Categories: FokusMerkatoNe plan te pare

Moratti: “Zhang person konkret, nuk do te jem keshilltar. Per merkaton tani mund te negociohet me UEFA-ne”

Disa ore pasi ne konferencen e Nanjing u zyrtarizua shitja e aksioneve te Interit tek Suning, Massimo Moratti komenton keshtu kete moment te rendesishem te klubit zikalter dhe largimin e tij:

Sot eshte mbyllur nje faqe e rendesishme e historise se Interit, tani fillon nje e re.
“Po, me gezon fakti qe ka nisur shume mire. Sapo kam folur me Erick Thohir dhe te birin e pronarit te Suning, qe eshte nje djalosh shume i zgjuar dhe simpati. I kam falenderuar per fjalet dhe i kam uruar per nje sukses te ri te Interit qe me nje vullnet te mire mund te arrij”.

Cfare mendimi keni krijuar per Zhang Jindong?
“Eshte shume i sjellshem, nje person shume konkret, e tregon edhe jeta e tij. Edhe i biri eshte nje djalosh shume i sjellshem, i zgjuar dhe shume i edukuar. Ndjesia ka qene e shkelqyer, kete mengjes kam pare qe kane qene te sjellshem me mua”.

Cfare pritet nga pronaret e rinj?
“Si te gjithe tifozet, pres nje rilansim. Pastaj do te behet permes vendimeve te tyre, por mendoj qe e kane ne mendje”.

Si e vleresoni eksperiencen e Thohir si president?
“Ka marre ne dore nje gje shume te veshtire, ashtu sic do te jete per keta zoterinj. Por ka kerkuar te bej ate qe mundej. Duhet te them qe kur ka pare qe veshtiresite duke u rritur ka pasur gatishmerine dhe kapacitetin per te gjetur nje grup sic duhet per t’ua kaluar timonin”.

Do te qendroni si keshilltar?
“Jo, me pelqen te qendroj mik me pronaret e rinj dhe me Thohir. Per pjesen tjeter do te shoh, por nuk besoj qe eshte nevoja per nje keshilltar, qe nuk e di se as cfare do te thote”.

Pra eshte nje lamtumire perfundimtare nga Interi?
“Perfundimtare eshte kur dorezohesh me zemer, nese nga ajo pikepamje mbetesh i lidhur atehere nuk eshte perfundimtare”.

Thohir ka blere 30% tuaj apo Suning ka blere 40% te Thohir dhe 30% tuaj?
“Raporti ka qene gjithmone me Thohir, 30% im ka kaluar te Thohir”.

Qendron keshilla per t’u mbeshtetur te dikush qe njeh mire territorin?
“Ka qene nje telefonate shume e dashur nga pronari i Suning dhe Thohir. Mbetet nje lidhje miqesie dhe besimi reciprok. Mbeten vetem keshilla qe i kemi dhene ne te kaluaren per t’u mbeshtetur te dikush qe e njeh kete territor”.

Do e mbajne Mancinin?
“Besoj qe po”.

Do te ishte me logjike nje rinovim?
“Do e vleresojne ata”.

Tifozet mund te enderrojne per merkaton?
“Besoj qe po. Vullneti per ta bere eshte, me ndryshimin e pronareve mund te negociohet me UEFA-ne per marreveshjet dhe kjo duhet te jap liri me te madhe. Pastaj te shohim se si mund te rrihet e gjithe ajo qe eshte e nevojshme, por mendoj qe vullneti eshte”.

Pritet ndonje interist me shume ne klub?
“Te qenit interist eshte e rendesishme… Jemi ne hapin e dyte, i pari eshte te qenit italian. Ne kemi Zanettin, gjithmone i gatshem ne intervista. Pastaj ka edhe elemente tjere te gatshem per ta bere, ka dirigjente, super-bankiere qe nese mund te japin nje dore do e benin. Tifozet interist jane te nje niveli te larte. Dhe te gjithe te gatshem per te ndihmuar”.

Zanetti president?
“Nuk e di, per momentin do te qendroj Thohir pastaj do te shohin cfare te bejne. E rendesishme eshte qe te mbetet ne klub sepse ka perjetuar te gjithe historine”.

Si eshte?
“Mire”.

Mund te qendroj ndonje big?
“Forca e klubit eshte e rendesishme por edhe marreveshja me UEFA-ne eshte. Eshte FPF. Shpresoj qe te behen blerje te medha por edhe qe t’i mbajme ata qe i kemi”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: FPFmorattiSuningthohirZhang Jindong

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, po perendon era Handanovic? “Me sa duket kapiteni zikalter ka marre nje…”

Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, pas Carbonit me Sassuolon e ka radhen nje tjeter sulmues i Primaveres? “Do grumbullohet: ja kush eshte ai”.

Direkt pas suksesit ne Champions League kunder Barcelones, Inter do te tentoje direkt te rimarre rrugen e duhur ne kampionat.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, Onana apo Handanovic ndaj Sassuolos? Corriere zbulon: “Nga burime prane Appianos behet me dije se…”

Onana duket se ka vene presion te forte mbi Handanovic. Sipas Corriere dello Sport, parakalimi i kamerunasit ndaj sllovenit pothuajse…

1 hour ago
  • Uncategorized

Calciopoli, Juventus qesharake nuk ndalet: “Kerkon perseri ne gjykate qe Scudetto i 2006 per Interin te…”

Juventus vertete nuk ndalet dhe pasi ka humbur me shume se 30 gjyqe verdalle neper Itali dhe Europe per Calciopolin,…

1 hour ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare lajmi: “Lojtaret BIG tek Inter aleatet e Marottes: ata po flasin direkt me Skriniar per…”

Takimi eshte programuar per pas Barcelones, pra, pas nje jave, por nderkohe tek Inter kane filluar te levizin te gjithe…

1 hour ago
  • Uncategorized

Cassano, cfare po thua? “Inter shume i shemtuar ndja Barcelones, per 90 minuta kane vetem…”

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano, ka folur perseri ne profilin e ti ne Instagram, duke folur keshtu per ndeshjet ne…

19 hours ago