Categories: Ne plan te pare

Materazzi tregon 23 ndodhi nga Tripleta: “Qe te proshuta e Dejan deri tek e qara me Mou. Por fytyra e Ibres…”

“Njezetetripleta”. Eshte ky titulli i La Gazzetta dello Sport per intervisten e Marco Materazzit, legjende e Interit ku ai i eshte pergjigjur 23 pyetjeve nga Tripleta.

Pergjigjet kane qene te shkurtra dhe nder to mund te lexohen mjaft anektoda nga 10 vite me pare por edhe me larg se kaq.

MOURINHO I PARE – “Stervitja numer nje, menjehere mini-ndeshje, gjithmone mini-ndeshje. ‘Ju dua me 100 ne ore’. Shkova ne shtepi i lumtur dhe thashe me vete: ‘Jam ne fundin e karrieres por te pakten do kenaqem…”

AI SMS PER ETO’O – “Jemi ne grumbullim ne USA, me rikthehet ne mendje Trofeu Bahia i Kartagjenes ne gushtin e 99. Perugia-Real Madrid 1-1. Shenova 1-0 dhe me pas hyri ne fushe ai djalosh 18 vjecar. I papermbajtshem. Ai i dha assist Morientes per 1-1. Por sme plasi shume ne ate moment, thashe me vete do i shkruaj. Dhe i shkruajta: “Hajde, eja tek Interi se do te fitojme gjithcka.”

TAKIMI I PARE – “Ne Pinetina: une e shoh ne sy dhe shikoj te njejten fytyre prej te miri qe kisha pare vite me pare dhe qe kisha menduar se nuk do e merte kurre per keq mesazhin tim. Me erdhi perballe duke me qeshur: nje perqafim sikur njiheshim prej nje jete.”

PEKIN, JA TEK JEMI – “Ndeshje e pabesueshme, rezultat i cuditshem: por Eto’o ishte nje kategori tjeter. Ne realitet e kuptuam ate dite se sa te forte ishim.”

SNEIJDER TITULLAR NE DERBI – “E kishim pare duke u stervitur vetem nga larg, por me ne, skuadren, asnjehere. Mbledhje teknike me tranjerin, degjojme 11 lojtaret qe do te luanin titullar dhe ishte edhe ai: askush nuk leshoi asnje zhurme, asnje shikim surprizues. E dinim qe Mou ishte nje djall: nese e bente, e dinte pse. Ne fakt te gjithe e morem vesh pse.”

VRAPIMI ME CHIVU DREJT SPITALIT – “Kemi bere dushin ne 5 minuta dhe te gjithe ne spital. Nga dita me pas ma tha: “mos u tallni me mua, se do rikthehem ne fushe’. I thame: ‘mos bej ti shaka me ne, te presim’. Nga ajo shkeputje nga pankina drejt Curva Nord pas golit te Diego Militos ndaj Sienes te ngjante me Usain Bolt. Gjashte dite me vone ishte titullar ne Bernabeu.”

PRANGAT E MOU – “Nuk po duronte dot me. Por donte te na tregonte: ‘Po shkohet ne lufte: nese jeni ju, do te vi me ju.”

CFARE DUSHI I FTOHTE – “Diten pas Catanias: Mourinho nuk fali askend, as Toldon qe nuk luante kurre. E as Eto’o qe ne 1-0 e kundersulmit ishte ndalur ne vend qe te mos shenonte sepse Alvarez i Catanias ishte ne toke. “Ai nuk kishte asgje… Bravo, dolet kampion te fair play. Te kenaqur?’.”

2 MINUTAT NE BERNABEU – “Jose me shkroi nje sms sapo mbaroi ndeshje ndaj Barcelones: ‘sot kam futur Cordoben per Bojan, ne finale mund te futet Gomez ose Klose: do te jete radha jote.’ Te jesh ne fushe edhe per disa sekonda ne ate moment nuk ka cmim.”

IBRA NE CAMP NOU – “Ne ndeshjen e luajtur ne grupe ne nentor, Ibra ishte ne pankine i demtuar. Shkembeu disa shikime me Vieira dhe i beri nje surrat tipi: ‘Pupu sa mire qe luajme, ju mbysim’. Pese muaj me vone e pame ne, pa i thene asgje: indiference totale, gjeja me e keqe qe mund te merte ne kembim. Mjaftonin fytyrat toan te lumtura.”

PANKINA E PRISHUR – “Te pritja e Julio Cesar ndaj Messit bera nje kapercim nga frika dhe prisha pankinen duke rene ne toke. Ne fund te ndeshjes u futa ne vasken me hidromasazh te akullt per te ndaluar dhimbjet.”

KURRE ME 5 MAJI – “Roma-Inter, 0-1, 5 Maj 2010: date shume e keqe per mua, por nuk kisha frike nga nje tjeter Olimpico per tu harruar. Jose me karikonte prej tre ditesh: ‘A je gati?’. Nuk nisi shume mire: Sneijder jashte perdorimi per nje nderhyrje te Burdissos kurse une shume afer largimit nga fusha per shkak te brrylave te Mexes.

