Categories: Ne plan te pare

Milito: “Enderroj Inter-Juve. Mbi Mazzarrin, Icardin dhe lamtumiren, them…”

Diego Milito po nxeh motorin. Princi, i demtuar ne 14 shkurtin e shkuar me nje demtim shume te rende ne gjurin e majte ne ndeshjen kunder Cluj, eshte gati te ktheht te jape ndihmesen e tij per ceshtjen zikalter. Dhe flet hapur ne Gazzetta dello Sport.

Milito, dicka qe nuk arrin ta harrosh nga ajo nate?
“Dhimbjen qe kam ndjere, kurre nuk kisha ndjere kaq shume dhimbje. Nuk kam patur kurre demtime kaq te renda dhe gjithmone kane qene muskulare: nuk kishte krahasim me ate dhimbje.”

Ishte nje demtim i evitueshem?
“Vija nga nje muaj pushim per nje goditje mbrapa gjurit, para Krishtlindjes kunder Genoas. Problemi ishte ne krociatin e pasem, qe nuk ka patur probleme: une kam thyer krociatin perpara, qe me pare ishte ne rregull. Cfare me kane thene mjeket? ‘Diego, duhet te ndodhte.’ “

Kur te kthehesh te luash, do te shkosh perseri te sulmosh nje mbrojtes kur po mundohet te heqe topin nga zona e tij?
“Gjithmone. Edhe me afer me fundoren dhe me larg nga zona.”

Demtimi jot ka qene fillimi i periudhes shume te keqe per ate Inter?
“Askush nuk mund ta shpetoje skuadren i vetem. Fakti eshte qe kam munguar nga shkurti, pra per shume kohe, dhe jo vetem une: demtimi i Zanettit ka qene fotoja finale.”

Tregohu i sinqerte: te pakten nje here, duke e pare Interin te bjere poshte, ke thene ate qe kane thene te gjithe: te ishte Milito ne fushe…
“Une thoja: ‘Sa shume do doja te isha aty.’ Nga jashte vuan shume, dhe te duash te japesh nje dore pa patur mundesi per ta bere, eshte nje ndjesi e keqe.”

Nese nuk do te ishe demtuar, do te largoheshe me pare nga Interi?
“Nuk besoj, por kjo nuk dihet, dhe nuk ka per tu ditur kurre. Dhe megjithate koncepti qe kam akoma dicka per te dhene ekziston, pavaresisht ketij demtimi, dhe sezonit te shkuar te perfunduar shume keq per te mos ndjere ate detyrim.”

Dicka qe ke zbuluar per veten ne keto muaj dhe qe nuk e dije me pare?
“Vellai im Gabi ka patur demtim te njejte dy here dhe per familjen time ka qene nje periudhe shume e veshtire, isha lutur gjithmone qe te mos demtohesha asnjehere kaq shume. Dhe ne ditet e para te demtimit tim, e kam ndjere ate vuajtje, fiks si vellai im. Pastaj jam treguar i forte, me shume se sa e imagjinoja: kam thene ‘Ndodhi, nuk mund te bejme asgje’ dhe jam ndjere i detyruar kundrejt te gjitheve qe me kishin qendruar prane. Po, i detyruar per tu kthyer perseri ne fushe per ata.”

Kur?
“Flas shpesh me doktoret, por nuk kemi ndonje date te sakte ne kalendar. Po eci perpara dite pas dite: jemi ne rruge te mire, le te themi ne fazen e mbylljes, por duhet te kemi kujdes qe mos te rrezikojme shume. Per te luajtur perseri nuk duhet te jem mire, por shkelqyeshem. Nuk ja vlen te t’i rrezikojme te gjitha perparimet qe kam bere. Me mungon ende diçka: ritmi, te luaj ne nje ndeshje ‘te ashper’.”

Eshte e vertete qe jeni me perpara se sa parashikohej?
“Nuk eshte parashikuar asgje, perveç reagimit te gjurit: eshte e vertete qe ai nuk eshte fryre, dhe nuk ka bere asnjehere hapa mbrapa.”

Kur doli kalendari keni imagjinuar, ose enderruar, nje date te sakte?
“Endrra e pare ishte qe te isha qe ne fillim te kampionatit, por nuk besoj se mund t’ja dal. Ne mes te shtatorit ne San Siro eshte nje ndeshje e vertete (Inter-Juve)…Preferoj qe mos te zhgenjej, por mbase pushoj deri atehere dhe mund t’ja dal.”

Nderkohe, Icardi?
“Icardi dhe Belfodil, e ardhmja e Interit. Por kane vetem njezete vjeç, duhet te rriten. Dhe nese rritja vjen ngadale ngadale, eshte dhe me mire.”

Ngadale ngadale mund te behet nese eshte dhe Milito aty.
“Me pelqen ideja per te ndihmuar dy te rinjte: Interi nuk eshte nje skuader si gjitha te tjerat, eshte e rrezikshme te marresh shume pergjegjesi.”

Futbolli i Mazzarrit eshte ne rregull me ate te Militos?
“Nese kam nje cilesi, besoj se eshte ajo qe adoptohem mire me nevojat qe ka skuadra dhe trajneri: nuk eshte rastesi qe ne karrieren time kam luajtur me 100 module sulmuese.”

Te arrini ne vend te 3te mund ta fshije sezonin e kaluar?
“Nuk e di nese do e fshinte, por ajo qe ka ndodhur nje dite do te fshihet. Duhet ta kemi si detyrim arritjen ne tre vendet e para.”

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

Ronaldo Fenomeni godet rende Juventusin: “Kampionati i 98? Ate histori duhet ta tregojme mire ne: duhet edhe nje…”

"Ka shume drame", thote ai ne nje nder momentet e fiksuara ne dokumentarin e pergatitur nga DAZN per Fenomenin Ronaldo…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja oferta qe do beje Inter per Milan Skriniar: do i ofroje edhe…”

Milan Skriniar prej dites se djeshme, eshte edhe testimonial i fanelles se trete te Interit dhe ky nuk eshte nje…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian zbulon: “Kam marre vesh daten per shitjen e Interit: gjithcka do te ndodhe para…”

I intervistuar nga inter-news.it, gazetari i njohur italian Maurizio Pistocchi ka folur per shtepine Inter, duke zbuluar edhe nje lajm…

10 hours ago
  • Uncategorized

Roberto Mancini zbulon: “Kush jane tre lojtaret me te forte qe kam stervitur? Njerin e kam pasur tek Inter: behet fjale per…”

"Mungesa e kualifikimit ne Boteror? Kemi gabzar disa gjera, disa here duhet pak me shume fat. Mbase e kemi pasur…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Pervec Lukaku kemi edhe nje lojtar tjeter qe do mungojen sot: nuk eshte…”

Pas suksesit ndaj Salernitanes, Inter eshte gati te zbrese ne fushen e Franchit, per te luftuar ndaj Fiorentines ne jave…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Ausilio ka nisur nje mision ne Spanje: “Po tenton te beje goditje te skuadra e Valencias: atje per…”

Me sa duket, gjithcka eshte e vertete: Piero Ausilio eshte pare ne Spanje ne oret e shkuara, ku ndodhet ekzaktesisht…

10 hours ago