Categories: Ne plan te pare

Ndoshta Moratti dhe Thohir nuk takohen. Ndersa del Klauzola e Tifozeve…

Kjo dhe java e ardhshme do te jene jave te nxehta per Interin ne aspektin sportiv por edhe shoqeror. Te shtune, ne ndeshjen e pare te javes te trete, ne Meazza vjen Juventus, ndersa eshte shume prane mbyllja e tratatives mes Morattit dhe Thohir qe duhet te marre 70% te kuotave te shoqerise. Sipas Gazzetta dello Sport, eshte per t’u perjashtuar mundesia per prezencen e manjatit indonezian ne tribune ne Giuseppe Meazza te shtune pasdite, me shume per nje ceshtje respekti. Thohir ka shume respekt per Morattin dhe pikerisht per kete ka zgjedhur te mos beje dalje publike ne aspektin Inter deri ne blerjen efektive te paketes te mazhorances.

Por kur do te ndodhe gjithcka? Aspektet burokratike jane te shumta dhe mes firmes, impenjimit me shkrim, dhe mbylljes do te duhet rreth 1 muaj, dicka qe ben te mendohet se do te ndodhe pasi te kete nisur tetori. Per me teper, manjati nuk do te sjelle presione per ambjentin para nje ndeshjeje kaq te rendesishme, dhe mbi te gjitha nuk deshiron te bezdise Morattit, i cili ka kerkuar te qendroje president, sepse e njeh shume mire boten Inter. Per momentin, eshte e mundur qe takimi i trete koke me koke te shtyhet akoma, sepse Thohir ka ngarkuar studiot legale te kujdesen, dhe eshte e thjeshte te mendohet qe nese keshilltaret do te mbyllin gjithcka, nuk eshte e detyrueshme te takohen perseri. Por firmat do te vijne dhe dalja e pare publike do te shtyhet.

Sipas Gazzetta dello Sport, mes klauzolave te shumta, ajo kryesorja eshte “Klauzola e tifozeve”, sipas te ciles Moratti deshiron qe manjati te impenjohet per te garantuar, te pakten per tre vitet e ardhshme, investime qe i lejojne klubit te ngelet ne eliten italiane dhe kontinentale. Pervec te drejtes te veto-s nga ana e Morattit per operacionet qe mund te dobesojne shoqerine, Moratti deshiron te jete i sigurt qe Thohir eshte i vetedijshem qe te pakten per dy sezonet e ardhshme duhet te derdhe 150 milion ne kapital, per te shpene ne 0 minusin ne bilanc.

Nuk mungon shume por gjithcka te ben te besosh qe po shkohet sipas programit prej muajsh dhe me fjale te tjera, drejt shitjes te 70% te aksioneve zikalter.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: morattithohir

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago