Qyteti i Milanos eshte nje qytet me histori te madhe futbolli por edhe vendlindje per nje nga rivalitetet me te medha.
Kjo sepse ne Milano ka lindur edhe Inter, edhe Milan, pikerisht dy skuadrat qe kane ndare mes tyre dy Scudettot e fundit ne Itali.
Por me sa duket, ndryshe nga sa ndodhi sezonin e kaluar, kur lojtaret e Interit nuk jane marre aspak me Milanin gjate festimeve, tek Milani nuk ndodhi e njejta gje.
Dje, gjate festes Scudetto nga lojtaret e Milanit te hipur mbi nje autobuz jane pare pankarta dhe banderola teper te shemtuara ne drejtim te Interit (ne drejtim te lojtareve dhe tranjerit).
Per kete arsye, me sa duket Prokura e Federates se Futbollit ne Itali ka hapur nje hetim te mirefillte rreth ngjarjes.
“Prokura e FIGC nuk ka qendruar pa bere asgje dhe menjehere ka hapur nje hetim per banderolat e shfaqura nga lojtaret e Milanit gjate festimeve te Scudettos.”
“Dje ne darke, Prokura e drejtuar nga Giuseppe Chiné ka filluar procedurat per shkeljen e nenit numer 4 te Kodit te Drejtesise Sportive qe vendos kriteret per “principet e ndershmerise sportive dhe korrekteses qe kane te bejne me aktivitetin sportiv.”
“Gjate festes se Milanit, nderkohe qe jane pare me shume pankarta anti-Inter se sa pro-Milan apo per Scudetton, dy momente kane qene teper te shemtuara: E para ka qene momenti kur Maignan dhe Krunic (dhe Rebic) kane ngritur ne qiell nje pankarte qe lexohej “Kupen e Italise futeni ne prapanice”, nderkohe, Ante Rebic ka ngritur nje pankarte qe shenjestronte Simone Inzaghin, tranjerin e Interit. Por nuk kane munguar as momentet kur lojtaret e Milanit kane ftuar tifozet dhe kane nisur vete kore ofenduese per familjen e Hakan Calhanoglu. Vertete nivele te paimagjinueshme.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…