Categories: Ne plan te pare

NOTAT e Inter-Spezia – Calhanoglu total, Skriniar nje alien. Nderkohe, me i miri i ndeshjes eshte shpallur ai qe…

Inter ka marre tre pike te tjera te rendesishme diten e djeshme ne fushen e saj ne Meazza dhe ka ngushtuar keshtu diferencen me kryesueset akoma edhe me shume.

Nderkohe, keto kane qene notat e skuadres zikalter sipas FcInterNews.it per sa i perket ndeshjes se luajtur dje ne San Siro.

HANDANOVIC 6,5 – Vetem nje pritje, ne fund te pjeses se pare ndaj Amian, por qe vlen natyrisht shume.

Refleks ne vizen e portes qe i mohon Spezias nje barazim rezultati qe do te kishte anulluar diferencen e golit te Gagliardinit. Pritje decizive.

D’AMBROSIO 6,5 – Nuk ishte aspak ne listen e titullareve por gjendet aty ne menyre te papritur dhe del te jete nje frymemarrje per Inzaghin qe kishte humbur Bastonin per shkak te nje problemi me stomakun.

Danilo ka eksperiencen dhe personalitetin e duhur per tu gjendur gati si dhe intepreton ne menyren me te mire te mundshme edhe 20 metrat ne gjysmefushen kundershtare.

SKRINIAR 6,5 – Ai luan kete ndeshje si i vemti mbrojtes qendre “origjinal” dhe nuk e vuan aspak kete gje duke qene se Bastoni u demtua.

Ne te djathte kishte D’Ambrosion qe eshte nje mbrojtes krahu dhe ne te majte kishte Dimarcon qe eshte gjithashtu i tille.

Por asnje problem, ai mban peshe te gjithe repartin e vetem dhe sa here eshte nevoja edhe shkon perpara. Asnje centimeter nuk leshon per Spezian. Asnje.

DIMARCO 6,5 – Ndeshja e dyte si titullar dhe e dyta si mbrojtes i qendres se majte por asnje problem per te.

Ai luan shume mire, pikerisht si ndaj Venezias. Nderkohe, per te kishte edhe nje mbeshtetje te dedikuar nga Curva Nord ne nje nate te ftohte. Ata kane kenduar disa here per te.

DUMFRIES 6 – Nje nisje pak zhgenjyese sepse ishte i turpshem dhe i parashikueshem. Por me kalimin e minutave, ai fiton besim dhe metra.

Shpesh here arrin te gjeje krahun dhe te fuse topa te rendesishem ne qender. Ne pjesen e dyte duket edhe si nje tren i shfrenuar me galopimet e tij.

GAGLIARDINI 6,5 – Google Maps i tij nuk eshte shume preciz sepse La Spezia nuk eshte Genoa por atij i duket si e tille.

Kjo e ndihmon, sepse Gagliardini shenon ndaj tyre dhe i hap rrugen e golave Interit. Shume mire edhe ne sulm, por edhe ne mesfushe. Ishte nje ndeshje e luajtur super nga ana e tij.

NGA MINUTA E 87 ARTURO VIDAL – Pa vote.

BROZOVIC 6,5 – Luan pak me poshte se zakonisht per te ndihmuar Skriniar ne fazen e ndertimit te lojes.

Por cfare te thuash? Ate kudo qe e ve, ben shume mire. Me menyren e tij dhe qetesine qe e karakterizon, drejton Interin drejt rruges se duhur.

Nuk ekzagjeron, sepse nuk ishte nata e duhur per te bere te tilla gjera, por ben ate qe duhet te bente me perpikmeri.

NGA MINUTA E 87 MATIAS VECINO – Pa vote.

CALHANOGLU 7 – Ai niset si nje mezzala por eshte nje mesfushor qe ben gjithcka. Ne mungese te lojtareve qe rrotullojne mire topin si De Vrij dhe Bastoni, ai kthehet shpesh prapa per tu futur ne manover.

Luan gjithmone paster, jo ne menyre banale, ben tackle, vrapon per kundershtaret dhe per pak sa nuk shenon edhe nje gol te bukur.

Ekzaktesisht cfare pritet nga ai: nje paraqitje totale. Me i miri i ndeshjes!

NGA MINUTA E 68 STEFANO SENSI ME NOTEN 6 – Ne krahasim me te kaluaren, ben pak me mire. Tregon se eshte i gatshem per Interin.

PERISIC 6,5 – Ashtu si ne Venezia, prezenca e tij ne krahun e Dimarcos tregon edhe njehere se Inter ka nje arme te fuqishme.

Nuk i jep aspak pika referimi Amian qe gjithesesi ben maksimumin dhe luan mire ndaj tij. Ne pjeen e dyte, nxeh shpesh here publikun me disa gjera te bukura ne krah.

CORREA 6 – Ai per pak sa me lojrat e tij ne fushe nuk hedh ne toke traversen e portes se Spezias. Me te vertete i pafat.

Gjithesesi El Tucu ben nje ndeshje me ulje dhe ngritje, ku kishte minuta ku zhdukej totalisht nderkohe te tjera ku ishte protagonist.

NGA MINUTA E 73 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Si zakonisht mundohet te shfrytezoje minutat qe luan duke treguar arsenalin e tij. Eshte gjithmone nje kenaqesi ta shohesh teksa perkedhel topin.

LAUTARO MARTINEZ 6,5 – Nje assist i mrekullueshem dhe nje penallti e fituar dhe e shenuar. Bie ne sy nervozizmi qe i kushtoi nje karton te verdhe, por beri me te vertete mire. Mentalitet prej demi.

NGA MINUTA E 73 EDIN DZEKO ME NOTEN 6 – Nga njera ane Lautaro bente nje nate te madhe dhe nga ana tjeter Edin futet ne fushe me idene per te ndihmuar skuadren dhe ben gjithcka: edhe lojtarin e krahut, edhe mesfushorin por edhe sulmuesin. Me te vertete i cmuar.

TRANJERI INZAGHI 6,5 – Ai gjendet pa Bastonin dhe i takon te beje nje shpikje prapa duke luajtur me vetem nje mbrojtes qendre.

Ndeshje e madhe dhe nje skuader qe me te vertete e di cfare ben ne fushen e lojes pertej lojtareve qe zbresin ne fushe, Ky Inter fiton edhe zbavit. Ishte nje fitore ku shume titullare pushuan. Nuk mund te kerkoje dicka me shume.

SPEZIA: Provedel 7, Amian 6 (dal 46′ Ferrer 6), Erlic 6,5, Hristov 5,5, Kiwior 5,5, Sala 5,5 (dal 64′ Bourabia 6), Kovalenko 5,5 (dal 64′ Maggiore 6), Reca 5,5 (dal 46′ Bastoni 5,5), Salcedo 5,5 (dal 69′ Verde 5), Manaj 6, Gyasi 6. All. Thiago Motta 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

1 day ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

2 days ago