Me sa duket gjithcka po kalon ne faza delirimi per sa i perket atmosferes tek Milani dhe gjykimet qe kane ata aktualisht per arbitrat ne Serie A dhe per ate qe po ndodh ne pergjithesi.
Pas protestave pa baze pas golit te anulluar te Bennacer ne rrjete sociale, duket se direkt ka ardhur nje proteste tjeter.
Gjithcka e ka shkaktuar arbitri i pergjedhur per te drejtuar Inter-Roma. Per kete gje flet sot edhe La Gazzetta dello Sport.
“Me sa duket, zgjedhja e arbitrit Simone Sozza per Inter-Roma ka zgjuar shume polemika dhe dyshime mes tifozeve te Milanit dhe te Romes.”
“Motivi? Sozza, sot 34 vjec, jurist me profesion dhe arbiter i dedikuar i rene ne sy per mire ne shkollen e arbitrimit, me sa duket ka nje faj: ka lindur prane Milanos.”
“Ai eshte nga Seregno, province e Monzas, dhe ndodhet 24 kilometra nga Milano. Kaq ka mjaftuar per te ngritur nje tymnaje tjeter ne Itali.”
“Tifozet e Milanit por edhe ata te Romes kane nje pyetje: si ka mundesi qe zgjidhet nje arbiter milanez per te drejtuar Interin?”
Por La Gazzetta dello Sport ka tentuar te tregoje dhe njehere ngjarjet duke hedhur poshte nje polemike te kote.
“Ne fakt, e verteta eshte se Sozza nuk eshte hera e pare qe drejton nje klub qe e ka vendodhjen ne Milano.”
“Ai ka drejtuar ndeshjen e Kupes se Italise, Milan-Lazio, te perfunduar ne ate kohe me rezultatin 4-0 per Milanin.”
“Sa polemika ka pasur ne ate rast para dhe pas ndeshjes? Asnje. Askush nuk ka thene asgje per kete rast.”
“Nderkohe, ai ne Serie A ka drejtuar ndeshje si Juve-Fiorentina, Lazio-Atalanta, Fiorentina-Napoli, Juve-Napoli duke bere mire.”
“Ka bere ndeshje pa gabime qe kane bindur Rocchin qe te besoje tek ai nje nga ndeshjet me te rendesishme te kesaj jave.”
“Duhet te mjaftoje kjo, duke mos shtuar asnje ‘mbrapalogji’ ne kete situate per te mbyllur ceshtjen. Kaq.”
“Edhe pse per futbollin tone per fat te keq duket se do te kete gjithmone polemika qe lidhen me vendin ku arbitrat jetojne apo kane lindur, plot me prapaskena dhe komplote.”
“Por mbase e vetmja menyre per te zhdukur keto zera mund te kishte qene per te zgjedhur nje kandidat tjeter. Tani arbitri do te kete nje detyre te veshtire ne fushe.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…