Categories: Ne plan te pare

Materazzi: “Guarin i ka atributet, bravo tifozet. Thohir eshte inteligjent”

Ish mbrojtesi zikalter nderhyn  per mikrofonat e GazzettaTV per te folur per momentin qe po kalon skuadra dhe jo vetem. Ja fjalet e tij:

Kur do te shohim Materazzin duke trajnuar nje skuader ne Serine A?

“Kete gje e shoh te veshtire, sepse ishte qellimi im te merja licensen. Por ose fillohet menjehere si Filippo Inzaghi, te cilit i bej komplimentat e mia per fitoren ne Viareggio, ose ke nevoje per pak kohe per te perthithur mentalitetin italian te futbollit”.

Te flasim per Interin, mendon se kriza perfundoi pas dy fitoreve te fundit?

“Une e uroj kete gje. Kane qene dy fitore te rendesishme, sidomos ajo ne Firenze ku Interi beri nje ndeshje te mire, dhe ku u pa nje mesfushe e shkelqyer me Guarin, Kuzmanovic dhe Hernanes. Te dielen Interi tregoi se ishte ne lartesine e skuadrave te medha, tani me rikthimin e Samuel mbrojtja ka gjetur qetesine. Edhe pse nuk shoh faje te medha te mbrojtjes ne ato momente veshtiresie, me vjen keq qe e pagoi Ranocchia, i cili eshte nje lojtar i mire ne mbrojtje”.

Hernanes njeriu i ktheses?

“Po, e ka treguar kete gje ne dy ndeshjet e fundit. Por dua te them qe edhe Guarin po i jep te drejte tifozeve qe e mbajten me force”.

Cfare mendove kur tifozet shperthyen per kembimin me Vucinic?

“Tifozet ishin me shume te inatosur me momentin e Interit se me vete kembimin. Nuk ishte e lehte por ai u kthye te luante mire duke treguar se eshte nje profesionist dhe se ishte sulmuar, dhe kjo do te thote te kesh atribute. Tifozet mendojne se nese duhet rindertuar duhet bere duke filluar nga dikush”

Si i gjykon javet e para te prezences se Thohir?

“Po flet me te gjithe, po njihet me te gjithe, nuk ka marre vendime te nxituara dhe mendoj se eshte inteligjent. Te vish tani dhe te ndryshosh gjithcka, duke rifilluar nga mesi i vitit, nuk eshte dicka e mire per tu bere. Nga viti i ardhshem, do te shihen vlerat e verteta te presidentit”.

Si e vlereson ecurine e Walter Mazzarrit? Eshte njeriu i duhur edhe per vitin e ardhshem?

“Kudo ku ka qene, ka arritur rezultate te medha. Historia e tij flet vete”.

Nese Inter nuk do te arrinte vendin e trete?

“Interi gjithmone duhet te synoje champions-in sipas meje, megjithese kete vit e shoh te veshtire duke pare dhe vlerat e skuadrave qe jane perpara. Por kurre mos thuaj kurre, duke mos pasur angazhimin ne kupa dicka mund te ndodhe”.

Sa gure nga kembet kerkon te heqesh akoma? Lucio, Benitez..

“Une nuk shenjestroj njerezit. Ne rastin e Paolo Cannavaro, riperjetova ate qe kalova ne epoken e Benitez tek Inter: ndoshta nuk meritoja te luaja, por as te trajtohesh si ai apo John Terry. Mbrojta Paolon sepse eshte miku im, por ne tweet-in im kishte polemike vetem per kete. Une dhe Benitez nuk kemi pasur raporte te mira”.

Kur luaje me Lucion kishe keto antipati?

“Pashe tek ai nje reagim, sikur ato gjera qe tha i kishte prej kohesh ne maje te gjuhes. Ishte nje anektode qe e kam treguar shume here, por do ta falenderoj gjithmone qe me ka ndihmuar te fitoja”.

Per sa i perket boterorit sheh ndonje lojtar italian ne gjendje te mire si ti ne 2006-en?

“Une nuk mund te them se isha ne nje gjendje te mire, deri tek ndeshja e trete isha vetem nje i dobishem per grupin dhe prisja mundesite e mia. Kjo skuader eshte rritur si grup, kushdo qe luan ben nje figure te mire. Une shpresoj qe grupi te beje nje figure te mire perpalle fenomeneve. Besoj ne kolonen Buffon-De Rossi-Pirlo”.

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: materazzi

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

22 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

22 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

22 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

22 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

22 hours ago