Categories: Ne plan te pare

Nga Zero ne Dhjete – Midis shtyllave, penalltive dhe ish lojtareve vjen ndeshja jashte qe vlen +5

Gola dhe spektakel ne Parme, Inter fiton ndeshjen e dyte rradhazi duke blindur pozicionin per Europa League, duke fituar ne Tardini pas gjashte vitesh. Nje ndeshje e bukur dhe e interpretuar mire nga te dyja skuadrat, qe ka pare zikaltrit te dalin fitues. Te riperjetojme ndeshjen me statistikat kryesore ne rubriken nga Zero ne Dhjete.

Zero – Golat e pesuar ne dy transfertat e fundit kunder Sampdorias dhe Parmes, pavaresisht nje klime te ndezur dhe sportivisht shume armiqesore. Rezultat i arritur edhe fale nje Handanovic ne nje moment te mrekullueshem pas atyre ndeshjeve jo shume te kenaqshme, dhe vjen penalltia e trete e pritur vetem ne kete sezon.

Nje – Gjithnje e me shume numri 1 i ketij Interi, gjithmone e me shume udheheqes i kesaj skuadre, Samir Handanovic pas nje paraqitje te madhe ne Genova perseritet edhe ne Parma. Portieri eshte nje nder me te miret ne fushe, pret penalltine e Cassano, dhe ben nje pritje vendimtare serish me pas nga nje gjuajtje me koke e FantAntonio, jep siguri dhe i jep nje shkundje skuadres kur nevojitet. Thelbesor.

Dy – Fitorja e dyte rradhazi e Interit (dhe penalltia e dyte rradhazi e pritur nga Handanovic, e treta sezonale), qe te dyja fitoret larg San Siros, dy gola Parmes qe shtyjne zikaltrit drejt Europa League: tani do te mjaftoje te qendrojne te perqendruar ne kater ndeshjet e fundit per te arritur objektivin minimal sezonal. Dy jane dhe minutat qe i mjaftojne Guarin, qe ti vere vulen e tij ndeshjes.

Tre- Tre jane shtyllat e goditur gjate ndeshjes: nga penalltia e Cassano e devijuar ne menyre vendimtare nga Handanovic dhe topi qe perfundon me pas ne shtyllen ne te djathten e tij, tek shtylla e goditur nga Cambiasso me topin qe me pas prek pjesen e poshtme te gjurit te portierit Mirante dhe perfundon ne menyre te pabesueshme jashte. Nje ndeshje spektakolare me aksione te ndryshme per gol qe ka pare megjithate te triumfoje ne fund Interi.

Kater – Kater jane ish lojtaret zikalter ne fushe ne kete ndeshje: Biabiany, Cassano, Gargano dhe Schelotto i cili u fut ne fushe me pas. Ne pankine figurojne dhe Joel Obi qe mgjithate nuk futet ne fushe nga Donadoni.

Pese – Fale kesaj fitoreje behen pese piket e avantazhit nga ndjekesit per Europa League: Milan dhe pikerisht Perma, nga kater jave nga fundi i kampionatit. Por edhe Fiorentina serish nuk eshte shume larg.

Gjashte – I gjashti rezultat rreadhazi i dobishem larg San Siro per Inter, qe jashte shtepise se saj po behet gjithnje e me shume cinike. Jane dhe gjashte vitet qe kishin kaluar nga fitorja e fundit ne Tardini: ishte viti 2008 dhe fitorja nen firmen e Ibrahimovic sillte titullin.

Shtate – Ne Parma vjen fitorja e shtate jashte fushe ne kampionat, duke barazuar me numrin e fitoreve qe kemi arritur brenda ne shtepi. Domethenese edhe te dhenat per sa i perket gjuajtjeve ne porte: inter ka bere 7 goditje jashte dhe 6 ne porte, praktikisht dyfishin e asaj qe ka bere Parma e cila ka bere tre goditje ne porte dhe tete jashte. Interi pra shume me konkret qe ne total ka bere 15 konkluzione kunder 12 te Parmes, dhe kjo eshte deshmi e nje ndeshje te luajtur shume mire nga te dy skuadrat.

Tete – Tete eshte numri i topave te prekura nga Guarin ne shtate minutat qe ka luajtur, dhe njera prej ketyre ka perfunduar ne kendin e djathte te portes se mbrojtur nga Mirante. Gol i shenuar me mjeshteri dhe qe optimizon ne maksimum kolumbianin, qe prej shume kohesh nuk deshmonte kaq shume efikasitet. Eshte shpaguar gabimi i Livornos: atehere kishim nje prekje te tepert ne ndeshjen e tij.

Nente – Ne 15 konkluzionet, Inter koleksionon pikerisht 9 raste nga aksione te manovruara. Asgje e cuditshme, po te mos ishte veshtiresia per te shfrytezuar kaq shume raste, gje qe eshte kritikuar nga vete Mazzarri. Ana tjeter e medaljes jane 6 tentativat me topin e ndalur, nga nejra prej te cilave erdhi dhe goli i Rolandos.

Dhjete – Parma nuk humbiste ne shtepi prej dhjete ndeshjesh, por qe bie perpara nje Interi te vendosur dhe cinik, dhe ndoshta vuan nga disavantazhi numerik duke qene se mbeti me nje lojtar me pak per te gjithe pjesen e dyte: kunder zikalterve, sot, eshte nje luks qe nuk mund tia lejosh vetes.

 

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: nga 0 ne 10

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta zbulon gjithcka: “Pese lojtare over 30 ne skadence kontrate: ja plani i Interit. I sigurt per rinovimin eshte…”

Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka…

12 hours ago
  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

2 days ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

2 days ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

2 days ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

2 days ago