Categories: Ne plan te pare

NOTAT – Handanovic fenomenal dhe Lukaku nje tank por me i miri i ndeshjes ishte nje tjeter!

Interi kalon keshtu Getafen dhe kualifikohet per ne Final Eight ne Europa League qe do te luhet nga e hena ne Gjermani.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 7 – Fenomenal ne minutat e para ndaj Maksimovic, por i kujdesshem edhe ndaj Mata ne nje rast tjeter.

Nuk e prek topin, por e shtyn Molinen drejt gabimit ne rastin e penalltise duke qendruar ne kembe deri ne momentin e fundit.

Nje protagonist i madh ne nje nga ato netet ku e meriton plotesisht clean sheet. E eshte i pesti radhazi…

GODIN 6,5 – Ne fillim te ndeshjes ishte pak problematik, por nuk e humbet ne asnje moment perqendrimin.

Perballet me kujdes me presingun e kundershtarve dhe futet pa problem ne duele me personalitet. Ishte i pafat ne rastin e penalltise.

DE VRIJ 6,5 – Nje ndeshje qe nuk u pa fare, por sepse arriti te eleminonte cdo rrezik ne anet e tij. Me shume se teknika sot duhet te ishte i keq dhe i tille u tregua.

BASTONI 7,5 – Super deciziv te shpetimi ndaj Mates ne minuten e 18, super elegant kur dergon drejt golit nga 40 metra Lukaku.

Gjithmone nga kemba e tij vjen edhe goli i dyte. Shume mire ne mbrojtje. Cfare mund te duash me shume prej tij?

D’AMBROSIO 6,5 – Ishte pak i shperqendruar nga shpejtesia e Cucurella, dhe hyn ne ndeshje pak me vone se te tjeret.

Por fiton besim me kalimin e minutave. I afrohet edhe nje goli legjendar me Interin qe te kujton nje Inter-Roma te shume viteve me pare. Nostalgjiket do e mbajne mend.

NGA MINUTA E 84 CRISTIANO BIRAGHI – pa vote.

GAGLIARDINI 5,5 – Ne nje ndeshje ku kerkohet shume prezence fizike, mbase ai ishte mesfushori perfekt i Interit per te luajtur.

Por jo, sot nuk beri asgje intersante dhe me nje ngathesi teper te madhe ka qendruar pothuajse jashte ndeshjes gjate 90 minutave ku ka baguar shume.

BROZOVIC 6,5 – Presingu i Timor e shtyi qe te prekte me shjume topa, por arriti te shkeputej nga ai shume here duke hapur topa per shoket. Mire sot.

NGA MINUTA E 81 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 6,5 – Europa eshte dimensioni i tij, i mjaftojne dy minuta per te shenuar golin. E cfare goli: shume i rendesishem.

BARELLA 7 – Nje gjithckaberes ne mesfushe ku i ndjek kundershtaret kemba-kembes dhe ndihmon skuadren ne cdo faze.

Pas futjes se Eriksen ktehet me prapa por cuditerisht vrapon akoma me shume se ne fillim te ndeshjes. I jep edhe Lukaku nje super assist, por qe gabohet nga belgu.

YOUNG 5,5 – Ne pjesen e pare mungoi totalisht, por Interi nuk sulmoi kurre nga krahet sepse Conte kishte zgjedhur nje menyre loje tjeter sot.

Ne pjesen e dyte paraqitja e tij permiresohet ndjeshem, ku ndihmon jo pak Interin ne rinisjet nga mbrojtja.

MARTINEZ 6 – Fiton nje duel personal me Soria dhe per dy here e ben te mbaje frymen kundershtarin. Por nuk arrin te shenoje. Ben presing gjate gjithe pjeses se lojes qe luajti.

NGA MINUTA E 70 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Shume i domosdoshem per te mbajtur topin, por sa keq qe e dergon jashte ate top me parabel.

LUKAKU 6,5 – Per gjysme ore nuk u shfaq, por i mjaftoi nje top i bukur nga Bastoni per tu shnderruar ne nje bishe te vertete dhe duke shenuar keshtu nje nga golat e tij te zakonshem.

Vrapon dhe lufton, por edhe humbet nje rast per golin e 2-0. Ne kompleks, eshte nje faktor i rendesishem per kete Inter.

TRANJERI CONTE 6,5 – Skuadra e tij vuan jo pak ne 25 minutat e para, sepse u uzurpua nga 10 bluza te verdha ne zonen e saj.

Por me ndihmen e Handanovic dhe me pak durim, Interi me pas uli tensionin dhe me disa topa te gjate arriti te fitonte edhe duelet nje per nje.

Ishte nje zgjedhje qe donte kurajo te fusje Eriksen, por kesaj radhe i doli e gjetur: danezi e shpagoi ne fushe.

GETAFE: Soria 6,5, Damian Suarez 6, Djene 5, Etxeita 5,5, Olivera 6 (dall’88’ Portillo sv), Nyom 5,5 (dal 69′ Jason 6), Timor 6,5, Arambarri 5,5 (dall’88’ Hugo Duro sv), Cucurella 6,5, Maksimovic 6 (dal 57′ Angel), Mata 6 (dal 69′ Molina 5). All. Bordalas 6

ARBITRO: TAYLOR 5 – Konfirmon edhe njehere se eshte nje arbiter medioker: kishte me shume se nje rast per te dhene karton te verdhe, por nuk e beri ate gje.

I mohon Interit nje rinisje interesante dhe harron se ekziston rregulli i avantazhit. Jep penallti per Getafen pa e marre parasysh fare shtyrjen ndaj Godin. Shume keq sot.

ASISTENTET: Beswick 6 – Nunn 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

4 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu ndalet te flase per UEFA: “Cfare nate fantastike ajo te marten. Ne vecanti falenderoj…”

Match winner i te martes ne mbremje ne Champions League, me nje gol shume te bukur, ka folur per kanalin…

5 hours ago
  • Uncategorized

Nje lojtar nga tifoz dhe pjestar i Curva Nord, sot eshte titullar i Interit: “Histori e pabesueshme ajo e…”

Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, do te luaje Asllani ndaj Sassuolos apo jo? Inzaghi ka vendosur: “Mikhytarian do jete ne…”

Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, po perendon era Handanovic? “Me sa duket kapiteni zikalter ka marre nje…”

Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…

9 hours ago