Categories: Ne plan te pare

Nainggolan-Inter, ja tek jemi: gjithcka e vertete, tratativa ne nisje, Radja ka zgjedhur: ja detajet

Pas zerave, ja tek vijne edhe konfirmime e para dhe per hir te vertetes, duket se ka shume optimizem. 

Tashme te gjitha burimet jane ne nje mendje: Radja Nainggolan eshte me te vertete nje hap larg Interit.

Edhe sot, Gazzetta dello Sport nuk mendohet dy here dhe nxjer edhe sot ne faqen e pare emrin e belgut me floket zikalter.

“Rruga eshte ne disheze totale – shkruan e perdishmja italiane -. Interi dhe Radja Nainggolan mund te perfundojne vertete ne nje martese ne kete vere.”

“Ninja ka dhene dakordesine e tij totale per nje transferim ne Milano dhe ai mund e jete dhurata e madhe per Spallettin kete vere, njeriu me shume ne mefushe per te rritur nivelin e skuadres ne prag te Champions League.”

“Sapo te zgjidhen problemet me Fair Play Financiar dhe sapo te rekuperohen 45 milione eurot plusvalence brenda 30 qershorit, drejtori sportiv Piero Ausilio (qe e ka takuar tashme agjentin e belgut, Alessandro Beltrami) do te hidhet ne sulm: tratativa eshte nje hap drejt perfundimit dhe interesi i Interit eshte konkret, aq sa kontaktet ndermjet dy klubeve kane filluar prej kohesh.”

“Kushtet e duhura qe kjo marreveshje te behet realitet pothuajse jane: Nainggolan e ka kuptuar qe ndoshta koha e tij tek Roma ka perfunduar dhe do ta preferonte nje kalim tek Interi. Spalletti e ka pelqyer gjithmone ate dhe e ka vendosur ne krye te listes se shpenzimeve. Roma mbetet ne dritare, gati per te vleresuar oferten e Interit dhe po e mendon realisht idene per te hequr dore nga trekuartisti belg.”

Me pak fjale, gjithcka duket se te dergon tek nje zgjedhje e pelqyeshme per te gjitha palet.

I pari eshte Radja Nainggolan qe ne kete moment ndihet me larg se asnjehere tjeter nga Roma (skuader) dhe Roma (qytet).

“Njerezve me  te afert ai i ka treguar se ne kete moment ka nje ftohtesi me klubin dhe eshte shume gati qe te rikthehet ne urdhrat e Spallettit, tranjer me nje karakter te rendesishem dhe qe di ta perdore shume mire e ku mund te fitoje dicka.”

Keshtu shkruan Gazzetta dello Sport. Roma ne kete moment do te preferonte qe numrin 4 te saj ta shiste jashte Italise, per shembull ne Kine dhe do te donte te perfitonte 40 milione euro.

Por Interi, mund te shpenzoje maksimumi 30 milione euro dhe ne marreveshje mund te futen lojtare te rinj si Zaniolo apo Valietti. Ne kete moment po negociohet. Kreshta e Radjas ka filluar te ngjyroset zikalter, pikerisht si ne faqen e pare te Gazzettes.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, direkt pas Barcelones vjen nje super lajm: “Inzaghi dje pas ndeshjes ka bere me dije se te dielen…”

Inter ka barazuar diten e djeshme ndaj Barcelones nje ndeshje shume te rendesishme dhe tashme e ka fatin e saj…

6 hours ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

16 hours ago