Massimo Moratti keto kohe eshte rikthyer te jete shume prezent me deklaratat e tij per skuadren e tij te zemres.
Diten e djeshme, Presidenti legjendar i Interit, ka thene disa fjale edhe per shortin e Champions League qe do te zhvillohet te henen.
Ai ka folur direkt nga ceremonia e prezantimit te librit te ri per Peppino Priscon dhe deklaratat e tij kane qene ne te njejtin nivel ironie me Peppinon e madh.
“Shorti i Champions League per Interin? Te them te drejten, nuk e di se cilin kundershtar te zgjedh per Interin tone.”
“Mbase Lille dhe Ajax. Por sa keq qe nuk mund te luajme me Juventusin qe ka dale ne vendin e pare.”
“Per mendimin tim ata do te kishin qene skuadra me e thjeshte ne kete tur. Do te ishin kundershtari me i lehte ndoshta.”
Keto kane qene fjalet e Massimo Morattit qe kane ndezur jo pak polemika ne rrjetet sociale ku ai eshte sulmuar ashper nga simpatizantet e Juventusit.
Kujtojme se Juventusi eshte renditur e para ne grupet e Champions League por nuk mund te jete kundershtar i Interit sepse ne kete tur nuk lejohet perballja me skuadra nga i njejti shtet.
Samir Handanovic dukej sikur i kishte idete e qarta per te ardhmen e tij, por me sa duket, nuk eshte…
Ka luajtur vetem gjashte ndeshje me skuadren e pare ne La Liga me Valladolid, por emri i tij qarkullon per…
Inter mbetet nje "vend special" per Christian Eriksen. Numri 10 i Danimarkes, ka folur direkt nga Katari ku edhe njehere…
Andre Onana eshte titullar i padiskutueshem te Kameruni dhe ai ne muajt e fundit, eshte bere i tille edhe te…
Diten e sotme, Tuttosport eshte ndalur shume ne merkaton e Interit, duke folur edhe per objektivat e zikalterve. Normalisht, disa…
Andrea Stramaccioni, ish-tranjer shume i dashur i Interit nga tifozet, ka dhene nje interviste per SportWeek, ku ka folur per…