Ne vecanti falenderoj…”

Match winner i te martes ne mbremje ne Champions League, me nje gol shume te bukur, ka folur per kanalin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Nje lojtar nga tifoz dhe pjestar i Curva Nord, sot eshte titullar i Interit: “Histori e pabesueshme ajo e…”

Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, do te luaje Asllani ndaj Sassuolos apo jo? Inzaghi ka vendosur: “Mikhytarian do jete ne…”

Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, po perendon era Handanovic? “Me sa duket kapiteni zikalter ka marre nje…”

Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…

6 hours ago