Categories: MerkatoNe plan te pare

Inter, goditja e madhe do te jete ne mesfushe: ja te gjithe emrat ne listen e Marottes

Ne pritje te emerimit zyrtar si administrator i deleguar i anes sportive tek Interi, Beppe Marotta ka filluar te hedhe bazat per merkaton e qershorit qe tani. 

Objektivi numer nje i drejtuesve zikalter eshte ai i perforcimit te mesufshes me elemente kualiteti dhe me peshe nderkombetare.

Emrat ne liste jane te shumte: qe tek i zakonshmi Modric e deri tek Barella duke kaluar edhe tek emra qe sipas mediave kushtojne edhe me shume se 100 milione euro.

Ja shkrimi i plote:

“E ardhmja e AD te ri zikalter nuk do te peshoje aspak tek pista e pare e Ausilios qe eshte Luka Modric dhe qe ne veren e kaluar ka bere qe tifozet zikalter te enderronin per jave me radhe.”

“Modric i dha Interit nje premtim por me pas nuk u be asgje duke pare vullnetin e hekurt te Florentino Perez.”

“Por gjerat ne kete sezon nuk po shkojne shume mire ne Spanje dhe jane te bindur se kroati do te kerkoje perfundimisht shitjen pa lojra fjalesh.”

“Interi, edhe pse Modric do te jete 34 vjec, nuk do te terhiqet pas per te. Por kujdes edhe per pisten Rakitic. Me i ri me tre vjet se shoku i kombetares per qe Marotta e kishte rregulluar terrenin per nje sulm ndaj tij me Barcelonen perpara se te vinte tek Interi.”

“Rakitic eshte nje pike fikse e Barcelones, por katalanasit po kerkojne qe te ribejne skuadren dhe te investojne tek lojtare me te rinj dhe nuk e konsiderojne te pashitshem por as thelbesor per skuadren. Pastaj Barca po kerkon edhe Adrien Rabiot.”

“Mesfushori i PSG eshte ne skadence kontrate dhe kerkohet nga klubet me te medha europiane. Ketu hyn ne loje edhe Marotta sepse ka folur per vite me radhe me familjen e Rabiot dhe ka mardhenie shume te mira me mamane-agjente te lojtarit.”

“Por tek PSG eshte edhe nje njohje e vjeter: Marco Verrati. Fantazisti i francezeve ka qene nje objektiv i Juves per shume vite me radhe, por ne Paris eshte mire edhe pse ka mall per Italine dhe Serie A. Te mos harrojme qe agjent i tij eshte Mino Raiola dhe shume shpejt mund te kerkoje nje levizje per klientin e tij.”

“Marotta me Raiolen ka mardhenie teper te mira e te mos harrojme se bashke kane bere shume marreveshje dhe me e famshmja eshte ajo per Pogba.”

“Nderkohe nga kategoria “muskuj dhe gola”, i pari ne liste per Interin eshte Barella nga Cagliari dhe Milinkovic-Savic nga Lazio.”

“Ky i fundit eshte nje objektiv aktual i hershem i Juves dhe Milanit. Dy skuadrat bene ofertat e tyre veren e shkuar, por Lotito e mbajti lojtarin duke e konsideruar si me te shtrenjte se 100 milione euro.”

“Por kete sezon rendimenti i tij ka rene dhe Marotta mund te provoje te perdore mardheniet shume te mira me Lotiton dhe me shifra me te ulta.”

“Me pak fjale lista e Marottes eshte e gjate dhe me nje skuader si Interi, ai ka ne dore edhe karten Suning per te bindur lojtaret.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 hour ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 hour ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

6 hours ago