Categories: Ne plan te pareNotat

Notat e Genoa-Inter: Pa Rickyn nje tjeter Inter, Kovacic erresire totale…

Interi deshton serisht, madje ne fakt zhytet akoma me shume. Humbet me Genoan dhe tashme Europa ngjan me nje mirazh se sa me dicka konkrete. Keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 5,5 – Perpara golit te Antonellit qe nuk kishte shume se cfare te bente, te pakten tre here duhet te falenderoje terrenin e renduar qe i ndaloi te pakten tre here topin te mos shkonte drejt tij. Te dale atehere kur duhet eshte dicka qe e ka harruar, dhe rreziqet qe krijon me daljet e tij jane te shumta. I mire tek pritja ndaj Fetfatzidis, i palevizshem tek goli.

CAMPAGNARO 5 – Paraqitje me te vertete e paqate, nuk ben ate qe duhet te beje dhe dergon topa pa adrese ne sulm me shumice. Campagnaro i hekurt dhe i sakte i fillim sezonit eshte shum larg, dhe vetem nje kujtim.

ROLANDO 6,5 – Me fizik, me inat, me fuqu: Portugezi nuk le asgje dhe asnje te kaloje tek zona e tij ne pjesen e pare. Tek rasti i Gilardinos rrezikon harakirin, por me von tregohet shpetuesi i portes, pak sekonda perpara golit te Antonellit.

JUAN JESUS 4,5 – Duket sikur nuk di cfare te beje ne fushe, ka shume konfuzion dhe shpesh here humbet pozicionin. Fetfatzsidis ka pasur shume hapsira, dhe e ka kaluar shpesh here. Ne minuten e 85 BOTTA – Per pak sa nuk gjeti golin, por u prit mrekullisht nga Perin.

JONATHAN 5 – Ne fillim e nisi mire, beri qe porta e Perin te rrezikohej plot dy here seriozisht por me pas vetem gabime dhe krosime jo te sakta. Ne korsine e tij nisen shume sulme dhe ne sulm pothuajse zhduket fare.

KUZMANOVIC 6 – Pune dhe vetem pune gjate minutave qe luajti. Nje nga te paktit qe tregoi me shume deshire. Nga minuta e 63′ GUARIN 6,5 – Mazzarri provon te fuse me shume muskuj ne sulm me futjen e tij. Dhe ne fakt Kolumbiani jep nje impakt mjaft te mire. Me hyrjen e tij Interi i afrohet me shume golit.

CAMBIASSO 5,5 – Vrap vrap, por nuk arrin te bej asgje sot. Punon nen hijen e tij dhe kjo nuk mjafton.

NAGATOMO 5 – Duket nje futbollist tjeter ne rast se e krahason me Nagatomon ndaj Chievos. Fusha nuk favorizon daljet e tij, por edhe Fetfatzidis e bezdis mjaft. Poshte rendimentit te tij.

PALACIO 5,5 – Rigjen nje shok skuadre si Milito perkrah tij, dhe kerkon menjehere te beje dicka me te. Por humbet shume raste, dy te paster, nga nje per pjese. Duhet te jete me cinik perpara porte.

ALVAREZ 6,5 – E fillon mire ndeshjen duke favorizuar sulmet e Interit dhe mbylljen e Genoas ne mbrojtje. E tija edhe shkendija e pare e takimit por per fat te keq nje perplasje e nxjerr jashte loje dhe per fat te keq pa te Interi ka nje fytyre tjeter ne fushe. Nga minuta e 21′ KOVACIC 4 – Diferenca ndermjet tij dhe Alvarez sot u ndje. Natyrisht ne disfavorin e tij: I pa orientuar ne fushe, i kushtezuar nga fusha e keqe e lojes, nuk eshte kurre ne pozicionin ideal dhe nuk nis shume iniciativa. Pervec nje topi per Palacion, asgje tjeter per te. Pritet me shume.

MILITO 5,5 – Serisht nga minuta e pare ne loje, por Princi nuk jep ate qe pritej. Mund te bente me shume tek diagonalja e Palacios, por edhe ka mare pak topa ne drejtim te tij. Nuk arrin te shenoje as ne nje rast te paster pas goditjes se Guarin.

Tranjeri: MAZZARRI 6 – Natyrisht qe ishte shume e veshtire te prisje nje loje te bukur ne nje fushe kaq te keqe. Skuadra me shume luan mbrapa se sa perpara, edhe pse arrin te krijoje raste te cilat nuk i konkretizoi kurre. Per fat te keq Interi denohet nga ligji i futbollit qe po nuk shenove do te pesosh. Botta duhet te luaje me shume se sa 3 minutat shtese, kjo tashme eshte e dukshme. Kjo skuader duket se pervec gabimeve ne fushe, gabimeve arbitrare edhe shancin e ka kunder, drita ne fundin e tunelit duket larg.

GENOA: Perin 6,5; Antonini 6, De Maio 7, Marchese 6; Vrsaljko 6, Sturaro 6 (72’ De Ceglie), Cofie 5,5, Antonelli 6,5; Bertolacci 6,5, Gilardino 6 (86’ Calaiò), Feftatzidis 7 (76’ Konate). Allenatore: Gasperini 6,5.

ARBITRI: RIZZOLI 6 – Ndoshta i kursen nje karton te verdhe Cofie qe i nderhyn Militos, dhe ndoshta nuk i jep nje Juan pak sekonda perpara se tu zevendesonte. Interi kerkon nje penallti per nje prekje me dore po te Cofie ne zone, e cila ishte. Pjesa tjeter e takimit mire pa gabime te medha.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago