Categories: Ne plan te pare

NOTAT e Shakhtar-Inter: “Nje note skandaloze per Edin Dzeko. Por nuk mbetet prapa as…”

Inter diten e djeshme ka dale nga fusha e lojes ne stadiumin Olimpik te Kievit me vetem nje barazim 0-0 zhgenjyes.

Nderkohe, keto kane qene notat e skuadres zikalter sipas vleresimeve te FcInterNews.it, ku nuk kane munguar notat e larta dhe te ulta natyrisht.

HANDANOVIC 6 – I gjuajne shpejt drejt portes, por pothuajse asnje top nuk i shkon ne duar. Ose jashte ose e presin mbrojtesat.

Nuk ka qene nje nate e qete natyrisht, sepse rreziku ishte i larte dhe konstant. Por koleget e tij perpara e ndihmuan qe nata te ishte sa me e mire per te.

SKRINIAR 7 – Ajo nderhyrje ndaj Alan Patrick pak centimetra se topi te kalonte vijen fatale ishte per tu bere kornize dhe per tu varur ne muzeun e Luvrit, pse jo.

Nje nderhyrje prej mjeshtri. Edhe ai vete e festoi si nje gol te shenuar. Nje ndeshje energjitike, nuk dorezohet asnje centimeter dhe lufton per cdo top sikur te ishte i fundit, edhe kunder lojtareve me te shpejte se ai.

DE VRIJ 6,5 – Vendosja taktike e Shakhtar e ben qe te levize shume per te mbuluar mire kundershtaret dhe shpesh here i ze vendin edhe Brozovic.

Por nuk ka asnje sulmues me te cilin mund te perballet dhe me shume ne kete ndeshje u mor me leximin e lojes dhe te pasimeve, pertej kundershtarit qe kishte perballe. Per pak sa nuk shenon golin e fitores ne fund.

BASTONI 6,5 – I jep nje mbeshtetje te vlefshme Dimarcos ne te majte. Pedrinho dhe Dodo jane te shpejte por ai nuk e humbet busullen.

Nuk eshte e thjeshte kunder tyre, por natyrisht ai luan nje ndeshje ne niveli ne duhur. Vrapon shume per te mbajtur ritmin dhe ja del me sukses.

DUMFRIES 6 – E nis pa shume volum por behet padashje protagonist te demtimi i Traore. Solomon dhe Ismaily e provojne nga krahu i tij por ai eshte shume i forte fizikisht.

Ne pjesen e dyte eklipsohet pak dhe duket se ka ende nevoje per kohe. Por ne nje mbremje si ajo dje kur pak ishin gjerat pozitive, eshte e veshtire te nxjeresh cilesite ne pah.

VECINO 6 – Futet ne fushe dhe del pa treguar ndonje gje te madhe. Luan nje ndeshje te zakonshme duke luajtur shume edhe pa top.

NGA MINUTA E 81 ROBERTO GAGLIARDINI – Pa vote.

BROZOVIC 5,5 – Nje pjese e pare me detyra te bera por e ka shume te veshtire kunder nje Shakhtar qe e mban shume mire topin.

Nisja e pjeses se dyte e shikon totalisht te fikur dhe nuk po mundej te manovronte dot. Per kete arsye edhe Inzaghi e zevendesoi.

NGA MINUTA E 55 HAKAN CALHANOGLU ME NOTEN 5,5 – Topin e pare qe prek e humbet: nje sinjal i shemutar. Nuk futet ne asnje moment ne ndeshje. Dhe keshtu pak mund ta ndihmonte skuadren.

BARELLA 6 – Ha tek u rikthyem te qendra e majte, ku ai ka edhe me shume mundesi per manover dhe ku mund te tentoje edhe goditjen.

Kap traversen me nje gjuajtje mjeshterore: sa keq. Gjithesesi dinamizmi nuk mungon dhe luan mire: ndjek kundershtaret dhe nderton. Ne fund e mbyll ne vendin e Brozovic.

DIMARCO 6 – Debuton ne Champions League nga minuta e pare dhe nuk tradhetohet aspak nga emocionet.

Luan nje pjese te pare shume te mire dhe ne mbrojtje duket i kthjellet. Mbase mund te beje me shume perpara.

NGA MINUTA E 81 IVAN PERISIC – Pa vote.

MARTINEZ 5,5 – Shume, shume gabime te anes teknike. Nuk arrin te shfrytezoje asnje mundesi qe i jepet nga gabimet e kundershtareve.

Sidomos ai rast kur Pyatov i jep nje top te arte ne pjesen e dyte pas nje gabimi dhe Toro e dergon topin te yjet.

Ne krahasim me Dzeko ama ai eshte gjithmone brenda ne ndeshje dhe ben presion te vazhdueshem te kundershtaret. Sa keq sepse ai eshte kryesori ne sulm ne kete Inter…

NGA MINUTA E 71 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Futet ne loje per te bere regjizorin e avancuar por i mungon nervi ne kete ndeshje.

DZEKO 5 – Dy raste te medha ne pjesen e pare dhe sidomos e dyta ishte e pabesueshme: me porten bosh e nxjer jashte.

E lehte per Inzaghin te zgjidhte ta zevendesonte pas nje ndeshje si ajo dje dhe te fuste ne vendin e tij Correa.

NGA MINUTA E 55 CORREA ME NOTEN 6 – Nje top i mrekullueshem mund te kishte derguar Interin me tre piket ne shtepi.

Sa keq, sepse do te kishte qene nje gol kopertine por Pyatov ja mohon. Ishte e vetmja gje per tu permendur nga ndeshja e tij.

TRANJERI INZAGHI 6 – Nese deri me tani Interi kishte zbavitur, kesaj radhe Interi vuajti. Lojtaret e tij vazhdojne te humbasin raste me pafundesi dhe vuajne shume.

Te vjen shume keq te mos fitosh ndaj Shakhtar sidomos kur ke pasur pese raste te pastra per gol. Dicka per tu permiresuar patjeter ne te ardhmen.

SHAKHTAR DONETSK: Pyatov 7, Dodò 6,5, Marlon 6, Matviyenko 6, Ismaily 6,5 (dal 78′ Kryvtsov sv), Maycon 6,5, Stepanenko 6,5, Pedrinho6, Alan Patrick 5,5 (dall’85’ Marlos sv), Solomon 6 (dal 78′ Mudryk sv), Traore sv (dal 10′ Tete 6,5). All. De Zerbi 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter fiton ndaj Bolognes por dje ka bere dicka qe se kishte bere kurre kete sezon: “Ska te beje me golat por me…”

Fitorja e Interit kunder Bolognes me rezultatin 6-1 i ka dhene mundesi Interit qe te afrohet ne menyren me te…

34 mins ago
  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

18 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

19 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

2 days ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

2 days ago