Categories: Ne plan te pare

Nainggolan: “Ketu tek Interi gjithcka ndryshe per mire. Juventusi? E di pse i djeg kur vjen puna tek mua…”

“Po e perjetoj kete vigjilie derbi ne menyre te qete, eshte nje aftesi e imja ti pergatis keshtu ndeshjet: ne te njejten menyre.”

“Jam kurioz te zbuloj derbin tim te pare te Milanos, jane sfida qe me pelqejne keto, e di shume mire se ne cfare ndeshje do te luaj.”

Fjalet e Nainggolan keto, qe eshte intervistuar gjate nga Gazzett dello Sport dhe ku ka dhene nje interviste mjaft te bukur te cilen mund ta lexoni ne shqip me poshte. 

Keto kane qene pyetjet e gazetarit te Gazzettas dhe pergjigjet e Ninjas:

Diferenca me derbin e Romes?

“Ketu me ndalon ndonje tifoz ne rruge e me thote: “Oh, te lutem me kujdes te dielen”. Por ketu cdo gje eshte me e qete. Atje ishin romanet qe me karikonin ne cdo moment. Nese humbisje, ta kujtonin edhe dy jave me mbrapa… Tani Spalletti me perserit ne menyre te vazhdueshme se dy ndeshjet me Milanin vlejne nje kampionat me vete. Jam i sigurt qe ne stadium tifozeria do te jete e mrekullueshme.

A keni ndjesine qe jeni ne nje moment teper te mire ku keni permbysur momenti ne keq?

“Gjashte fitoret rresht te japin autostime. Interi vlen shume, por duhet te permiresohet ende me shume. Per shembull, te vuajme me pak per te fituar. Vuajtja eshte e bukur, por fitore si ajo ndaj Spal jane te renda. Gjithesesi here pas here ndonje fitore e thelle duhet.”

Shume e thjeshte per te zgjedhur nje ndermjet Icardin kunder Higuain?

“Pipita vrapon me shume neper fushe me shoket. Por une mbaj Mauron tone, nje qe nese ka nje gjysme topi ne zone, jeton per te dhe e kthen ne gol.”

Nje tjeter pyetje: ke do te zgjidhje, nje fitore ne derbi apo nje me Barcelonen te merkuren?

“Duhet te zgjedh me patjeter? Nje mikut tim i thash kete: nese humbas dy derbi, ne fund te sezonit dalim siper tyre dhe ata te pestet kurse ne ne Champions, do me shijonte njesoj.”

Spalletti mbeshtet se: “Nga Nainggolan kam 3-4 momente ne ndeshje, zakonisht ai ben 20-30”.

“E di cfare kerkon prej meje ai. Po paguaj demtimin tani por dalengadale po rikthehem ne forme, mungon shume pak.”

Fundi i raportit me Romen ishte i forcuar, apo jo…

“Perfundoi jo per fajin tim, ose te pakten jo per te gjithe fajin tim. Kam mbetur shume i zhgenjyer me disa sjellje qe une si burre nuk mund ti pranoj. Kam gabuar, me siguri, si ajo video per Vitin e Ri… Por ata kane bere gjera pa m thene asgje. Nderkohe ndermjet burrash te vertete flitet ne fytyre, drejtperdrejte. Roma deshironte te fitonte para nga shitja ime, vetem kaq. Kam zbuluar qe ishin dakord edhe me klube te huaja, por qe une nuk do i pranoja. U trajtova jo si nje futbollist i rendesishem dhe kane bere gjera pas shpines sime. Ne ate pike kam telefonuar Spallettin dhe nuk u mendova du here. Ne fillim kisha nje pendese, por ketu ndihem me mire sa nuk shkon. Me kane pritur shume mire gjithashtu.”

Cila eshte diferenca ndermjet dy klubeve?

