Categories: Ne plan te pare

Mazzola per FcIN: “Moratti nuk shet. Jashte Branca? Kur u morr Eto’o…”

Kampion i Interit ne vitet 60, ish dirigjent disa vite me pare: Sandro Mazzola i njeh shume mire ngjyrat zikalter dhe ka folur per temat me te nxehta mbi Interin, duke filluar nga Mazzarri per te perfunduar tek Erick Thohir.

Mazzola, e drejte qe te Inter te perqendrohet tek Mazzarri per te ardhmen e afert?
“Mazzarri eshte nje nder tranjeret me te mire ne Itali. Duke pare edhe kurrikulumin eshte veshtire per te gjetur nje me te mire se ai. Ishte nje zgjedhje e mire”.

Shkarkimi i Stramaccionit ishte i vendosur kohe me pare?
“Nuk e di. Mendoj se ndeshja me Udinezen ishte decizive”

I drejte vendimi per ta shkarkuar?
“Per te gjykuar duhet te shohim se si ka punuar ne koken e lojtareve, per te dhene gjykime nga jashte eshte shume e thjeshte”.

Kemi degjuar te flitet per lojtare te ndare midis tyre…
“Kur gjerat shkojne keshtu keq ka edhe fjale te tilla por nuk e di sepse sjam aty me ata”.

Edhe klubi eshte akuzuar se eshte ndare disi..
“Mendoj qe keto raste jane cdokund. Si tek Interi ashtu edhe tek skuadrat e tjera”.

Curva Nord i ka lene shume faje Marco Brances. Te ishe president do ta konfirmoje?
“Nuk me duket keshtu sepse kur erdhi Eto’o disa thonin qe ai ishte nje Zot. Nuk mendoj se tani eshte fajtor”.

Gjithmone CN disa jave me pare pyeste: Pse te gjithe qe ikin flasin mire per Morattin por keq per Interin?
“Per mua Moratti eshte nje person qe kerkon ti ndihmoje te gjitheve. E dashuron Interin dhe ka deshire ta bej te madh perseri”.

Ju qe keni kaluar kaq shume vite tek Interi, cfare do te ndjeje sikur ta shisje grupeve te huaja?
“Futbolli ka ndryshuar, duhet shikuar se cfare duan te bejne keto persona dhe per te kuptuar nese Moratti ka qellim per te shitur klubin. Nese nuk e degjoj nga ai, nuk u besoj fjaleve te tjereve”.

Cfare nevojitet ne merkato?
“Duhet nje mesfushor, nje mbrojtes dhe nje sulmues qendror te nje niveli te caktuar deri sa te rekuperohet Milito. Osvaldo? Ne fushe eshte interesant por duhet vlersuar shume gjera te tjera”.

Ne keto muaj eshte folur shume per nje rikthim te Leonardos…
“Po Leonardo a nuk ishte tek Interi me pare? Nese ka qene tek Interi dhe ka dashur te largohet nuk meriton te kthehet”.

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti
Tags: ish-interistamazzola

Recent Posts

  • Uncategorized

OLE NE ARGJENTINE – Scaloni nderron mendje ne fund fare? “Po mendon seriozisht per Lautaron si…”

Vetem pak ore perpara gjysmefinales se Boterorit qe do te vendose perballe Argjentinen e Messit dhe Kroacine e Modric, nga…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, sukses i papritur: “Askush ne shtepine zikalter nuk e priste qe ky lojtar te bente kaq mire direkt: drejtuesit nuk…”

I ardhur me nofken si 'portier i se ardhmes', Andre Onana kishte perpara tij nje gjigand si Samir Handanovic. Gjigand,…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per Gosens: “Marotta ka refuzuar kete oferte te ardhur per gjermanin: ja detajet”.

Inter nuk ka asnje qellim me sa duket qe te beje skonto per Robin Gosens per skuadrat qe do te…

1 day ago
  • Uncategorized

FcIN zbulon: “Inter-Hakimi, a eshte vertete i mundur nje rikthim i Achraf ne Milano? Ka vetem nje pergjigje.”

Achraf Hakimi ka mbetur shume i lidhur me Interin edhe pse tashme u be pothuajse dy sezone qe ai eshte…

1 day ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ARGJENTINA – “Kush do te luaje titullar ndaj Kroacise: Lautaro apo Alvarez? “I perzgjedhuri eshte…”

Argjentina do te luaje nje nga ndeshjet me te rendesishme ne historine e saj diten e neserme ndaj Kroacise. Ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter dhe Bayern Munich ne finalen e Boterorit 2022: tradita 40 vjecare vazhdon edhe ne Katar!

Gjysmefinalet Argjentine-Kroaci dhe France-Marok mund te jene te mbushura plot me pasiguri, por ne fund te dites, ato kane vetem…

2 days ago