Categories: FokusNe plan te pare

Moratti: “Suning jane te besueshem, FPF nje pengese. Mancini? Nuk perjashtoj rinovimin. Icardi…”

Eshte bere nje kohe qe publiku zikalter nuk degjon fjalet e tij. Po flasim per Massimo Morattin dhe pikerisht atehere kur te gjithe duan te njohin edhe mendimin e tij ai kthehet dhe konsideron Interin e tij. Keto jane fjalet e presidentit historik per mikrofonat e FcInterNews.it:

Pas kalimit te pronesise dhe prezentimit ne Milano, disa tifoz interist fillojne te dyshojne rreth projektit te Suning. Deshironi te siguroni popullin zikalter?
“Nga ana ime, natyrisht, uroj qe kjo mund te jete nje udheheqje e madhe. Besoj qe eshte normale te kete veshtiresi ne merkato, sepse FPF ka krijuar nje lloj ngerci, por e them shume i qete qe grupi kinez eshte i nje niveli te larte. Ka potencial te madh dhe eshte i besueshem. S’ka dyshime”.

Sipas disa thashethemeve, ne periudhen e fundit Mancini nuk ka qene shume i kenaqur…
“Ka sigurisht ne grusht udheheqjen e grupit dhe te situates ne pergjithesi. Ai do te qendroj te Interi, ka nje kontrate deri me 2017 dhe nuk perjashtoj qe se shpejti mund te arrij rinovimi. Uroj qe te gjithe keta zera, keto thashetheme, mund te zhduken sa me shpejt”.

Keni folur me Thohir ne kohet e fundit?
“Jo, sinqerisht jo. Por do e bejme shume shpejt, sigurisht”.

Duke kaluar ne fushe, cila eshte enderra juaj per kete sezon te ri?
“Sigurisht qe Champions League. Interi duhet te jete ne tre vendet e para, ky do te jete objektivi”.

Cfare mendimi keni krijuar per situaten lidhur me Icardin?
“Besoj qe do te varet shume nga vullneti i lojtarit, por duket qe deshira e tij eshte te qendroj te Interi. Shpresoj qe klubi ta mbaj, sepse eshte nje sulmues i shkelqyer. Dua qe te qendroj, por me deshiren qe te vazhdoj te vesh ngjyrat zikalter”.

Perjashtoni nje rikthim ne klub ne nje te ardhme te afert?
“Per momentin po. Jam gjithmone, por vetem nga larg, edhe per shkak te puneve qe nuk me lejojne te jem i pranishem. Nuk do te isha ne gjendje qe te jem operativ me vazhdimesi. Per momentin jam jashte, por ne te ardhmen te shohim. Nese do te ekzsitonte mundesia per te bere dicka, sigurisht qe nuk do te refuzoja. Kontributi im per te dhene keshilla nuk do te mungoj kurre”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: icardimancinimerkatomorattiSuningthohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, direkt pas Barcelones vjen nje super lajm: “Inzaghi dje pas ndeshjes ka bere me dije se te dielen…”

Inter ka barazuar diten e djeshme ndaj Barcelones nje ndeshje shume te rendesishme dhe tashme e ka fatin e saj…

33 mins ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga…

58 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

2 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

10 hours ago