Categories: Ne plan te pare

NOTAT – Bastoni nje yll, Sanchez nje super yll, por nje lojtar shqetson shume: “Meriton nje 5 sepse…”

Interi ka bere nje hap gjigand drejt titullit me fitoren e nente radhazi ne Serie A duke fituar edhe ne fushen e Bolognes.

Nderkohe, keto jane notat e skuadres zikalter:

HANDANOVIC 6,5 – Nje pritje shume e mire pas te djathtes se Schouten, si dhe nje top i kapur sakte ndaj Sansones.

Bologna nuk krijon probleme te medha, me perjashtim te ndonje krosimi. Por ai ishte i sigurt si ne netet e tij me te mira.

SKRINIAR 6,5 – Duket sikur ishte lojtari qe e vuajti me shume eren ne stadium sepse topi me te vertete levizte ne menyre te cuditshme kur ishte ne ajer dhe pikerisht per ate erdhi edhe rasti i Svanberg.

Beri ndonje imperfeksion te vogel, por tregoi nje ane solide te tij gjate ndeshjes dhe u aplikua shume per skuadren.

RANOCCHIA 6,5 – Rikthehet te jete titullar ne qender te mbrojtjes dhe normalisht respekton me perpikmeri ate qe kerkon Conte.

Luan fort, pason sakte dhe pothuajse e zhduk komplet Barrow, i cili eshte 10 vite me i ri, por nuk e ndjen aspak mungesen e shpejtesise fale nje mbulimi te mire.

Jo rastesisht, edhe kur nuk ja del dot me vrap, ben faull taktik per ta ndalur. Shume i sakte diten e djeshme.

BASTONI 7 – Nga tre mbrojtesat e qendres eshte klasiku money in the bank. Nuk futet kurre ne panik pavarsisht presionit te larte te Bolognas.

Por kur eshte nevoja, ai shkon perpara per te dhene nje ndihme dhe duke gjetur koken e Lukakut me nje top super te sakte.

HAKIMI 5,5 – Shume i perfshire, perpara ka nje Dijks qe fizikisht provon qe ta ndale edhe nga ana e shpejtesise.

Ai shkon shpesh here deri ne fundore, por nuk sherbehet sakte as nga shoket. Ndonjehere gabon edhe kohen e pasimit.

Diten e djeshme ishte shume i pasigurt dhe pak ne kaos. Duhet nje Hakimi tjeter per kete finale sezoni.

BARELLA 6,5 – Qe nga fillimi tregon me vullnet se deshiron te zere vendin e perhershem ne mesfushen e Interit.

Me dhjetra topa kalojne nga kembet e tij, e shume te tjere pastrohen po nga ai. Ben ndonje gabim nga deshira per te sterbere, por mire ne pergjithesi. Puna shume e madhe.

NGA MINUTA  E 92 MATIAS VECINO – Pa vote.

BROZOVIC 5 – Nje paraqitje e ‘piset’ per te, ku shpesh here gabon kohen e pasimeve dhe ka shume pak kthjelltesi dhe kryesisht luan me shpejtesi duke nxituar aksionet.

Ndihmon skuadren ne raste te caktuar por shpesh here ben disa gabime qe nje si ai nuk duhet ti beje.

Nderkohe, mer nje karton te verdhe qe nuk duhet ta merte.

ERIKSEN 6 – Ai e kalon pjesen me te madhe te kohes ne mesfushe, duke hequr dore pak nga cilesite e tij qe dalin me shume ne pah perpara portes.

Por ndonjehere mediano e ndonjehere regjizor, nuk arrin te luaje ashtu si deshiron, edhe pse ndihma ndaj skuadres ishte e madhe. Luan thjeshte.

NGA MINUTA E 60 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Topi i pare: humbet ne zonen e kuqe. Por me kalimin e minutave rritet edhe ai. Nuk eshte se ben ndonje gje te madhe.

YOUNG 6 – Rikthehet titullar pas shume kohesh per shkak te mungeses se Perisic. Vuan ne fillim kunder Skov Olsen, por realisht duket se nuk i ka me kembet e njehere e nje kohe.

Anglezi vuan shume ne pozicionim por edhe ne ekuiliber ne raport me skuadren. Gjithesesi, nis nga ai aksioni qe sjell golin e Interit.

NGA MINUTA E 70 MATTEO DARMIAN ME NOTEN 6 – Gjendet perballe Juwara qe arrin te beje gjera te mira, por italiani ja del me vendosmeri dhe nuk e humbet asnjehere duke perdorur eksperiencen perballe talentit.

MARTINEZ 6,5 – Ai luan me spirt dhe me zemer, duke i hequr pika referimi skuadres se Bolognas e duke i futur ne veshtiresi.

Shume i zoti per te fituar faulle duke ndihmuar skuadren te qetsohet dhe te rinisiet ne sulm. Shume i pafat te rasti i shtylles sepse e meritonte golin. E tregon veten nje sulmues gjithckaberes.

NGA MINUTA E  70 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – E di qe ka pak minuta, por ai ka deshire te tregoje vlerat e tij me patjeter.

Me nje futje autentike prej superstari, i fsheh topin kundershtareve dhe gjen shoket. Conte duhet te jete shume i lumtur per formen e tij.

LUKAKU 7 – Jo brilant, por paraqitja e tij ka qene e nje sakrifice te madhe, ku eshte vene ne menyre klasike ne ndihme te skuadres.

Mbron topin, merr shume goditje dhe nuk mrbohet aspak nga arbitri per shkak te fizikut te tij. Por me pas vjen goli, qe nuk erdhi me koke ashtu si do donte ai, por me nje lehtesi kalcetoje.

TRANJER CONTE 7 – Me shume se Bologna, qe eshte nje skuader e mire, me shume kishte frike rezultatet e kundershtareve qe mund te benin Interin te luante e relaksuar.

Hapat fals te Milanit dhe Juventusit rrezikonin qe te futeshin ne mendjen e lojtareve. Por jo, ai ben psikologun ne menyre perfekte dhe i mban te gjithe me perqendrimin maksimal.

Vuan ne minutat e para te dyja pjeseve, por me pas merr frenat ne dore: Interi fiton ne menyren e saj, me force, ku krijon shume, por nuk arrin te shenoje. Gjithesesi, as nuk arrin te shkelqeje, por Interi ne kete moment ka nevoje vetem per pike: eshte kjo qe ka rendesi dhe Conte po e ben.

Shume mire edhe zevendesimet e bera. Tre pike te arta vetem disa ore perpara pashkeve: a ka dhurate me te bukur?

BOLOGNA: Ravaglia 6, Tomiyasu 6 (dal 34′ De Silvestri 5,5), Danilo 6, Soumaoro 6, Dijks 6 (dall’80’ Juwara 6,5), Schouten 6,5, Dominguez 6 (dal 69′ Svanberg 5,5), Skov Olsen 6 (dall’80’ Orsolini sv), Soriano 6,5, Sansone 5,5 (dal 69′ Vignato 6), Barrow 6. All. Mihajlovic 6.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

23 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

2 days ago