Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Inter, mund te mbyll karrieren ketu. Milito, sa keq. Thohir, Zanetti dhe Balotelli…

Ne edicionin e sotem te Tuttosport gjejme nje interviste te gjate te teknikut interist Walter Mazzarri, qe analizon muajt a pare te punes me zikalterit dhe progresin e bere nga skuadra. Ketu keni fjalet e plota te tij, te sjella te plota ne shqip nga inter.al.

Mazzarri, ne Pinzolo e keni definuar Interin si nje kantier te hapur, sot ne cfare pike jemi?
“Besoj se kemi bere shume, ndoshta me shume se cdo pritshmeri. Nuk jemi tek perfeksioni, por ne nje stad te avancuar.”

Cfare eshte Interi?
“Nje klub i madh, qe duke e jetuar nga brenda, te jep ndjesine e nje familjeje te madhe. Dhe kjo eshte shume e bukur.”

Nese do te te duhej, si do ja pershkruaje Thohir-it?
“Deri sa nuk eshte zyrtare, preferoj te mos bej komente. Por, per ate qe me takon, besoj se kjo eshte nje skuader e vertete, nje grup lojtaresh qe po mundohen te me japin gjithcka, te bindur per ate qe po ju propozoj une. Megjithate, une e kam bere skuadren te pakalueshme nga disa argumenta, qe jane delikate, sepse ketu ne Pinetina, kushdo duhet te mundohet te beje detyren e tij.”

Arritja ne Europa League, do te ishte nje rezultat i kenaqshem?
“Duke pare cfare ka ndodhur vitin e shkuar, me shoqerine kemi folur gjithmone per “t’u kthyer perseri kompetitive”. Kete e kemi arritur ne periudhen me te shkurter te mundshme, sepse dihet qe ne futbollin italian nuk ka durim. Eshte nje vit rinisjeje, pothuajse nje vit zero. Une dua te shoh shpirtin e skuadres, nje skuader qe luan, qe ka nje rrjedhe logjike, qe djemte te luftojne, dhe kjo, avash avash, po shihet. Nderkohe po mendojme edhe te rinovojme skuadren, dhe prandaj rezultatet mund te shihen ne 2-3 vjet. Per kete them qe duhet durim.”

E ke pak zili dike si Klopp?
“Fjala “zili” nuk ben pjese ne qenien time, nuk ka patur kurre zili asnje. Kam reaguar per provokime te pavend dhe te padrejte, kete dua ta them. Eshte normale, duke qene nje trajner qe punon dhe tregon punen ne fushe, qe do te me duhej koha e duhur per te krijuar dicka te rendesishme. Ajo qe ben nje trajner, duhet te vleresohet ne baze te forcave qe ka ne dispozicion. Fatkeqesisht, ndonjehere shihet siperfaqesisht dhe gjykohen rezultatet thjesht ne aspektin e sukseseve.”

Nese do te quheshe Mazzarinho, pra nese do te ishe i huaj, do te kishe nje karriere me te thjeshte?
“Ne italianet jemi provinciale. Thuhet shpesh: askush nuk eshte profet ne vendin e tij. Dhe eshte e vertete. Ndoshta vjen dikush nga jashte dhe ka ate bukurine ekzotike qe nje italian qe ka nisur nga kategorite e ulta nuk e ka. Dhe kur ky i fundit arrin sukses, duke dhene fakte, Mazzarrinho, por edhe Kloppinho… Ka nje veti provinciale per te shikuar vetem jashte, duket sikur na jep problem te sjellim ata qe jane lindur ne Itali.”

Do e stervisje nje si Balotelli?
“Sigurisht qe po. Nje trajner ka per detyre te menaxhoje sa me mire cdo lojtar, e kam bere gjithmone, dhe do e beja edhe me ate.”

Ndjehesh pak trajner-menaxher?
“Kush punon me mua e di qe eshte e thjeshte te nderhysh per te permiresuar skuadren sepse ka nje projekt taktik te percaktuar, nje organizim preciz dhe kjo e ndihmon shume shoqerine.”

Pas Interit ku e shikon veten: jashte Italise apo ne nje Kombetare?
“Te shohim si do te shkoje me Interin, mund te qendroj gjithe jeten ketu dhe ta mbyll karrieren ketu. Per menyren si arsyetoj une, kur dhe ne qofte se do te mbaroje kontrata me Interin, do te preferoja te drejtoja nje klub sesa nje Kombetare, dhe do me pelqente te beja nje eksperience jashte Italise.”

Kur te kthehet, ku do e vendosesh Zanettin?
“Eshte aq elastik qe mund te beje gjithcka. Nese nuk ndryshojme modul, edhe pse mund te ndodhe, ai mund te beje lojtarin e krahut ne te djathte dhe te majte, lojtarin e brendshem ne mesfushe te djathte ose te majte, dhe nese do te isha ne emergjence, mund te luaje edhe ne mbrojtje si anesor (roli i Juan Jesus).”

Nderkohe eshte demtuar perseri Milito…
“Eshte shume keq, sepse keto dite po mendoja te shpejtoja futjen e tij, sepse Diego na jep mundesine te rritim kualitetin. Milito eshte nga ata lojtare qe kur eshte mire, mund te spostoje ekuilibrin e nje ndeshjeje. Eshte nje top-player te pakte ne bote.”

