Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Mancini: “Pres një Inter garues. Wolfsburgu i fortë, por jemi të motivuar. Fitorja do të na sjellte vetëbesim. Për Juan…”.

Pas marrjes së një pike në minutat e fundit në San Paolo kundër Napolit, Interi do të rikthehet në fushë nesër në mbrëmje (ndeshja fillon nga ora 19:00) në Volkswagen-Arena për t’u përballur me Wolfsburgun në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Europa League. Zikaltërit kërkojnë fitoren e cila mungon që nga ndeshja e një të gjashtëmbëdhjetave kundër Celtic e që e mbajti akoma gjallë ëndrrën Champions, ndërsa Wolfsburg vjen nga një humbje kundër Augsburgut në kampionat me rezultatin 1-0 që e ka ndërprerë një seri pozitive që kishte filluar me 22 nëntor të vitit të kaluar.

Ja fjalët me të cilat trajneri i interit, Roberto Mancini, prezenton sfidën në prag të ndeshjes kundër gjermanëve të udhëhequr nga Dieter Hecking.

Në Wolfsburg flitet shumë për Bas Dost, cfarë mendoni ju?
“Wolfsburgu nuk është vetëm Dost, por është një skuadër e shkëlqyer, mjafton ta shohim klasifikimin e tyre në pozicionin e dytë në Bundesligë. Dost po e përjeton një moment shumë të mirë, po shënon shumë gola, por i gjithë Wolfsburgu është shumë i fortë”.

Nga cfarë frikësoheni më shumë nga ëolfsburgu, cilët janë lojtarët më të rrezikshëm dhe cfarë duhet të bëj Interi?
“Wolfsburgu është një skuadër e kompletuar, nuk ka shumë pika të dobëta. Nuk është rastësisht e dyta në Bundesligë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, Interi duhet të jetë gati i përsosur për të bërë një rezultat pozitiv dhe duhet të mendojmë se do të luhet në harkun e 180′ minutave”.

Duke e parë eksperiencën ndërkombëtare të Interit, nami është një komponent i rëndësishëm?
“Nami numërohet në fund të një pike të qartë. Numërohet momenti dhe lojtarët që shkojnë në fushë. Lojtarët tanë janë ekspertë, të mësuar të luajnë në këto nivele. Eshtë një ndeshje që duhet t’i japësh shumë vëmendje, duke kërkuar ta fitosh. Nëse do të jemi të zotë të luajmë me vëmendje atëherë do të jetë një ndeshje perfekte”.

Interi doli mirë nga ndeshja në Napoli. Mirëpo një lojtar u shfaq i thyer në copa moralisht, Juan Jesus. Do ta fusni nga fillimi edhe në ndeshjen e nesërme?
“Juan Jesus duhet të qëndroj i qetë, ka kualitet. Ndonjëherë ndodhin gabimet, mund të ndodhë, por e bukura e futbollit është që pas tri ditësh kthehesh të luash dhe mund të shpëtosh nga ndeshja e mëparshme…Do të luaj (qesh)“.

Ku mund të arrijë skuadra, cili është obiektivi të cilin po mundoheni ta arrini?
“Ne po e kërkojmë rrugën për momentin, po përmirësohemi. Do të duhen disa muaj, por vitin tjetër sigurisht se do të luftojmë për titullin. Sot jemi këtu, do të mundohemi të japim më të mirën që ta kalojmë këtë fazë por e dimë se përpara kemi një ndeshje shumë të fortë”.

Trajneri dhe lojtarët e Wolfsburgut janë shprehur të lumtur që do përballen me ju dhe se gjithashtu ju keni hapësira për t’u mbushur. A mendoni se mund t’i stimuloni lojtarët me këtë?
“Lojtarët nuk kanë nevojë për t’i stimuluar, është një e teta e finales dhe do japin maksimumin për ta kaluar këtë fazë. Nëse lojtarët e Wolfsburgut janë të lumtur që do të takohen me ne atëherë kjo ndodhë sepse Inter është një klub me nam dhe me një histori të madhe mbi supe. Kjo sjell shumë gjëra”.

Një tjetër stadium i madh dhe një atmosferë e madhe. Eshtë rritur niveli teknik i skuadrës. Sa është e rëndësishme kjo ndeshje për procesin e rritjes së skuadrës?
“Në nivelin e atmosferës nuk mendoj se mund ta mposht atë të Glasgow. Sigurisht, nesër mbrëma stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të jetë një atmosferë e madhe. Ne jemi Inter, jemi një skuadër e madhe, është e vërtetë që tani kemi disa ulje e ngritje, por kalimi i kësaj faze do t’i jepte një vetëbesim të madh skuadrës”.

Cili lojtar i Wolfsburgut do të ishte i përshtatshëm për Interin e së ardhmes?
“Wolfsburgu ka tash e disa vite që po rritet. Kanë transferuar lojtarë të zotë, të rinjë dhe të rëndësishëm. Janë të gjithë lojtarë të zotë, jo vetëm titullarët por e gjithë skuadra është e përbërë nga lojtarë të mëdhenj që mund të luanin shumë mirë në cdo skuadër të Italisë”.

A do të mjaftonte Interi i Napolit nesër mbrëma?
“Nuk mendoj se mjafton Interi i Napolit për të bërë mirë nesër mbrëma. Do të duhet Interi i Napolit, i Cagliarit, dhe shume Inter të tjerë. Duhet të jemi të zotë dhe të mos japim shumë. Duhet të jemi të zotë dhe të arsyetojmë shumë, duhet të jemi të vëmendshëm në repartin defansiv, të sulmojmë me lojtarë të ndryshëm dhe të fitojmë sapo të na jepet rasti, por duhet të mendojmë që është një ndeshje që luhet në 180′ minuta”.

Sa të stimulon dhe sa të brengos kjo ndeshje? A e prisni një skuadër garuese?
“E pres (qesh). Besoj që shorti na ka vënë përballë një nga skuadrat më të vështira, do të jetë detyra e jonë që të tregojmë që jemi një skuadër e një niveli të lartë. Wolfsburg mund të na fus në shumë gracka, djemtë e dinë që duhet të bëjnë një ndeshje të madhe në mënyrë që ta kalojmë këtë fazë, por në harkun e 180′ minutave mund të ndodhë gjithcka”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Europa Leagueintermancinivswolfsburg

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago