Categories: MerkatoNe plan te pare

Modric-day 2 – Kroati i hekurt me Realin, deshiron vetem Interin. Por Perez vazhdon te luaje ‘piset’…

“Ndoshta endrra e gjysmes se veres. Luka Modric dehshiron Interin dhe nga dje mesazhi eshte akoma me i forte dhe i qarte”.

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport e cila tregon Modric day – numer nje, ate te djeshmen, duke konfirmuar gjithcka cfare ka ndodhur: kroati shikon zikalter tashme e nuk ka ndermend te qendroje ne Madrid.

“Takimi i shume pritur me presidentin Florentino Perez eshte shtyre, por nderkohe mesfushori kroat i ka treguar deshiren e tij krahut te djathte te Florentinos, Jose Angel Sanchez. Ai ka degjuar me kujdes lojtarin dhe i ka treguar linjen e shoqerise: je i pashitshem i ka thene. Pastaj Sanchez nuk mund te bente me shume, sepse ne Madrid nuk ndodh asgje pas ok e Perez qe ne ditet e kaluara kishte bere publike klauzolen prej 750 milione euro te lojtarit. Por Fiorentino nuk kishte bere llogarite me deshiren e Modric qe eshte i zoti te mbaje nje profil te ulet sepse eshte nje profesionist i madh, por ai tashme ka vendosur te largohet dhe ti jape karrieres se tij nje sfide te madhe te re.”

Magjistari nga Zara nuk eshte lojtar i teatrove mediatike apo i mesazheve me nenkuptime. Lukita – sic e therrasin me dashuri edhe tifozet e Real – eshte nje qe mer persiper gjithmone pergjegjesite e veta dhe ai tashme deshiron te largohet drejt Interit, ka deshire per te bere kete gje dhe do e thote deshiren e tij ne nje takim balle per balle me presidentin e tij. Do te jete nje takim qe mendohet se do te ndodhe neser, por mund te ndodhe edhe sot (edhe pse sot mund te jete dita e Courotis).

“Pas tre Champions rresht, ai po kerkon stimuj te rinj. Nuk eshte ceshtje parash me per Modric. Thjesht ka deshire per te nderruar ambjent. Sepse kur nje cikel konsiderohet i mbyllur me mire qe te ndahemi ne momentin e duhur se sa ne nje moment te dyte jo te pelqyeshem.” – konfirmon Gazzetta.

Ndryshe nga sa ka ndodhur me Cristiano Ronaldo, Perez ka pranuar qe te takoje Modric per te gjetur nje marreveshje qe ti pelqeje te gjitheve, pa i hapur probleme asnjeres pale. Kjo sepse raporti ndermjet tyre eshte shume i sinqerte. E keshtu Luka po pret numrin nje te Blancos qe te mbaje fjalen e dhene dhe ta lere te largohet pa ngritur mure te larta te pakapercyeshme.

“Jemi ne momentin e te vertetes: brenda ose jashte, prapa ose nuk ka me kthim prapa. Modric dje ka bere nje hap gjigand per te dale nga bota Real e per tu afruar me Italine” – nenvizon e perditshmja italiane.

Por disa media dje kane treguar edhe se Perez po tenton te luaje piset duke e shtyre sa me shume takimin me Modric qe te beje Interin te braktisi pisten per kroatin dhe te kerkoje alternativa te tjera duke qene se merkato ne Itali mbyllet per rreth 7 dite.

Interi ne kete moment nuk shprehet sepse vazhdon me strategjine e saj prej spektatori ne pritje te hapjes se rruges nga Real Madrid. E mbase ku i dihet, prezenca zikalter ne Madrid ne fund te javes mund te sherbeje edhe per tu takuar me Realin njehere e mire. Kujtojme qe te gjithe drejtuesit do te jene atje me skuadren. Marreveshja me lojtarin eshte gjendur tashme dhe ne rast te sinjaleve pozitive nga Real, cdo gje do te jete me e thjeshte e do te nise nje tratative e vertete per te blere kroatin.”

Fakti qe Real ka nisur qe te kerkoje ne merkato nje mesufshor me cilesi shume te mira (emra te nxehte jane ato te Eriksen dhe Milinkovic-Savic apo Thiago Alcantara) eshte nje sinjal pozitiv per zikalterit.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

3 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

3 days ago