Categories: Ne plan te pare

Moratti: “Thohir po ben shume mire. Ndoshta mund te arrihej ne Champions! Per Mazzarri…”

I vleresuar ne Una Hotel te Milanos me cmimin nderkombetar “Nje jete per futbollin”, Massimo Moratti ka folur me gazetaret pak perpara se te fillonte eventi:

President, si po i perjetoni keto momente largesie nga Interi?

“Me duket e drejte ti le hapesiren per vendimet atij qe ka pergjegjesine. Po e perjetoj pa nostalgji nga kjo pikepamje dhe eshte nje situate qe po e jetoj pak me shume si tifoz”.

I kenaqur se si po shkojne gjerat?

“Jam i kenaqur, me duket se skuadra eshte permiresuar dhe trajneri po tregon cilesite e tij. Me behet qefi sepse eshte zgjedhur pikerisht sepse jep siguri dhe kjo eshte duke ardhur, eshte duke ia transmetuar lojtareve dhe lojtaret, papritur, me duket se jane ato qe kishim menduar se ishin: te gjithe persona me nivel qe mund te arrijne gjera te rendesishme, pozicione te rendesishme. Nese do te ishin nisur disi me para, ndoshta mund te arrihej dhe Champions League”.

Si e vleresoni punen e Thohir ne kete periudhe tranzicioni? Ju e kishit ftuar te qendronte me prane Interit dhe ai e beri si ne nivelin e shoqerise dhe ne ate te merkatos.

“Shume mire, dhe kete e them sinqerisht. E shoh gjithmone e me afer problemeve te skuadres. Gjithmone e me shume i perfshire emocionalisht, por e dhe i kthjellet ne marrjen e vendimeve. Me behet qefi sepse eshte nje person i pershtatshem per Interin, nje gje qe sigurisht nuk eshte e lehte”.

Per Zanetti: si e shikoni ne kete periudhe paqartesie per te ardhmen?

“Ndonjehere degjohemi me njeri tjetrin. Ai kishte nevoje te njihej nga pronaret e rinj, sepse ate duhet ta njohesh per te kuptuar se cfare personi eshte. Me duket se tani ka mbetur i kenaqur, pasi ka njohur Thohir, dhe tani ndihet i qete dhe besoj se shoqeria ka idene per ti dhene per te bere ate qe ai di te beje”.

Por nuk e keni menduar serish apo nuk iu ka ardhur serish deshira per ato kohe ne keto ditet e fundit?

“Mund te jete zakoni per te bere gjera qe tani nuk mundem me ti bej. Por nga nje pikepamje tjeter, jo: pasi eshte marre vendimi nuk ka me nostalgji, nuk ka asgje. Eshte kenaqesia, per te pare Interin me karakteristika te ndryshme, por qe ka nje te ardhme sigurisht te shenuar”.

Kuptimi i blerjes se Vidic?

Kjo nuk eshte nje gje e keqe! Eshte nje lojtar i rendesishem, me eksperience, ne mbrojtje na duhet. Sigurisht, kjo do te thote qe ndoshta Samuel nuk do te jete me, dhe kjo eshte nje keqardhje sepse po vazhdon te tregoje akoma qe eshte i forte. Eshte mire te shihet perreth dhe me duket se eshte nje blerje e kujdesshme”.

Cfare mndoni per Milanin?

“Situata te veshtira, te fus hundet nuk eshte simpatike”.

Per Mazzarri dhe Conte:

Jane trajneret italiane qe kane pasur me shume sukses vitin qe shkoi. Njeri eshte i Juventusit, tjetri eshte Mazzarri, dhe kam menduar qe ky i fundit ishte me i pershtatshem per ne. Conte megjithate i meriton te gjitha komplimentetet…”.

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: moratti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

14 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

1 day ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

1 day ago