Categories: Ne plan te pare

Moratti:”Thohir? Ishte gjeja e duhur. U mrekullova nga Zanetti. Ronaldo operacion i ‘pamundur’ dhe mbi Ince dhe Recoben them…”

Pak dite para mbylljes se marreveshjes per kalimin e 70% te kuotave tek Erick Thohir, Massimo Moratti fler per vitet e tij si president i klubit zikalter, duke kujtuar disa prej lojtareve te tij me te mire, ben nje bilanc per 18 vitet e tij si president. Ja fjalet e tij: “Interi per te gjithe ne ka qene pasion”, e nis fjalen presidenti duke rikujtuar fjalet e babit te tij Angelo Moratti qe ne 1980 i tha:”Duhet te shohesh nese mund te blihet Interi, sepse nje eksperience ne futboll duhet bere. Te ndihmon te rritesh, te vuash, te permirsohesh”.

Intervista i sherben presidentit edhe per te permendur trajneret dhe lojtaret te cilet ai eshte me i afeksionuar, duke filluar qe nga Javier Zanetti:” I pari lojtar qe kam pare dhe kam zgjedhur. Nuk e kisha blere akoma Interin dhe me kishte ardhur nje kasete e nje ndeshje te Argjentines under 20, per te pare Ortegen qe nuk me kish entuziasmuar por ne fakt nje gje e cuditshme, u magjepsa nga nje mbrojtes i djathte qe bente gjera qe nuk i kisha pare ndonjehere. E bleme dhe eshte akoma me ne; tani kam zbuluar qe vjen nga planeti Krypton dhe qe do luaje edhe per 4-5 vjet”. Per Paul Ince pranon:“Nje keshilltar me kishte thene qe duhej evituar blerja e lojtareve me ngjyre sepse ultrasit e mendonin ndryshe. Doja ta blija tashme sepse ishte nje mesfushor i madh; por jo per te provokuar apo ndoshta hoqa dhe dyshimin e fundit dhe ai erdhi ketu. Pergjigjia e publikut ishte fantastike”.

Nga blerjet e tij me te diskutuar eshte edhe Ronaldo dhe Moratti tregon:“E bleva sepse ishte i papare por edhe pse asnje nuk besonte se mund ta merrja, duke pare qe luante tek Barcellona. Ishte nje blerje e shkelqyer, Ronaldo erdhi per nje shifer te larte, por 5 vjet me vone u shit per nje shifer dy here me te larte tek Reali i Madridit dhe per Interin ka perfaqesuar nje imazh te te mrekullueshem dhe ne aspektin e marketingut global”.

Per Recoben thote:“Ishte nje lojtar me klas te larte, i afte per te te surprizuar si ne edhe kundershtaret, sepse ishte i afte te bente dicka qe nuk e prisje dhe ishte dicka shume e bukur”.

Nuk ka vetem kujtime pozitive dhe Moratti thote qe me Calciopolin pa perpara “nje mur te pakalueshem. Ne 2006 do doja ta shisja shoqerine; me pas vjen ndjenja e pergjegjesise dhe respekti per ate qe ke krijuar”.

Nga vitet e Mancinit ai mbeti i impresionuar nga fjalet e teknikut kur pas nje barazimi ne tetor te 2006 Moratti mendoi ta nderronte dhe ai i tha qe te rrinte i qete sepse do te fitonin kampionatin por jo te nderronte teknik sepse do te gabonte, “me pelqeu qe foli per teknikun jo ne veten e pare. E mbajta, fituam”. Nga lojtaret qe do donte ne skuader eshte Messi, “por ishte shume i lidhur me Barcellonen”.

Per vendimin e marre per te firmosur me Thohir thote: “Ne 2011, pas Kupes se Italise, mendova qe ndoshta kishte ardhur momenti qe te merrja nje hap tjeter, per te gjetur zgjidhje te reja per klubin. Kam kerkuar nje zgjidhje qe te na hapte rruge te reja dhe fryte te reja. Ishte zgjidhja e duhur. Nuk kam menduar kurre te qendroj president tek Interi perjete”.

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ka nje largim te planifikuar 100% per 2023: “Prandaj Marotta po tenton me te gjitha menyrat per…”

Koha eshte nje faktor shume i rendesishem ne merkato dhe programimi i nje skuadre per te ndertuar nje te ardhme…

32 mins ago
  • Uncategorized

“Lautaro eshte i forte, por Giroud shume me shume se ai”. Komenti qe ‘cmendi’ gazetarin italian qe u pergjigj…

"Lautaro eshte i forte, por Giroud shume me shume se ai". Ky ka qene komenti qe ka bere te flitet…

36 mins ago
  • Uncategorized

Di Marzio i habit te gjithe: “Lukaku, ndryshon ne menyre te papritur marreveshja Chelsea-Inter? Duket sikur…”

A ka rrezik qe Inter te mos e bleje Romelu Lukaku ne fund te sezonit apo te mos e zgjase…

39 mins ago
  • Uncategorized

“Inter, demtimi ka larguar nga transferimi ne Milano nje lojtar qe Marotta po e ndiqte me kujdes te madh”.

Inter po mendon me shume kujdes se si mund te futet ne merkaton e dimrit per te ndihmuar Inzaghin ne…

43 mins ago
  • Uncategorized

Ravezzani frikeson: “Skriniar do e rinovoje me Interin? Bukur do te ishte, por ka dicka qe nuk dini: ai nuk…”

Ne nje lidhje direkte me Telelombardia, Fabio Ravezzani ka folur me dyshime te medha per sa i perket Skriniar. Ai eshte…

46 mins ago
  • Uncategorized

Pas kritikave te medha, flet edhe Lautaro Martinez: “Te lenduar dhe te trishtuar. Por ju premtoj te gjitheve se…”

Diten e sotme, perkrah tranjerit Scaloni, ka qene edhe lojtari i Interit, Lautaro Martinez, qe ka folur perpara mediave pas…

2 hours ago