Thuhet qe Juventusi e ka barkun plot…
“Flasim per nje shoqeri te madhe qe ka bere investime te rendesishme dhe nje pune me lojtaret dhe teknikut te nje niveli te caktuar. Me keto mund te zgjate shume, por nuk do te thote se duhet te fitoje cdo vit, por klubi ka krijuar baza per te qene gjithmone ne krye. Megjithate, edhe ky Juventus ka patur nje vit 0 dhe i jane dashur disa sezone per t’u rinisur.”

E prisje kete Tevez ne Itali?
“Nese nuk eshte nje kampion Tevez… Ai eshte nje nga lojtaret me te mire ne Europe, i mesuar me presionet, dhe ka luajtur ne klube te medha. Pastaj futbolli nuk eshte nje shkence ekzakte, por nese nje si Tevez vjen ne nje skuader te organizuar mire, e ka te thjeshte per t’u integruar.

Lojtari ideal?
“Hamsik eshte nga me te miret ne aspektin profesional, teknik, taktik, ne sjellje, ne menyren qe ndihmon shoket, ne menyren per te qendruar ne fushe.”

Do e merrje Tottin ne Boteror?
“Nuk ja lejoj vetes ti jap keshilla trajnerit, por Tottin e kemi pare te diel: ben gjithmone diferencen dhe keto dy vite te fundit vrapon si kurre. Per talentin e tij e dine te gjithe, pra rrjedhojen logjike te kesaj qe po them, e shikoni vete…”

Ka ndonje teknik, mes te rinjve, qe ju intrigon me teper?
“Lopez. Sepse i ka dhene nje identitet Cagliarit edhe me pelqen si e vendos skuadren.”

Mazzarri, ju merreni si nje teknik me shume grinte, ndersa kush eshte stervitur nga ty thote se je shume i perpikte mbi taktiken. Si e shpjegon?
“Te vetmit qe me njohin me vertet jane lojtaret. Kur dikush, dhe mund te dukem mendjemadh, ben rezultate me te mira se pritshmerite per 11-12 vjet me rradhe, duhet te gjendet dicka qe nuk ekziston per ta sulmuar.”

Por Mazzarri kujdeset edhe per fazen mbrojtese.
“Ky i imi eshte nje futboll i shpejte, vertikal, ku arrihet ne porte me pak pasime. Dhe sulmuesit kane bere me mua sezonin e tyre me te mire. Lojtare qe mendoheshin se ishin ne fund te karrieres dhe kane rinisur perseri, duke gjetur vetebesim, bindje: njerezit flasin per Cavanin, por une kujtoj Bellucci-n, Amoruso, Bianchi, Cozza, Pazzini dhe Lucarelli.”

Nje tjeter legjende: Mazzarri nuk pelqen te rinjte.
“Ky eshte paradoks. Une nisem nga sektori i te rinjve, ne Reggina kam bere te debutojne shume te rinj qe nuk e dinin as cfare ishte Seria A, per te mos folur per Insigne. Une kenaqem kur i bej te rinjte te gatshem. Me pelqen te vij ne nje skuader, te kem nje ekip qe vlen dhe t’ja rrit vleren. Mendoni per Bianchin: shpertheu me mua ne Reggina dhe pastaj u shit tek City per nje shifer te madhe. Por per te fituar nje kampionat me te rinjte, do te duheshin 18 Maldini.”

Nje cilesi dhe nje defekt i joti?
“Jam nje profesionist qe kujdeset per te gjitha aspektet me shume vemendje dhe kujdes. Por shume cilesi, mund te kthehen ne difekte, sepse njerez te ndryshem marrin mesazhe te ndryshme.”

Provojme ne t’ju themi nje defekt: Mazzarri nuk di ta shese imazhin e tij.
“Ndoshta po. Por me shume se nuk di te shes imazhin, le te themi se eshte nje aspekt qe e le te fundit. Une arsyetoj ne menyre te ndryshme sepse nese do te isha president do te preferoja te kisha nje teknik qe mendon te stervite ne 360 grade, qe harxhon jeten mbrapa nje skuadre per ta shpene ne maje, ne krahasim me dike qe kujdeset per ‘marredheniet publike'”.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter shume i shemtuar ndja Barcelones, per 90 minuta kane vetem…”

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kemi me ne fund nje date per rikthimin e Romelu Lukaku? “Me sa duket eshte bere me dije se ai do luaje ndaj…”

Rekuperimi i Romelu Lukaku do te jete shume i rendesishem per Interin por Simone Inzaghi do te duhet ende te…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Bastoni: “Jane thene shume gjera te paverteta per ne. Te jeni te sigurt se asnjeri nuk…”

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit ka folur diten e sotme per mikrofonat e Sport Mediaset per fitoren ndaj Barcelones dhe…

12 hours ago
  • Uncategorized

FcIN – Inter, lihet takimi surprize me agjentin e Calhaniglu? “Ja cfare po ndodh: me sa duket ne mes eshte…”

Pardje me nje te djathte kirurgjike i ka dhuruar Interit nje fitore shume te rendesishme kunder skuadres se Barcelones. Sot…

12 hours ago
  • Uncategorized

Materazzi paralajmeron Skriniar: “Kam vetem nje keshille per te: nese largohet nga Inter ai nuk e di se cfare…”

Mesazhi vjen direkt dhe i forte nga nje ikone e Interit qe ka bere historine me fanellen zikalter: direkt nga…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin shume ashper: “Inzaghi? Me duket e pabesueshme se si nuk thuhet se pas ndeshjes me Barcen ai…”

Inter ka fituar me Barcelonen nje ndeshje shume delikate dhe normalisht merite per kete ka pasur edhe tranjeri Inzaghi. E…

13 hours ago