Categories: Ne plan te pare

Moratti-Thohir, tentativa finale: brenda nje muaji do dihet gjithcka. Merkato…

Numerimi mbrapsht mund te filloje. Pas disa diteve te zjarrta, ku kishte here pas here ngjarje te reja rreth tratatives, tani eshte nje periudhe qetesie ne dukje perpara vrullit te parashikueshem final: brenda 1 muaj ose 1 muaj e gjysem do te jete gjithcka me e qarte. Rreth fundit te korrikut do te merret vesh me siguri nese tratativa per te shitur nje pjese te Interit tek Erick Thohir ka shkuar me sukses apo jo.

“E vetmja zgjidhje e mundshme perpara se te deshtoje gjithcka, te shpie tek nje shitje te 30% menjehere qe do te rritet minimumi tek 55% brenda tre viteve te ardhshme. Te dy grupet e punes po vleresojne vleren efektive te klubit, por po diskutojne edhe ate ne prospetive, qe duhet vendosur ne kete faze”, kete konfirmon Gazzetta dello Sport. Por nuk eshte aspak e lehte te percaktosh me saktesi potencialin e sakte ekonomik te nje klubi si ai zikalter. Massimo Moratti, megjithate, nuk ka ndermend te shese shumicen, edhe pse shoqeria nuk po lundron ne ujra te pastra, pavaresisht shume shkurtimeve (ne skuader kryesisht). “Klubi ka nje debit me bankat prej 150 milion euro. Por ajo qe e komplikon me teper tratativen jane prospektivat ne periudhen afatshkurter. Ne vitet e fundit, derdhja e Morattit ne arka per te mbuluar humbjet ka qene 80-100 milion euro ne sezon. Dicka, qe pa Championsin, duhet te garantohet edhe gjate sezonit te ardhshem. Kushdo qe vendos te bleje nje kuote te aksioneve  te Interit, e di qe duhet te marre pjese ne derdhjet qe do te behen ne kapitalin e klubit: faktor ky qe nuk mund te mos peshoje ne vleresimet. Mekanizma shume komplekse qe nuk ndihmojne askend”, vazhdon shpjegimin Gazzetta.

Me pak fjale, brenda korrikut gjithcka do te sqarohet. Por edhe merkatoja duhet zhvilluar dhe eshte e dukshme, se ne mungese te te ardhurave, 007-t zikalter i kane pothuajse duart e lidhura. Emrat qe jepen per te forcuar skuadren ne dispozicion te Mazzarrit do te kerkonin nje derdhje cash, per momentin e pamundur. Prandaj per momentin po punohet kryesisht mbi bazat e lojtareve ne shkembim ose marrje hua, qe parashikojne perfshirjen ne tratativa te disa lojtareve te rinj. Pak endrra, shpenzimet marramendese qendrojne te pamundura. Dhe kushedi per sa…

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: morattithohir

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

16 mins ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

32 mins ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

48 mins ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

9 hours ago