MILITO I PABESUESHEM – Siena-Inter 0-1. “I them: Diego, duhet te shkosh poshte Curva Nord’. Ai me shikon sikur kishte turp. I them perseri: ‘Ok, po te coj une. E mora ne krah.”

NUN E SUCCESO – “Ka qene bluza e vene diten e fitimit te kampionatit: “E bera ne mengjes me Paolo dhe Claudion, magazinieret. Kishte shume njerez qe thonin ‘nuk ndodh por nese ndodh’ dhe une shkruajta qarte ‘nuk ndodhi’.

A E DONI? – “A e doni edhe kete?, bluza ishte e veshur ne naten e Madridit. Lindi ne Riccione, pas Sienes. Ishte veper e Aldo Drudi, qe i ben kaskat Vale Rossit. Ideja me lindi kur donin mbrapsht kampionati ne 2006. Thjesht duhej okazioni me i mire per ta veshur ate bluze.”

NJEQIND BILETA – “Perpara ndeshjes kthyese me Barcelonen, Mourinho ishte shume serioz: “Nese shkojme ne finale, 100 bileta duhet te jene per cdo lojtar. Me pagese, natyrisht. Njeqind: kush merrej me menaxhimin e biletave ishte i bardhe ne fytyre. Ne fund u shperndane 70 per cdo lojtar: une ne fund bleva vetem 10, do me duheshin 500 ama.”

PROSHUTA E DEKIT – “Te premten me date 21 (perpara finales) nje mik i dergon Deki Stankovic nje patanegra superluks (proshute). Shikojme njeri tjetrin dhe themi: “Jo, jo dreqin: neser kemi ndeshjen’. Por nje ore me pas i kishim ngrene te gjitha: antistresi me i mire i vigjiljes.

INTERVALI NE MADRID – “Paradoksi i Mourinhos: ‘Djema, kujdes: nese luajme kaq mire bejme qe Bayern Munich te shpresoje dhe do na kape ne kundersulm. Pak me keq te luajme, hajde…”

LOTET ME MOURINHON – “Prej 20 ditesh i kerkoja te mos largohej dhe ja perserisja kete gje: ‘E kupton ne doren e kujt do te na lesh?’. Flitej qe ne ate kohe per Benitez, por do e kisha thene per kedo tranjer qe do te vinte ne ate moment.”

SEZONI I PARE PA SHENUAR NJE GOL – “Sezoni i pare pa shenuar? E kuptova dhe ju pergjigja te gjitheve: ‘Nese do e dija me pare qe do sherbente per te fituar gjithcka, do kisha shenuar shume me pak ne te kaluaren…”

TROFE PER CURVA NORD – “Ne Rome, ne Siena, ne Madrid gjithmone poshte tifozeve me Kupat: isha nje tifoz i Interit si ata, vetem se kisha fatin te isha nje tifoz brenda fushes.”

KERCIMI ME SAMUEL – “Kercimi me qeset e plastikes lindi nje vit pas Tripletes, ne Palermo: gjate grumbullimit i tregova ‘tranjerin e topit’ Samuel dhe nuk fjeti gjithe naten per shkak te se qeshurave. ‘Tani do e bej edhe une’ ,e tha. Por se cfare kishte ne te vertete ne ato qese e di vetem une dhe ai…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Eksperti i merkatos Romano zbulon: “Ka nje ide te re per Interin dhe Juventusin me paramter 0 nga Bundesliga: ja emri”.

Nje emer totalisht i ri per merkaton e Interit por edhe te Juventusit nga nje prej eksperteve me ne ze…

5 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Dalic konfirmon friken per Brozovic: “Kam folur me lojtarin sot: me ka thene se ka nje…”

Duket se nuk ka shume lajme shpresedhenese per Marcelo Brozovic nga Katari i larget ku eshte i grumbulluar me Kroacine.…

11 mins ago
  • Uncategorized

Argjentina, Scaloni zbulon: “Perse nuk luajti Lautaro Martinez? Vetem per nje arsye madhore. Sepse ishte…”

Ne fund te ndeshjes se djeshme ndaj Kroacise qe Argjentina fitoi 3-0 duke kaluar ne finalen e Boterorit te Katarit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, PAS CASADEI GATI TE SHITET NJE TJETER LOJTAR I RI? “Ja detajet: mendohet se mund te shitet per…”

Per te kompletuar 60 milione eurot aktive ne merkato, Inter mund te vazhdoje rrugen e saj duke shitur lojtaret e…

7 hours ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi i paralajmeron te gjithe: “Kujdes, tek Inter nje lojtar i ri eshte gati per te shperthyer: mund te behet nje…”

Duke komentuar ne kanalin e tij YouTube si gjithmone, gazetari i njohur i Sport Mediaset, Marco Barzaghi, eshte ndalur tek…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Juventus po tenton te futet ne mes per dy lojtare qe Marotta kerkon ne merkato? “Behet fjale per…”

Me sa duket, Inter do te kete konkurence direkt nga Juventusi per sa i perket dy objektivave ne merkato. Behet…

7 hours ago