Categories: Ne plan te pare

Moratti i habit te gjithe dhe del kunder projektit te Interit: “Si mund te shkaterrohet ne kete menyre historia qe…”

Massimo Moratti ka folur diten e sotme per stadiumin Meazza dhe per ndjenjat e tij qe e lidhin me vendin ku Interi ka fituar gjithcka.

“Per mua ai stadium per historine qe ka eshte pjese e historise se Milanos dhe eshte i ndertuar edhe me ndjenja.”

Keshtu e ka nisur ai intervisten e tij per La Repubblica, ne edicionin e saj milanez. Nderkohe, ish-bosi zikalter ka folur edhe me tej per kete gje:

“Pse Inter dhe Milan duhet te vazhdojne te luajne ne San Siro? Sepse San Siro eshte stadiumi i stadiumeve.”

“Eshte nje stadium qe eshte konsideruar nje vend unik per te pare ndeshjet. Me siguri do te me vije shume keq kur te hidhet pertoke, por jo sepse mendoj se eshte nje monument i paprekshem.”

“Per tifozet edhe ne aspektin sportiv Meazza eshte shume mire. Mjafton te vihet pak dore, sepse eshte vertete nje stadium i mire.”

“Klubet duan nje impiant me modern? Ah, nuk besoj se stadiumi i ri i qendron shume per shtat te tifozeve.”

“Nuk kam degjuar ndonje tifoz te thote “nese nuk behet stadiumi i ri morem fund”. Frekuentuesit e San Siros, e nuk flas vetem per ata qe ndjekin futbollin, por edhe ata qe shohin koncerte, jeta nuk do i ndryshoje.”

“Behet fjale per nje operacion qe i intereson klubeve edhe per motive ekonomike dhe financiare por edhe Komunes nga ana urbanistike.”

“Nuk e di si jane buxhetet e dy klubeve, por do i kene bere disa llogari qe i ka pelqyer si ide kjo gje. Per sa i perket te tjerave, nuk me duket se njerezit nuk po i ze gjumi per nje stadum te ri.”

E kur e pyesin Morattin se kush eshte mendimi i tij si ish-president, Moratti pergjigjet: “Une nuk do e beja. Po.”

“Gjithesesi i kuptoj nevojat per modernizim, edhe pse per tifozet, nuk me duket se ky eshte nje problem. Ne cdo rast mund te rikonstruktohet Meazza qe eshte nje stadium fantastik.”

“A kemi menduar edhe neve per nje stadium te ri? Ne ate kohe flitej ne nje vend tjeter. Ishte ideja per te ndertuar nje stadium te ri dhe njera skuader te mbante Meazzen dhe njera skuader te ndertonte nje tjeter me te vogel.”

“Por nuk behej fjale per te rrezuar ne toke Meazzen. Askush nuk mendonte qe Meazza mund te rrezohej ne toke nje dite ne ate kohe.”

“Me duket shume e cuditshme e gjitha kjo. Une nuk jam aspak dakord.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

16 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dorezohet edhe Cassano: “Cfare te them tani pas Barcelona-Inter? Kam mbetur totalisht i…”

Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e dini sa eshte tani koeficenti per te kaluar grupet perpara Barcelones? “Vetem…”

Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…

17 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, goditje shume e rende nga Inter: “Behet me dije se klubi kishte parashikuar qe te arrinte deri ne…”

"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…

17 hours ago