Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Nuk largohem nga Interi! Do te punoj me Thohir. Nainggolan? Deshiroj qe…”

Massimo Moratti, ne prezantimin e dyqanit te ri te Interit ne Rrugen Venezia 1, ka folur per shtypin duke dhene disa deklarata te rendesishme mbi merkaton dhe tratativat me Thohir.

President, ne çfare pike eshte tratativa me Thohir?

Nuk po flasim per minorance apo mazhorance, por eshte nje lloj bashkepunimi. Pershmbull kur dy njerez bashkohen per te krijuar nje gje te madhe. Megjithate nuk eshte parashikuar ndonje takim tjeter.

Skadenca e tratativave ne fund te korrikut eshte e vertete?

Gjithmone ka nje kufi, sepse me pas behet e merzitshme. Po ecim perpara, por çdo pune e mire ka nje kohe te caktuar“.

Çfare lloj personi eshte Thohir?

Eshte serioz, xhentil. Vjen nga nje familje e rendesishme“.

Po ju do te largoheshit nga Interi?

Jo, nuk largohem nga Interi… edhe pse (qesh) kjo gje mund te mos u pelqeje disave“.

President, po nese Thohir insiston ju do ishit gati ti jepnit mazhorancen e shoqerise?

Ideja jone eshte qe te arrijme te punojme bashke. Me pas te shohim, tani jemi ne fillim te rruges, nese nuk jemi ne raundin e pare, maksimumi jemi ne te dytin. Kjo gje po behet vetem per te miren e Interit. Do te jete nje marredhenie e ndersjellte: ai ka njohje ne gjithe boten, ne kemi Interin. Keshtu qe ai mund te na ndihmoje ne shume menyra.

Zanetti ka deklaruar qe nuk ka Inter pa ju…

Zanetti eshte gjithmone xhentil. Nje e ardhme pa mua do te ndodhe nje dite, por tani nuk shoh alternativa zevendesimi.

Keto dite skaudra ka filluar pune ne Appiano. Mendimet e para? 

Ekipi po ecen mire, por me siguri mungon diçka. Milito eshte me mire? Me behet qejfi.

A shihni ndonje ane te Mourinhos ne keto dite te para te Mazzarrit?

Atij i pelqen te punoje shume. Por kjo nuk do te thote se njeri eshte me i mire se tjetri, dhe pse kane ndryshuar shume lojtare. Mazzarri ka ambicie, jep siguri tek lojtaret me te cilet punon, ka pasur nje impakt te mire ne ambjentin e grupit. Keto karakteristika me pelqejne, prandaj zgjodha ate.

Presidenti ka thene qe i mungon diçka skuadres. Per shembull, Nainggolan?

Nainggolan eshte nje lojtar qe me pelqen shume… Gjithsesi jemi ne fillim te korrikut, ka kohe.”

Disa jave me pare keni folur per Scudetton.

Ua kam thene tifozeve, mendoj se do t’ja dalim sezonin e ardhshem, por Juventus ka pak me shume kapacitet se ne.”

Ranocchia eshte i pashitshem?

Mazzarri po i vlereson te gjithe lojtaret, po i vezhgon mire.”

President, mund te vije nje Top Player?

Po, mund te vije, por do te varet nga ditet e para te Mazzarrit. Gjithsesi kemi marre Icardi dhe Belfodil, dy lojtare qe sezonin e kaluar kane bere shume mire ne skuadrat qe ishin. Isla? Raportet me Juventusin jane te mira, te shohim.

Andi Prifti

Share
Published by
Andi Prifti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

17 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

17 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

18 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

18 hours ago