Categories: Ne plan te pare

Mazzarri: “Tifozet te pakenaqur? E drejte, por shoqeria e vlereson ndryshe. Skuadra meriton besim. Festa per Zanettin…”

Ndeshja e fundit brenda ne shtepi e Interit te Walter Mazzarri, qe neser ne mbremje do te zbrese ne fushe kunder Lazios per javen e 37 te Serie A, ndeshje qe, pervec se eshte paraqitja e fundit brenda ne shtepi e Javier Zanetti, mund ti vleje zikalterve, ne rast suksesi, kualifikimin ne Europa League. Ne Pinetina, tekniku zikalter takohet me gazetaret ne konferencen e zakonshme per shtyp ne vigjilje te ndeshjes. Ja dhe fjalet e tij:

Neser do te jete nje mbremje e vecante edhe per Zanetti. Si keni arritur te mbani ate dhe skuadren te perqendruar?

“Kete gje e ka bere ai vete, si nje lider i madh qe eshte. Neser shpresoj qe te jete i gjithe stadiumi pozitiv, sepse kemi nje feste te madhe dhe shpresoj qe te jape stimul dhe te karikoje skuadren per te kaluar kete pengese dhe per te kthyer faqe pas ndeshjes se fundit”.

E veshtire te mbash jashte formacionit titullar Zanettin?

“Do ta shihni neser… Ai e di se perse bej zgjedhje te caktuara, me te kam nje raport human, kam bere gjithmone zgjedhje te logjikshme per te mundur kundershtarin. Edhe neser do te jete keshtu dhe ai e di”.

Ne muajt e fundit skuadra ka hasur veshtiresi brenda ne shtepi.

“Ndeshja ku eshte gabuar ishte ajo kunder Milanit, me pare kishim arritur dy fitore ne transferte dhe nje barazim kunder Napolit. Na djeg humbja ne derby dhe une mbaj pergjegjesi per ate humbje. Shpresoj qe neser te mund te bejme nje ndeshje ndryshe”.

Si eshte e mundur qe kishim nje ekip pa karakter ne derby?

“Jo pa karakter, por nuk jemi shprehur sic deshironim. Per te gjithe ne kishte shume rendesi ajo ndeshje, ishte nje ndeshje normale por gabuam. Shpresoj qe te na karikoje per dy ndeshjet e fundit, per te treguar qe ishte nje aksident”.

Te mos arrinit ne Europe do te ishte nje deshtim?

“Kete e them ne fund te vitit, eshte e kote te perseritem: objektivi i pare eshte te karikojme skuadren sa me mire per neser”.

Ju keni dicka  me te cilen mund te qortoni veten apo kritikat kane qene te tepruara?

“Nese mendoj se kam gabuar kete gje e mbaj per vete, dhe mesoj nga gabimet e bera. Cdo trajner flet me veten e tij kur nuk fiton ndeshjet, e akuzoj veten time nese nuk fitoj, dhe sigurisht qe e kam bere kete gje pas ndeshjes me Milanin. Por gjera te tilla nuk mund ti them”.

Ndiheni i penalizuar?

“Une ndihem i qete, kam dhene maksimumin per kauzen. Shpenzoj te gjithe kohen time per ti bere lojtaret te shprehen me se miri, me pas dicka gabohet. Por jam i qete”.

Nje keqardhje qe keni eshte qe nuk keni arritur ti jepni identitet skuadres me vazhdimesi?

“Bilancet mund te behen ne fund. Ne fund te vitit do te nxjerr ne pah shume gjera, por gjate rrugetimit nuk jap konsideratat pasi nuk kemi perfunduar sezonin”,.

Si i keni pritur protestat e tifozeve pas derbit?

“Tifozet kane gjithmone te drejte, mund te bejne cfare te duan sepse perjetojne emocionet e momentit. Te jem nje rrufeprites eshte pjese e punes time”.

A do te luaj Zanetti pas paraqitjes se disa te tjereve ne derby?

“Do te shihni neser, nuk them asgje tjeter”.

Vitin e ardhshem duhet punuar mbi gjendjen psikologjike te lojtareve apo edhe ne merkato per modulet e reja te formacionit?

