Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Nga Zanetti tek Tripleta: po ju them te gjitha. E drejte shitja tek Thohir. Calciopoli? Ishte realizuar qe prej 1998.

Interviste eskluzive e Massimo Morattit nga Corriere della Sera, ne te cilen presidenti zikalter tregon historine e tij te dashurise me Interin, pikerisht ne ditet qe eshte bere zyrtare kalimi i maxhorances tek Erick Thohir. Fillon nga ai 28 janari 1995, dita kur tratativat per te marre klubin nga Pellegrini ishin definitivisht te mbyllura. “Nje vendim shume i veshtire. Interi per te gjithe ne gjithmone ka qene nje pasion. Ishte keshtu per babain tim, eshte keshtu per ne dhe per mua. Ishte e veshtire te qendroje indiferent perballe nje skuadre qe ishte bere pak e zbehte, edhe me nje vuajtje qe shkon pertej ajo e tifozeve, sepse mbajme pergjegjesi te plote”.

ZANETTI – “Lojtari i pare qe kam pare dhe e kam marre. Nuk e kisha marre akoma Interin dhe me kishte ardhur kaseta e nje ndeshje Under20 argjentinase ne te cilen duhet te shikoja Ortega-n. Shikoj nje pjese, ai nuk me entuziasmoi shume dhe, nderkohe, dicka shume e cuditshme, u magjepsa nga nje terzino qe bente gjera qe nuk i kisha pare me pare: mbronte, rinisej, driblonte shtate kundershtare sebashku. Sot akoma me ne: kam zbuluar se vjen nga Krypton-i dhe se do te luaje akoma edhe per 4-5 vjet”. 

INCE, RONALDO dhe RECOBA – “Me kishin keshilluar te mos merrja lojtare me ngjyre sepse Curva Nord mund te mendonte ndryshe. Une, qe doja te merrja nje mesfushor te madh, mbase edhe per te provokuar, i largova dyshimet e fundit dhe arrita aty. Pergjigja e publikut ishte fantastike, Ince u be nje nga lojtaret me te adhuruar”. Pastaj erdhi koha e Ronaldo-s dhe Recoba-s, ishte vera e 1997. Ronaldo ishte i fuqishem dhe per kete arsye e mora, por edhe se te tjeret mendonin se ishte e pamundur. Dukej sikur kishte arritur nje marreveshje me Barcelonen dhe perkundrazi, une isha ne nje udhetim, me vjen nje telefonate ne te cilen me thote qe deshironte te vinte tek Interi, dhe ate pjese te rruges qe me kishte ngelur e bera me nje entuziasem te pabesueshem. Nje marreveshje shume e mire: vjen me nje kosto te larte, por 5 vjet me vone u shit me dyfishin e cmimit tek Real Madrid dhe per ne ka perfaqesuar nje imazh shume te rendesishem sepse u njohem ne te gjithe boten. Recoba, nderkohe, ishte prezantuar ne San Siro me dy gola ne ndeshjen e pare te tijen kunder Brescia-s. Ishte nje lojtar me nje klas te madh, na surprizonte te gjitheve”.

CALCIOPOLI – “Kishim fituar shume, por fillimisht ka pasur shume vuajtje, sepse duhet te kapercenin malet. Ishte nje moment shikoja perpara meje nje mur te pakalueshem. Kisha kuptuar qe maksimumi mund te konkuronim per vendin e dyte ose te tretin. Ne 2006 do ta kisha shitur shoqerine; por me pas mbizoteruan ndjenja e pergjegjesise dhe e respektit per perkushtimin. Keshtu vendosa te ecja perpara. Kam menduar: do te bejme nje skuader kaq te forte, sa do ti fitojme te gjitha”.

IBRA dhe MANCIO – “Me kishin thene se ne Malmoe, Zlatan luante me bluzen e Interit. Ibrahimovic ishte nje kampion prej Inter-i, gjenial dhe fantastik, sic e kerkonte tradita dhe historia e shoqerise”. Ne pankine Roberto Mancini dhe, me tetor 2006, mbas 1-1 kunder Cagliarit, Moratti mendon qe ta zevendesoje me Scolarin“Por ai me thote: ‘Rrini i qete, do ta fitojme skudeton me cdo kusht, por mos nderroni trajner’. Mos e beni kete gabim. Me pelqeu qe fliste per trajnerin jo ne personin e pare. E mbajta dhe fituam”.

MOURINHO dhe TRIPLETA – “Ate e kerkova mbas daljes nga Champions se Mancinit, ne gjysmen e marsit te 2008; i shpjegova se pavaresisht se kemi fituar skudeton, asgje nuk kishte ndryshuar. Ai me pergjigjet: ‘Nuk do te impenjohem, derisa ju te keni vendosur’. Dhe ne fund kam zgjedhur ate, sepse kisha friken e perseritjes mbas Liverpool-it dhe jepte doreheqjen. Tripleta? Me e bukura eshte se kam vuajtur me shume ne Siena sesa ne Madrid. Aty ishim te bindur se do ta fitonim ndeshjen kunder Bayern-it. Ishte nje emocion i madh, jo nje vuajtje”.

SHITJA“Me 2011, mbas fitores se Coppa Italia, kam menduar se mbase kishte ardhur momenti te hapja krahun, te gjeja zgjidhje te reja per klubin. Kam kerkuar nje zgjidhje qe te njiheshim ne tregje te reja. Ishte e drejte qe ta beja. Nuk kam menduar kurre se do te isha president i Interit perjete”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: moratti

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

2 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

9 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dorezohet edhe Cassano: “Cfare te them tani pas Barcelona-Inter? Kam mbetur totalisht i…”

Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a e dini sa eshte tani koeficenti per te kaluar grupet perpara Barcelones? “Vetem…”

Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…

9 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, goditje shume e rende nga Inter: “Behet me dije se klubi kishte parashikuar qe te arrinte deri ne…”

"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…

9 hours ago