Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Montella ke gabuar llogaritjet. Scudetto? Presim. Palacio dhe Kovacic…

Barazimi me Cagliarin e ka bere te heqe xhaketen per te disaten here. Walter Mazzarri, ka folur ne mikrofonat e Sky ne fund te ndeshjes, pas nje ndeshjeje qe zikalterit largohen me 1 pike te marre, por me 2 te tjera qe nuk erdhen, edhe pse ishin plotesisht te merituara. Ja cfare ka thene trajneri:

NISJA – “Kemi nisur lojen shume mire, kam pare shume gjera te mira, meritonim te kalonim ne avantazh. Kemi bere shume loje por kemi marre pak.

NDRYSHIMET NE FORMACION – Nuk e prisja qe te luanim kaq mire, sot kam pare qe Agazzi ka pritur gjithcka dhe ne kemi qene pak te pasakte ne momentin e fundit, pak te ngadalte. Edhe fusha na ka ndaluar shume, por duhet te them se te gjithe kane bere nje ndeshje te madhe.

MONTELLA (Tekniku i Fiorentines kishte thene qe Mazzarri ben komplimenta vetem para ndeshjes, ne fund te saj nuk eshte aq i afte per ti bere) – Une i zoti per te bere komplimenta para ndeshjes? Ndoshta ai nuk e ka degjuar cfare i kam thene ne fund te ndeshjes, I kam thene qe Fiorentina eshte pretendent per Scudetto, pra eshte nje kompliment. Por une, ndryshe nga ai, nuk e kam permendur ne konferencen e shtypit, dhe ai flet duke mos qene i sigurt per ate qe thote. Ka thene se matematika nuk eshte nje opinion, por eshte vete i pari qe gabon. Ka thene se jemi ne vend te dyte per pagat, por ne fakt jemi ne vend te trete. Dhe pagat e Interit nuk jane 180 milion sic ka thene ai, por 90 milion. Dhe po mundohemi te rritemi ne klasifikim, pavaresisht uljes te pagave. Megjithate edhe pse ka gabuar, insiston. Une nuk kisha folur per Fiorentinen, as nuk i isha pergjigjur dhe ne fund te ndeshjes. Sot e kam shpjeguar me mire.

SCUDETTO – Po pse duhet ta them qe jemi pretendente? Ka nje logjike. Nese me thoni qe skuadra ka luajtur mire, me pelqen, por kerkojme te shohim vazhdimesi. Presim fazen e pare dhe te shohim, mendoj se eshte me mire te arsyetojme keshtu.

KOVACIC – Edhe ai edhe Guarin jane me mire ne krah te djathte. Sot kane shkembyer shume rolet. Ne te majte po luajne Kovacic dhe Taider, dhe sot kam kaluar aty edhe Guarin per te provuar ne te djathte Kovacic. Eshte e qarte se luajne te tre me kemben e djathte, dhe aty mund te bejne me mire.

PALACIO – Belfodil, deri sa ka patur fuqi, ka luajtur shume mire. Afer portes, kualiteti i Palacio eshte themelor. Nese nuk e vendos ne te djathte, ka pak me shume probleme.

DEFEKTI – Ne gjysme fushe kemi mbajtur shume topin? Po, por ishte e parashikuar, sepse e dinim qe Cagliari do te dilte nga zona. Kemi bere shume gjera per ti vendosur ne veshtiresi, por ndoshta disa here e kemi tepruar pak.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago