Categories: Ne plan te pareSpeciale

Mancini në konferencë: “Mund t’i jepnim kuptim sezonit. Nga sot…”

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka komentuar kështu rezultatin 1-2 në favor të Wolfsburgut, gjithashtu, ai shpjegoi se cfarë situate do ta sjell tani eliminimi nga Europa League. Ja fjalët e tij për FcInterNews.

Një diferencë e formës fizike të të dyja skuadrave, a e keni vërejtur edhe ju?

“Ata e kishin epërsinë prej 3-1 dhe ishin më të relaksuar: shënuan gol dhe e bënë akoma më të vështirë për ne. Nuk e di nëse janë më të mirë, por definitivisht humbin më pak raste se ne”.

Cfarë nuk ju ka pëlqyer?

“E kemi përgatitur ndeshjen duke pritur të jemi më të vëmendshëm në krahë, por duhet ta zhbllokonim ndeshjen në mënyrë që të kishim mundësi ta kalonim këtë fazë. Por në momentin kur u futën brenda, ata e gjetën golin dhe më pas ishte me të vërtetë e vështirë. Por nuk mund të them që djemtë nuk u angazhuan”.

I mungon shpirti kësaj skuadre?

“Nuk duhet të pësojmë gola, reparti defansiv është thelbësor: me shumë mundësi faji është i imi. Kjo është baza e gjithckaje: në Evropë nuk guxon të humbasësh dy raste për gol dhe në anën tjetër të pësosh në dhjetë minutat e parë”.

Nuk keni frikë që gjetët një skuadër pa motivim dhe ambicie?

“Ishte një ndeshje e cila mund t’i jepte kuptim sezonit, por skuadra nuk duhet të jetë jo e motivuar: Interi është Inter dhe janë akoma edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar. Vendi i tretë është larg, por motivimin duhet ta gjejmë”.

Cilën nga dy ndeshjet do ta riluaje?

“Ndeshja e parë ishte e ekuilibruar, që u pajtua me situatën”.

Ndeshja kundër Sampdorias mund të jetë vendimtare për të kuptuar ambiciet e kësaj skuadre dhe mund të jetë rasti për të kuptuar cfarë do të bëhet me skuadrën për vitin e ardhshëm?

“Po punojmë, por edhe nëse nuk kemi obiektive skuadra duhet të marrë sa më shumë pikë të mundshme, nuk ka dyshim. Jemi të zhgënjyer pasi besonim shumë. Brenda 48 orëve duhet të rekuperohemi dhe presim ta luajmë një ndeshje të bukur”.

Ndeshja që do t’i vë një vlerë këtij sezoni. A mund të llogaritësh tek Shaqiri dhe si është Kovacic?

“Shaqiri ishte i gatshëm nëse do ta kishim shënuar golin e 2-1, me rezultatin 1-1 kemi preferuar të mos rrezikojmë. Kovacic bërë një pjesë të parë të mirë, pastaj në pjesën e dytë, pati një problem në gju, por mendoj se mund të bëj më shumë”.

A i keni dëgjuar diskutimet?

“Me shoqërinë kemi folur që mund të jetë e vështirë që të arrijmë në vendin e tretë, por obiektivi ishte që të provojmë të shkojmë përpara edhe në Europa League. Jemi të gjithë të zhgënjyer për këta muaj, por nuk ndjej se jam në këtë pozicion të rrezikshëm”.

Më mirë to mos shkohet vitin tjetër në Evropë? Mbështetësve cfarë mesazhi dëshironi t’i dërgoni?

“Mbështetësit duhet të kenë besim sepse janë mbështetës. Dje ishin të shumtë dhe do ishte shumë e bukur nëse do t’i kishim gëzuar. Duhet të vazhdojnë të kenë besim dhe të jenë sa më afër skuadrës. Fakti Europa League është dicka që duhet të mendohet, por duhet ta shikojmë fair play-in financiar. Tani them se duhet të bëjmë sa më shumë pikë të mundshme”.   

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Europa Leagueintermancinirobertowolfsburg

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago