Categories: Merkato

Merkato, po punohet per janarin. Shitje dhe blerje, po punohet ne dy reparte

Eshte shpejt per te folur per tratativa, por merkatoja tek Interi eshte e hapur 365 dite ne vit. Ne periudha te qeta si keto, ndodh shpesh qe te behen marreveshjet me te mira, ose te pakten hidhen bazat per ti cuar ne fund. Ne shtepine zikalter, kjo mund te shpjegohet edhe me momentin kur aksionet po kalojne nga Moratti tek Thohir, prandaj pritet kthesa epokale per te programuar buxhetin dhe merkaton. Me shume mundesi, Thohir do ja lere merkaton e janarit Brancas dhe Ausilios, edhe per te vleresuar menyren e punes te dyshes qe ka bere te diskutohet jo pak ne vitet e fundit, por qe kete vit disa lojtare qe ne vitet e shkuara konsideroheshin si blerje te deshtuara, po luajne shkelqyeshem, Alvarez dhe Jonathan mbi te gjithe.

Per momentin, po vizionohen profilet qe interesojne per te permiresuar organiken. Po pregatiten goditjet qe ne sesionin verior kane ngelur te pambyllura, ndoshta edhe per ceshtje financiare.

Ne mbrojtje, Rolando ka plotesuar numerikisht mungesen e tejzgjatur te Chivu per operacionin e disate ne kembe. Rumuni nuk jep garanci, por me perjashtim te ndonje levizjeje te papritur, ne mbrojtje nuk priten ndryshime. Samuel nuk po luan, por behet fjale vetem per nje ceshtje te formes fizike. Argjentinasi, ashtu si Kovacic, ka patur nje demtim gjate periudhes te veres qe e ka kushtezuar dukshem pregatitjen e tij, dhe me fizikun qe ka, i duhet pak kohe per te rifituar formen (jemi rreth 60% per momentin).

Ne mesfushe eshte e mundur qe te mendohet per nje investim ne krah. Pereira nuk bind aspak, dhe Nagatomo nuk jep ne krah te djathte ashtu si ne te majtin, Jonathan ka bere nje fillim te shkelqyer, por nuk mund te rrezikohet sa here qe braziliani dhe japonezi mos jene te gatshem. Wallace nuk ka bere keq, por eshte akoma shume i ri dhe duhet te futet ne levizjet qe deshiron Mazzarri. Ne merkaton verore jane ndjekur Isla dhe Marquinho i Romes, por nuk perjashtohen pista te tjera si Ansaldi i Zenit. Ndersa per qershor, nje nga emrat me te nxehte eshte Vrsalijko, ne te cilin ka nje ‘tip’ marreveshjeje me Genoan per te patur prioritet ne rast se lojtari do te tregohej i gatshem per futbollin italian.

Ne mesfushe, Cambiasso perpara mbrojtjes nuk mund te jete i vetmi ne ate rol. Taider mund te pershtatet, por Mazzarri kishte ndermend te bente Mudingayin zevendesin e Cuchu-t. Por belgu po gjen veshtiresi per t’u rifutur pas demtimit ne tendinen e Akilit (njelloj si Zanetti). Deri tani ka bere nje ndeshje me Primaveren dhe eshte grumbulluar per here te pare me Romen. Prandaj po mendohet edhe nje blerje ne qender: endrra, si gjithmone, quhet Nainggolan, i cili sapo ka rinovuar me Cagliarin, por blerja e belgut ne cdo rast duhet te shoqerohet me nje shitje te rendesishme (Guarin?). Nderkohe ndiqet me kujdes Obiang i Sampdorias, por per te ardhmen. Fernando mund te ishte nje okazion merkatoje, ne janar do te jete i lire te firmose me nje klub te ri, sepse shkon ne skadence ne qershor, prandaj nuk perjashtohet qe Branca ta sjelle ne Milano 6 muaj para se t’i mbaroje kontrata me Porton. Disa zera flasin se drejtori sportiv Ausilio ka ndjekur lojtarin ne ndeshjen kunder Atletico Madrid. Ne fund ngelet medyshja Kuzmanovic: shume zera ne vere, dhe nese vazhdon te qendroje jashte planeve te Mazzarri, nga Premier dhe Bundesliga mund te vijne kerkesa te reja.

Perpara, lojtari qe po gjen me pak hapesire eshte Belfodil. Ish lojtari i Parmes eshte i mbyllur nga Icardi dhe nga rifutja e Diego Milito. Algjeriani mund te luaje edhe mbrapa sulmuesve, por Alvarez dhe Palacio jane para tij ne hierarki. Nuk perjashtohet nje huazim per ta bere qe te luaje me vazhdimesi (Genoa ka kerkuar informacion, por nuk eshte e vetme). Interi ka bere nje investim te konsiderueshem dhe beson tek kapaciteti i tij, por lojtari ka nevoje te rritet dhe te fitoje eksperience. Te kalosh nje vit te plote ne pankine mund te jete dicka jo e mire per lojtarin, pastaj edhe per investimin e Interit. Prandaj, duket disi e pamundur, qe reparti i sulmit te pasurohet ne janar, perkundrazi, ndoshta do te kete nje largim.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: merkato

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago