Categories: Fokus

Mazzarri: “Nuk i komentoj fjalet e presidentit. Palacio super, Jonathan…”

E 11-ta jave e gjen Waler Mazzarrin dhe skuadren e tij te impenjuar perballe Hellas Verona te Andrea Mandorlinit. Keto jane fjalet e teknikut zikalter, qe vijne nga Appiano Gentile:

Ne San Siro vjen Verona, cfare skuadre prisni?
“Jane duke bere mire prej vitesh dhe Mandorlini ka bere nje pune te madhe. Kane punuar mire edhe ne merkato dhe jane nje skuader qe edhe kunder nesh kane mbajtur te njejtin qendrim. Mbrojne dhe kundersulmojne mire, por personalisht me intereson qe te bejme pjesen e pare qe kemi bere ne France. Keshtu do te bejme nje ndeshje te madhe.”

Te rinjte qe ke ne dispozicion, mund te luaj ndonje nga fillimi?
“Kur nis nje projekt me ambicie te caktuara atehere ne konsiderate eshte edhe rritje e te rinjeve. Nese e keni vene re, me ne luajne 4-5 lojtare te rinj, pastaj te tjeret kerkojne te bejne mire gradualisht. Ata jane trashegimia e ketij klubi.”

Nje koment mbi lojtaret e lenduar dhe ata te rinj.
“Do te flas individualisht me lojtar te ndryshem kete pasdite dhe pastaj do te bej zgjedhjet me te mira per neser. Disa lojtar nuk mund te luajne nga fillimi, duhet vleresuar edhe situata e Mbaye.”

Kerkon sforcon e fundit para pushimit te ndeshjeve nderkombetare…
“Kur jemi ne maksimum dhe me te kthjellet mund te veme ne veshtiresi kedo, por nuk duhet te biem. Do ia perseris kete koncept skuadres edhe sot.”

Si eshte Palacio?
“Nuk dua te perserise per te, eshte nje lojtar i rendesishem per ne. Per fat te keq kavilja e tij nuk eshte sheruar plotesisht mirepo duhet te luaj sepse ka nevoj qe te jete ne fushe. Shpresoj se mund te zhbllokohet sa me pare, eshte shume i rendesishem per ne.”

Sipas juve, vuan skuadra nga perqendrimi?
“Ka shume rastesi ne golat qe pesojme. Ne France kemi bere gabime te shmangshme, por jane te rastesishme, e perseris. Duhet ta kuptojme dhe ta mbajme ne koke se kundershtari ne minutat e pare bene presion gjithmone dhe ne duhet te jemi pak me te ndrojtur. Kemi folur dhe duhet te korrigjohemi ne kete aspekt.”

Thohir ka perqendruar vemendjen tek ekipi. Do te jene lojtaret ne gjendje qe t’i japin nje mesazh tifozeve?
“Nuk dua te komentoj fjalet e presidentit dhe te udheheqesve te klubit, por te gjithe duhet te bejme maksimumin ne kohe te veshtira, te gjithe mund te japin ndihmen e tyre.”

Tre ndeshjet e ardhshme do ti japin nje dimension Interit ne nivel sezonal?
“Uroj qe pushimi i ndeshjeve nderkombetare te vij sa me shpejt, ashtu sic kam bere dhe me pare. Shpresoj se mund te sherbej qe te rekuperojme disa lojtar dhe t’i stervisim me vazhdimesi. Nese jemi ne forme te mire mund te fusim te gjithe ne veshtiresi, edhe pse nuk kemi pasur shume vazhdimesi.”

Pritej rritja e Dodo?
“E kemi kerkuar dhe kemi besuar ne te. Pa shenja te permiresimit, por deri tani ka luajtur shume dhe nuk ka pasur vend per pushim.”

Cfare mund te behet per te zgjidhur situaten e Vidic?
“Me te vertete jam kurioz te di se ku ka gabuar ai ne France. Ka qene pas lojtarit kundershtar qe ka qene lojtar i fundit dhe e ka markuar ate, nuk shoh ndonje faj te Vidic. I ka ndihmuar shuem te gjithe dhe ka bere nje ndeshje te mire.”

Ndjehet nje vlere e shtuar tek Inter ashtu si tek skuadrat tjera?
“Une nuk vleresoj veten time, duhet ta bejne te tjeret. Eshte e vertete, ka pasur disa ndeshje ku kemi gabuar, por provoj ta shoh goten si gjysme te mbushur gjithmone, me shume per lojtaret, sesa per mua. Kur kam qene ne Genoa si trajner i Sampdorias ka pasur objektiva te ndryshme, si te rrisim lojtaret e rinj etj. ketu eshte ndryshe. Kunder nesh skuadrat japin 120% dhe cdo barazim duket nje tragjedi e madhe, edhe per te rinjte eshte shume me e komplikuar.”

Jonathan nuk ka rinovuar akoma. Cfare prisni ju?
“Para se te gjithash do me pelqente ta shikoja ne fushe, sepse nuk ka qene kurre ne dispozicion. Kur eshte mire eshte nje element i rendesishem: por e perseris, nuk ka qene kurre ne dispozicion, e njejta vlen dhe per Nagatomon. Vitin e kaluar ka bere mire, uroj qe te kthehet sa me pare, dua qe ai te kthehet dhe te stervitet.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: konferenceMazzari

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

2 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

2 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

3 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

3 hours ago