Categories: AtalantaInterNe plan te pareNotat

NOTAT – Handanovic fluturon dhe shpeton, por mbrojtja le per te deshiruar.

Keto jane notat per ndeshjen Atalanta-Inter, nje performance jo e nivelit te Interit qe kemi pare keto 7 ndeshje.

HANDANOVIC 7 – Pak mbas minutes se 3′, gjendet gati per dopio pritje ndaj Zapata-s dhe Hateboer. Kalohet nga krosi i Gosens ne rastin e golit 1-0, por i zoti dhe me fat per te evituar autogolin e D’Ambrosio-s. Me pas falenderon Ilicic dhe pasaktesine e sulmuesve te Gasperinit, Shume here deciziv, nuk mund te beje gje ne goditjet me koke te Mancinit dhe Djimsiti-t dhe mbi ndaj Gomez. Padyshim nje nga me te miret nga skuadra e tij.

D’AMBROSIO 4.5 – Ne krahun e tij duhet te kontrolloje Gosens dhe levizjen per te larguar Zapata-n. Nuk arrin te bllokoje tek krosi i 1-0. Arrin te ringrihet vetem me nje kros ndaj Perisic. Shkakton faullin qe i jep bergamasce-ve goditjen e denimit te 2-1 dhe vendoset ne qender te mbrojtjes mbas daljes se Mirandes, duke i dhene akoma me shume pasiguri skuadres.

MIRANDA 5 – Mbulon Skriniar, kur ky i fundit sulet drejt lojtarit qe ka topin dhe kerkon qe te mbaje situaten ne kontroll gjate presionit te madh te Atalanta-s. Perdor trup dhe eksperience per te frenuar sulmet e bergamasce-ve. Arrin te drejtoje manovren kur Brozovic nuk gjendej.

VRSALJKO 5.5 – (nga min 70′) – Futet ne momentin me te nxehte te ndeshjes dhe peson presion e momentit, por garanton me shume shtytje ne krahun e tij sesa D’Ambrosio.

SKRINIAR 4.5 – Nese mbrojtja e Interit eshte vazhdimisht ne veshtiresi eshte edhe per shkak te performances nen mesataren e qendermbrojtesit sllovak. Del shpesh jashte zones ndaj Ilicic dhe Gomez, dhe jo gjithmone eshte zgjedhja me e mire. Ne me shume se nje rast kalohet ne duelet nje kunder nje: dhe per rrjedhoje lojtaret e Atalantes jane te shumte ne numer ne zonen e Interit. Shume gabime ne momentin e rezultatit 2-1 dhe 3-1, mungon nderhyrja ne kohe ndaj Mancinit dhe Djimsiti-t.

ASAMOAH 4.5 – Vuan shume depertimet e ashpra te Hateboer, qe e humbet ne rastin e golit. Ne veshtiresi te dukshme ne duelet nje kunder nje, eshte shume pak prezent ne gjysem fushen e Atalantes. Pak me mire ne pjesen e dyte.

VECINO 5 – Performanca e tij rrugeton ne nje linje false te asaj ne Champions League kunder Barcelones: i pasakte ne topat e shkurter dhe shume vrapim, ndonjehere bosh, ndaj mbajtesve te topit. Luan me i ndeshkuar me karton te verdhe, peshe gocha e rende per te ne shpatulla, tenton depertimet klasike pa gjetur asnjehere rrugene duhur.

BROZOVIC 5 – Bezdiset shpesh nga Gomez ne faze e vendosjes, gjithsesi kerkon te jape kontributin e tij ne drejtimin e manovres edhe pse jo gjithmone garanton komunikimin me shoket. Shume ndihmues ne fazen e mbulimit. Kur ka mundesi e provon, si ajo tentative ne fluturim, e mire si ide.

GAGLIARDINI 5 – Nuk arrin dot te lexoje vertikalizimet e  vazhdueshme ne mesfushe te Ilicic dhe levizjet Gomez midis linjave, shpeshhere i pamarkuar duke e lene te organizoje lojen ne liri totale. Ne kete mes faji, pervec tij, eshte per tju atribuar te gjithe shokeve te tij te mesfushes. Tenton ndonje vertikalizim, por pasaktesia eshte konstante. Ishte faulli i tij qe coi rezultatin ne 3-1. Eshte kopje e shemtuar e lojtarit qe luajti nje jave me pare ne Genoa.

POLITANO 5.5 – Mungesa e topave ne krahun e djathte e sjellin shpesh ne gjysem fushen e Interit dhe pavaresisht kesaj, topat e prekur jane te paket. Ne pjesen e dyte ka meriten qe fitoi penalltine qe e zgjon perkohesisht ate dhe skuadren e Spallettit.

KEITA 4.5 – (nga min 65′) – Kerkon qe ti jape paparashikueshmeri sulmit zikalter, por e verteta eshte se nuk kuptohet se cfare pozicioni kerkon qe te marre ne fushe. Krijon rremuje, nuk nderton asgje te rrezikshme.

ICARDI 5 – Shume i bute ne perballjet me mbrojtesit e Atalantes, qe arrijne qe te imponohen shume lehte nga mbrapa me Djimsitin. I bukur pasimi per Perisic, i pafat ne pjesen e pare, ne tentativen e devijuar nga bergamasce-t. Ne nje pasim horizontal te gabuar, con Zapata-n ne porten zikalter, por pa deme negative. Thyen tabu-ne Bergamo duke realizuar gol nga pika e 11 metershit dhe e con rezultatin ne 1-1.

PERISIC 5 – Problemet e Asamoas jane edhe te tijat dhe shkak per kete eshte i palodhshmi Hateboer. Futet ne qender dhe kerkon shkembimin ne ngushtice per te shqetesuar mbrojtjen e rrshtuar nga Gasperini, me pas humbet nje kros te D’Ambrosio-s. Me futjen ne fushe te Keita, spostohet me shpesh ne pjesen e jashtme te krahut te djathte, por rezultati eshte po i njejti: asnjehere i rrezikshme dhe nje performance anonime.

SPALLETTI 4.5 – Skuadra reagon vetem pjeserisht ndaj presionit te padroneve te shtepise dhe duhet te falenderoje Handanovic qe uli demet. Nje pjese e pare plotesisht per Atalanten, me nje Inter qe nuk arrin te reagoje dhe te jete e rrezikshme. Zikaltrit e ndjejne vuajtjen e ndeshjeve te fundit ne planin fizik. Ne pjesen e dyte paraqitja duket nje tjeter, ashtu sic e tregon edhe penalltia e fituar. Paraqitja te genjen. Atalanta eshte padrone e fushes dhe trajneri zikalter nuk ben asgje per te rimarre ndeshjen. Deshtoi ne zhvendosjen e D’Ambrosio-s ne qender te mbrojtjes, gjithashtu edhe ne aktivizimin e Keita ne fushe.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago