Categories: Ne plan te pare

“Nese do duan te me prishin San Siron, do iki te lidhem tek kangjellat per te mos i lejuar.”

Fjale te forta, pa shume dredha per debatin me te nxehte ne Itali per sa i perket stadiumit te Interit dhe te Milanit. 

Alessandro ‘Spillo’ Altobelli, nje legjende e historise se Interit, nuk deshiron as ta imagjinoje njeri prishjen e San Siros, jo me ta diskutoje kete gje.

Ai ka folur per Radio Anch’io Sport ku ish-sulmuesi i Interit flet qe tek ardhja e Antonio Contes e deri tek Icardi dhe stadiumi.

ANTONIO CONTE – “Interi ka marre nje tranjer te madh. Pike. Ai e di cfare deshiron dhe kerkon respekt per kedo.”

“Nuk duhet te shikojme se ku ka luajtur dikush si futbollist sot sepse per shembull ne rastin e Contes, edhe pse ai ka luajtur per Juventusin, ai eshte nje profesionist i madh. Ky eshte futbolli modern.”

“Interi fiton kampionatet vetem kur ka nje tranjer qe nxjer me te miren e lojtareve. Kur them kete i referohem Herreras, Trapattonit, Mancinin, Mourinhon.”

“Jam shume i bindur se jane ata qe kerkonin respekt per skuadren dhe skuadra i vleresonte ata dhe mendonin vetem se si te luanin me mire per Interin. Kur komandon nje tranjer funksionon gjithcka per mrekulli.”

“Nuk besoj se eshte gati Interi te fitoje kampionatin dhe per ta thene kete me siguri, por gjithcka mund te ndodhe dhe Interi duhet ta provoje me kedo.”

“Pergjigja e Contes per Sarrin? Ka qene nje goditje ne favor te gjithe tifozeve te Interit. Eshte nje teknik qe shikon realitetin Conte dhe thote te verteten.”

MAURO ICARDI – “Eshte nje nga me te fortet ne bote ne ate cfare perfaqeson ne fushe por eshte treguar nje njeri i lige per Interin.”

“Ka marre vendime qe kane lene per te deshiruar cdo tifoz te tijin. Nje turp. Ceshtjen e tij e mbyll ketu.”

SAN SIRO – “Te prishet San Siro? As mos e diskutoni fare. As mos e enderroni. Perndryshe cmendem. Nese vendosin per ta prishur do te shkojme edhe ne qe kemi luajtur aty, do lidhemi te kangjellat dhe le te na rrezojne edhe neve bashke me te.”

“Askush nuk mund te rrezoje San Siron ne toke. As te mos e mendojne. Ai stadium eshte historia e futbollit, nuk preket. Le te bejme qe te degjohet zeri yne. Ne do te rrezojme te gjithe ata qe do duan te rrezojne San Siron tone.”

Spillo Altobelli ka luajtur per Interin per 11 vite me radhe nga 1977 deri ne 1988 ku ka veshur fanellen e zikalterve 317 here dhe ka shenuar 128 gola.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago