Categories: Ne plan te pare

NOTAT e INTER-Napoli – Handanovic, seriozisht? Nderkohe nje note e pabesueshme per nje lojtar!

Inter diten e sotme ka arritur te fitoje me rezultatin 3-2 ndaj Napolit dhe ka marre ne shtepi tre pike te cmuara.

Nderkohe, notat e lojtareve zikalter jane si me poshte dhe ata qe kane spikatur jane sidomos lojtaret e repartit te sulmit.

HANDANOVIC 6 – Le te themi qe e djathta e Zielinskit nuk ishte e pakapshme dhe te Mertens, mbase nuk mund te bente dot gje sepe goditja ishte gjeniale.

Nje nate qe nuk duket nder me te mirat, por per ate pritje ne fund te lojes qe mbajti Interin ne loje, e meriton nje gjashte.

SKRINIAR 7 – Kontrollon Insigne dhe nuk e le te levize aspak. I jep edhe nje dore shokeve per Osimhen qe me te vertete ishte nje bishe sot.

I shkreti sulmues i Napolit qe del i fryre nga fusha e lojes pikerisht pas nje perplasje te rende me murin e Interit.

RANOCCHIA 6,5 – Te topat e larte eshte i pakalueshem por edhe ne nje kunder nje me Osimhen tregohet shume i mire.

Nuk eshte e thjeshte te mbahet Petagna, qe eshte i gjate dhe kerkon respekt. Gjithesesi, konfirmohet i besueshem dhe kjo ka rendesi.

BASTONI 7 – Ndonje problem e kishte sot sepse Lozano ka nje hap teper te shpejte, por Perisic i jep nje dore.

Nderkohe, per Interin eshte njeriu plus ne gjysmefushen e Napolit per te ndertuar aksione te rrezikshme. Shume mire. Lufton deri ne fund te lojes.

DARMIAN 6,5 – Ben nje ndeshje te madhe dhe fut ne krize Mario Rui. Dialogon shume mire me Barella dhe ben mire edhe prap edhe para.

Nderkohe nuk e humb ne asnje moment Insigne dhe e ndjek ate deri te dhomat e zhveshjes. Me pak i dukshem ne pjesen e dyte, por shume i sakte.

BARELLA 6,5 – Ndeshja e tij shihet direkt se do te ishte e veshtire qe kur humbet nje top dhe Zielinski shenon golin e pare.

Por me pas, ai rritet ne loje dhe ndihmon shume skuadren. E provon edhe per nje gol, por nuk ja del dot.

NGA MINUTA E 75 DIMARCO ME NOTEN 6 – Freskia e tij eshte e cmuar, sidomos ne zonen kundershtare. Gjithesesi, perfshihet pak nga tensioni.

BROZOVIC 7 – Ritmet e larta ne fushe jane nje kenaqesi per kroatin qe vdes te luaje ne fije te perit dhe mezi pret presingun e Napolit per te liruar kundershtaret.

Shpesh here nxjer skuadren nga gjysmefusha dhe ka kohen e duhur per te bere cdo levizje atehere kur duhet.

CALHANOGLU 7 – Nje penallti perfekte (nje lajm ne shtepine e Interit) dhe assisti i radhes qe vjen ne nje ndeshje teper bindese per te.

Gjithmone e me shume ne brendesi te lojes dhe po tregon se mund te jete nje element kyc per kete Inter.

NGA MINUTA E 62 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Futet ne nje faze te lojes teper te rendesishme. Ai tregohet i vlefshem, por nuk arrin te shfrytezoje si duhet disa momente ne kundersulm.

PERISIC 7,5 – Nje tjeter nate prej lideri ne te majte dhe nje paraqitje shume e mire per Perisic. Si fillim, tenton te dergoje Lautaron te goli.

Nderkohe, eshte ai qe shenon golin e dyte me nje goditje teper te bukur me koke. Ben mire edhe si sulmues.

NGA MINUTA E 88 SATRIANO – Pa vote.

CORREA 7 – Luan shume mire mes linjave te Napolit dhe e gjen veten ne 20 metrat e fundit shpesh here me topin ne kembe.

Eshte merita e tij ai gol i Lautaros pasi vrapon me top ne kembe per rreth 60 metra deri te porta e Napolit. Ka aftesi unike ne skuadren e Interit.

NGA MINUTA E 62 EDIN DZEKO ME NOTEN 6 – Futet ne nje faze te lojes ku duhet te jepte nje dore edhe prapa.

Sa keq qe gabon ne ne nje moment dhe me pas Mertens shenon edhe golin e dyte per Napolin nga jashte zone. E mbyll ndeshjen me nje fashe ne koke pas nje perplasje me Ospina.

MARTINEZ 7 – Goli i mungonte shume, e kerkon me insistim edhe duke u treguar egoist ne nje moment. Dy here i afrohet, por Ospina e ndal.

Gjithesesi, Correa i jep nje dore te mire dhe i jep nje top te cmuar per te shenuar edhe golin e madh te clirimit.

ROBERTO GAGLIARDINI NGA MINTA E 75 ME NOTEN 6 – Ka punen e zakonshme qe te ndale sulmet e kundershtareve. Ben punen e tij, por Interi po vuante shume.

TRANJERI INZAGHI 7 – Ka shume nga filozofia e tij ne kete ndeshje sot. Skuadra shkon ne disavantazh, por kurre nuk rresht se propozuari futbollin e saj.

Edhe pse ne avantazh, idete e Interit nuk ndyrshojne dhe vjen edhe goli i trete per Interin. Nese nuk do te vinte ai gol i Mertens, me shume mundesi edhe ndeshja nuk do te kishte shkuar deri ne minuten e 98.

Nje fitore e cmuar edhe fale Inzaghit kunder nje kundershtari direkt dhe teper te forte. Bravo!

NAPOLI: Ospina 6, Di Lorenzo 6,5, Rrahmani 6, Koulibaly 6,5, Mario Rui 6, Anguissa 6,5, Fabian Ruiz 5,5, Lozano 6 (dal 75′ Elmas 6,5), Zielinski 6,5, Insigne 6 (dal 75′ Mertens 6,5), Osimhen 6 (dal 55′ Petagna 6). All. Spalletti 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

12 hours ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

12 hours ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

17 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

17 hours ago