“Tani eshte heret per te thene gjera te tilla, nese do varet nga une do te kujdesem edhe per organizimin, nuk do te lejoj qe lojtaret te bejne sipas kokes se tyre. Perqendrimi duhet gjithmone, duhet te spostoj qendrimin tim duke menduar qe skuadra duhet te njohe modulin qe kam ne mendje. Nje mediano i ri? Nuk hyj ne vleresimet e lojtareve, lojtarin perpara mbrojtjes e kemi tashme. Ne modulin 4-3-3 me mediano eshte e ngjashem me 3-5-2, dhe shume here kemi luajtur me dy gjysem anesore dhe me nje metodist. Lojtare te tille pra i kemi tashme”.

Keni folur me Thohir? Si ka reaguar?

“Keto jane ceshtje personale”.

Ausilio tregon se Inter do te riniset me Mazzarrin pavaresisht perfundimit te kampionatit. Cfare ndjesie u jep kjo gje?

“Une mendoj qe shoqeria e vlereson punen ne nje menyre tjeter. Di se si punon nje trajner, se si e organizon javen, dhe shkon pertej emocioneve te momentit. Une e konsideroj veten eksponentin e tifozeve, kur gjerat shkojne keq jam i pari qe ndihem keq. Por duhet te jem nje profesionist dhe te ndaj logjiken nga ndjenjat; kush vlereson trajnerin duhet te beje keshtu”.

Klima e diteve te fundit ka ndikuar ndoshta tek me te rinjte e organikes?

“Ne historine e futbollit modern sa skuadra zhvillojne nje sezon me 8 lojtare kontrata e te cileve eshte ne mbarim? Cdo gje qe mund te them me pas mund ta perdorin kunder meje, me mire te mos flas”.

Hernanes mund te bente dicka me shume? Si e shihni lojtarin ne stervitje?

“Lojtari nuk vleresohet vetem, eshte e nevojshme te vleresohen parametrat objektive; nuk ishte mire, kur e kemi marre e kemi blere dhe per faktin se ishte nje blerje mbi te gjitha dhe per sezonin e ardhshem. Por ka bere mire, sa qe eshte thirrur dhe ne Kombetare. Edhe pse e kam hedhur ne fushe ne nje rol ku ndihet mire, per mua ka qene nje blerje pozitive”.

Cilat jane ndjesite tuaja per kete ndeshje historike per shkak te lamtumires se Zanetti?

“Zanetti eshte nje pjese e historise se Interit, prekem nga mendimi qe nuk do ta shoh me ne fushe. 10 vite me pare Zanetti ishte emblema e Interit, eshte emocionante kur largohet nje figure e rendesishme e futbollit. Por jo vetem nga ana e interisteve, por edhe ne nivel boteror”.

Duke qene se klasifikimi eshte i ngushte, mendoni se neser eshte ndeshja me e rendesishme e sezonit?

“Nuk e kam pare kurre klasifikimin, jam perpjekur te jap vazhdimesi duke kerkuar qe ti fitojme te gjitha ndeshjet. Kete sezon kane ndodhur gjera qe nuk doja qe te ndodhnin, dhe per kete do te reflektoj. Kishim bere rezultate te rendesishme por kemi rene serish ne nje periudhe te veshtire. Ne se bashku me shoqerine jemi duke vleresuar persene e gjithe kesaj qe ka ndodhur, sigurisht qe kur shkon drejt fundit ka me pak mundesi per te rekuperuar dhe ndeshjet peshojne”.

Neser do te kete nje shans per Guarin?

“Kam akoma dyshime, por mendoj qe skuadra qe ka gabuar kunder Milanit eshte ajo qe ishte duke bere mire dhe meriton nje prove per tu rinisur pas nje ndeshje te shkuar keq. Pervec ketij incidenti kemi nje seri rezultatesh pozitive”.

Ky presion mund te transferohet ne energji pozitive?

“Shpresoj per kete”.

Duke u kthyer tek fjalet e Ausilio, ai ka kujtuar sezonin e pare te Mancinit. A e konsideroni nje inkurajim per te ardhmen apo ishin periudha te ndryshme?

“Besoj ne raportet personale. Me Ausilion flas cdo dite. Di gjithcka per menaxhimin tim, si personat qe vleresojne me mua punen qe bej. Per mua gjithcka eshte e qarte, di se cfare mendojne drejtuesit: mi thone te gjithe gjerat ne sy, me pas nese ua thone dhe juve me mire per ju”.

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: mazzarri

Recent Posts

  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

21 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

21 hours ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

21 hours ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

21 hours ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

22 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…

22 hours ago