Categories: Ne plan te pare

Nga Spanja – Cancelo, duket se Ausilio ka nje ‘xhol’ qe po e luan ne tratativa: lojtari me afer Interit

Interi dhe Valencia po kerkojne ne cdo menyre qe te zhbllokojne bashkarisht situaten e lidhur me Joao Cancelo. 

Sipas asaj qe tregon PlazaDeportiva.com, kontaktet ndermjet drejtorit sportiv te Interit, Piero Ausilio dhe drejtorit te pergjithshem te Valencias, Mateu Alemany jane rritur ndjeshem ne javet e fundit, por tratativa ka mbetur ne nje situate te pa zhvilluar duke pare shifren qe nuk mund ta paguaje dot klubi zikalter.

Deri me tani, Alemany duket se eshte bezdisur me pergjigjet e Ausilios per kete ceshtje qe nuk jep nje pergjigje perfundimtare nese do te arrihet te blihet dot lojtari ose jo. Kjo gje sepse Interi kerkon kohe dhe Valencia vetem kohe qe nuk ka shume duke pare problemet e tyre.

Pikerisht per kete fakt, Interi i ka ofruar Valencias dy alternativa te ndryshme.

E para ka te beje me zgjatjen e huazimit, dhe me skadencen e re te huazimit ne 01 korrik 2019, ku nuk do te kishte me nje te drejte blerje por nje detyrim blerje.

Ndersa alternativa e dyte ka te beje me blerjen e menjehereshme te lojtarit te Valencias, por shifra e blerjes se tij te ulet. Interi mund te shpenzoje maksimumi 25 milione euro per te, e jo 39 aq sa eshte rene dakort veren e kaluar.

Por keto propozime deri me tani kane gjetur kundershtimin e forte te Alemany. Valencia mbi te gjitha ka nevoje te menjehereshme qe te gjeje fonde per te mbushur nje borxh prej 14,5 milione eurosh dhe te shese lojtare per vleren e 45 milione eurove: per kete motiv, shitja e Cancelos mund te do te sillte likujditet te menjehershem qe do i lejonte valencianet te vinin ne rregull bilancin.

Me shume, ata kane edhe nje gjobe prej 23,6 milione eurosh per te paguar ndaj Bashkimit Europian brenda dates 5 qershor per financime te parregullta qe jane cilesuar te tilla nga Instituti Valencian i Financave dhe prandaj Valencia ka kete urgjence kaq te madhe per para.

Pikerisht per kete aspekt, Ausilio po provon qe te marre nje skonto per lojtarin: 30 qershori po afrohet, dhe nese ata nuk do te kene rekuperuar parate e nevojshme do te futen ne nje situate paniku ku do te shisnin lojtare pa i programuar shitjet.

Mendohet se pikerisht per arsyet me lart, Valencia nuk ka arritur te paguaje dot parate per Geoffrey Kondogbia ende.

Nderkohe, Interi ka nje kontrate me Joao Cancelo nese do te paguhen parate tek Valencia por ne kete moment agjenti Jorge Mendes po mendon per planin B nese zikalterit nuk do arrinin ta mbanin ne Milano: hipoteza me e mundeshme eshte Manchester United.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi gati ti habise te gjithe me formacionin anti-Fiorentina? “Ai po mendon te aktivizoje nga minuta e pare edhe…”

Tashme jemi me te vertete me pak se nje dite larg ndeshjes se Interit qe do te luhet neser ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja e verteta se pse eshte shtyre takimi per rinovimin me Milan Skriniar: “Vetem nje fajtor: fakti se…”

E ardhmja e Milan Skriniar eshte e gjitha per tu shkruar: lojtari eshte ne skadence kontrate me Interi nne qershor…

8 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro ndizet dhe fiket, por askush nuk gjuan si ai ne Serie A: “E tregojne shifrat: ai eshte lojtari qe ka…”

Asnje nuk gjuan si Lautaro Martinez ne Serie A. Dicka te tille e zbulon diten e sotme La Gazzetta dello…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shperthen Lukaku: “Ju njerez te The Sun po kapeni me njeriun e gabuar: behuni gati shume shpejt per…”

Me te vertete shume e turpshme ajo qe ka ndodhur diten e sotme ne Angli, me mediat vendase The Sun.…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin i habi te gjithe: “Ne qershor ka ardhur nje bleres i fuqishem per Interin: Zhang i tha direkt…”

Inter eshte ne shitje dhe per kete nuk ka me asnje dyshim. Kjo eshte ajo qe konfirmohet nga cdo burim…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani ben paralajmerimin e madh: “Kujdes, ja cfare pres nga Inter diten e neserme ndaj Fiorentines: qe ata…”

I intervistuar nga Radio Bruno si nje ish-lojtar i Interit dhe i Fiorentines, Lele Adani ka dashur te ndalet pikerisht…

15 hours ago