“Ketu kam gjetur nje klub shume te pergatitur, dine te bejne cdo gje, te gjithe prezent. Steven Zhang eshte gjithmone ketu. Ne Rome presidenti te vinte per vizite nje dite ne vit… e une mendoj se nje njeri qe ka nje klub duhet te jete gjithmone prezent. Do te ishte e rendesishme edhe per tifozet: cdo vit nderrohen 3-4 lojtare te rendesishem. Me mire nese presidenti eshte prezent dhe tregon se pse behen disa zgjedhje.”

Duke u rikthyer tek Spalletti: si te bindi per tu bere trekuartist?

“Nuk foli kurre per trekuartistin. Me tha: “Ti do te jesh mesfushori i shtuar”. Kishte frike nese do te me quante trekuartist, nuk do pranoja ta beja.”

A ndihesh lider ne kete Inter?

“Jam nje njeri qe mar perdore nga natyra, sidomos kur shoh veshtiresi. Mar pergjegjesi. E kur nuk fiton duhet te jesh ti shembulli per shoket, te besh nje tackle per te dhene nje motiv me shume per te besuar.”

Juventusi eshte nje nivel tjeter?

“Jane te forte, fitojne prej shume vitesh. Por kampionati eshte i gjate dhe deri me tani kane ndodhur pak takime direkte. Duhet te jemi te zotet ne per te mos gabuar shume. Presioni duhet te jete i gjithi i atyre qe jane perpara, duhet ta dine qe ne jemi gati per te perfituar nga cdo hap fals.”

Si lindi antipatia jote drejt Juventusit? 

“Kur peson gjera (te padrejta) prej tyre behen aq shume sa nuk i duron dot me.”

Juventinet thone se: ai flet keq per ne sepse Juventusi nuk e ka dashur kurre.

“Por nese ata me kane kerkuar per pese vite me radhe… sme duket se jane keshtu gjerat. Une per pese vite me radhe i kam thene jo. Ata e kane me mua, jo une me ata.”

Ronaldo per Italine eshte…

“Nje okazion per ti dhene me shume shikueshmeri nje kampionati qe e kishte humbur me kalimin e kohes. Nje motivim me shume per ne qe ti mundim.”

Ronaldo apo Messi?

“Zgjedh Leon. Cristiano ka nevoje per skuader. Messi te dribolon 4-5 lojtare dhe fiton ndeshjet edhe i vetem.”

Cfare eshte Champions League per ty?

“Nj turne me i lehte se sa Serie A. Ne grup ke gjashte ndeshje, te gjithe lujane per te fituar. Ne Itali te futen te gjithe ne mbrojtje dhe ke veshtiresi te besh dicka te bukur perpara.”

Ku ka perfunduar modeli i flokeve si gjel?

“Boll, tani jam 30 vjec. Nuk do e shikoni me kurre. E kam mbajtur gjate sepse me pelqente qe femijet te mbanin modelin tim, por tani jo me.”

Barella eshte me te vertete pasardhesi yt?

“Shoh veten tek shume gjera tek ai. E pate cfare ndeshje me Kombetaren ne debutim?

“Cili eshte lojtari me i forte qe ke luajtur?

“Duke hequr Tottin, mendoj se Pjanic. Pa te as Juvja nuk eshte Juve. Pastaj Maicon. E shikoje dhe pyesje veten: “Po ku si k*** ja dek akoma?”

Tek Interi do te kishte mjaftuar Modric per te mos pasur distance nga Juventusi?

“Eshte me i forti ne rolin e vet, por do doja qe me pare te luani mnjehere bashke. Por jam i lumtur me shoket qe jam tani.”

Ja ke kerkuar numrin 4 Zanettit?

“Eh, ndonje batute ja kam bere por nuk me eshte pergjigjur (qesh)…”

Interi do te jete skuadra e fundit e jotja?

“E kam te qarte rrugetimin tim. Mund te jete keshtu, edhe sepse nuk e shoh veten te luaj deri sa te plakem.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

39 mins ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

19 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

19 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

19 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

19 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

19 hours ago