Categories: Ne plan te pareNotat

NOTAT – Icardi ne version ‘Nene Tereza’, Miranda leader dhe Handanovic fenomenal

Milani shpeton paq perballe nje Interi qe e dominoi per 90 minuta.

Derbi i sotshem perfundoi 0-0, por ky eshte nje barazim me rrjeta te paprekura qe ka lene te cuditur edhe vete lojtaret e Milanit te cilet kane pare dy here Icardin te humbase dy raste super te pastra.

Keto jane notat e ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 7 – Nje shpetim i cmendur pas gjuajtjes me koke e sigurt te Bonuccit. Nje pritje qe meriton te shenohet edhe tabelen e shenuesve ne San Siro per vleren qe pati. Pjesa tjeter e ndeshjes eshte thjesht nje administrim i ‘clean sheet’ te peste radhazi.

JOAO CANCELO 6,5 – Pelqehet gjithmone kur kerkon te luaje perpara dhe dribbling e ka cilesi te veten, edhe pse nese behet me konkret mund te tregoje shume me shume potencialin qe ka. Vuan pak ne mbrojtje dhe mer nje karton te verdhe qe e limiton pak. Rritet ne pjesen e dyte, pjese ne te cilen (ne fund te ndeshjes) i jep Icardit nje super rast por qe Kapiteni e nxjerr jashte ne menyre te pafalshme.

SKRINIAR 6 – Ben vetem nje gabim dhe e paguan me nje karton te verdhe. Nuk eshte preciz si gjithmone, sidomos kur rreshket ne nje zone te rrezikshme. Por fizikun e tij e tregon edhe nje here tjeter dhe mjer ai qe e sfidon.

MIRANDA 6,5 – Nje paraqitje prej lideri, gjithmone nderhyn paster dhe gjendet gjithmone ne vendi ne duhur kur ekuilibrat prishen. Nje pike referimi pas.

D’AMBROSIO 6 – Nje interpretim mjaft i mire ne mbrojtje, i perqendruar mbi Suson te cilin e shoqeron gjate gjithe ndeshjes. Ndonjehere gjendet jashte pozicionit te tij por rekuperon shpejt. Ne kompleks, eshte solid. Por ne sulm duhet te beje me shume.

GAGLIARDINI 6 – Prezence me shume taktike se sa fizike. Limiton sulmet e kundershtareve dhe kundersulmet e tyre. Vrapon shume horizontalisht kur Milani tenton te mbaje topin. Ka edhe rastin per te shenuar golin e avantazhit por nuk arrin te koordinohet dot.

BROZOVIC 6,5 – Ka ne dore celesat e mesfushes. Humb disa topa por ne pergjithesi eshte shume mire ne cdo moment qe prek topin. Interesant dueli me Kessie. Eshte gjithmone i gjalle ne fushe, edhe pse ndonjehere mer ndonje pause, duket nje lojtar komplet i ri dhe i maturuar.

CANDREVA 5,5 – Dy gjerat me te mira qe beri ne fushen e lojes ishte assisti i golit te anulluar nga VAR si dhe nje assist tjeter te cilin Icardi e shperdoron ne menyre te pabesueshme. I perqendruar, por ne krah ben pak. Provon te nxjere skuadren nga gjysemfusha e saj. Ne pjesen e dyte peson nje renie. (NGA MINUTA E 77 EDER 5,5 – Pavarisht hapsirave, ai shihet pak ne fushe edhe pse duhet te beje te kunderten).

RAFINHA 6 – Ndizet si nje llampe ne mesin e fushes por here ndizet e here fiket. Gjithesesi te jep gjithmone ate ndjesine se ai mund te krijoje nje rast nga hici. Eshte ne gjendje te alternoje ekuilibrat e lojes kur ka topin ne kembe. Del nga fusha shume i lodhur. (NGA MINUTA 71 BORJA VALERO 6 – Lidhje direkte me Perisic, qe shpesh here mer topa nga ai per tu nisur ne kundersulm. I cmuar ne fazen e mbajtjes se topit, ben gjerat e duhura ne ato pak minuta qe luajti).

PERISIC 6 –  Jo brilant si ne ndeshjet e fundit, por arrin te shtyje skuadren para dhe te vere ne veshtiresi te medha Calabrian. Kur Milani nuk niset mire, kroati ka aftesine te kerkoje hapsirat dhe Icardin. Me mire ne pjesen e dyte kur furnizohet me shume nga shoket e skuadres.

ICARDI 5 – Nje gol i mundshem i anullohet nga anesori pa te drejte kur ngriti flamurin kur kapiteni po shkonte drejt portes i vetem. Nje here ja anullon VAR (e drejte) dhe dy here te tjera ai gabon ne menyre te pabesueshme. Vetem per disa centimetra sot deshton te shenoje ne tre raste. Jane gabime qe peshojne. Por per fatin e milanistave sot, Icardi ishte ne nje version ‘Nene Tereza’ per ta.

TRANJER SPALLETTI 6 – Interi i tij tregon me shume shpirt iniciative dhe krijon shume me shume se kundersharet. Edhe pse e dergon skuadren para, nuk peson gol ne asnje nga kundersulmet. Fakti qe skuadra po luan ne menyre brilante shihet ne menyren se si panojne. Duke pare kundershtarin, sot mund te dilej me nje fitore te paster por Icardi kesaj radhe e ‘tradhetoi’.

MILAN: Donnarumma 6, Calabria 6, Bonucci 6,5, Romagnoli 6, Rodriguez 5,5, Kessié 6;, Montolivo 5,5 (dal 68′ Locatelli 6), Bonaventura 5,5 (dall’80’ Borini sv), Suso 5,5, Cutrone 6 (dal 68′ Kalinic 5,5), Calhanoglu 6,5. All. Gattuso 6

ARBITER: DI BELLO 6 – VAR-i e ben qe te anulloje golin e avantazhit per Interin per disa centimetra. Eshte pak i eger per kartonat e verdh qe jep sepse disa mund edhe te mos i jepte. Ne pergjithesi gabon pak.

ASISTENTET: Costanzo 5,5 – Preti 6

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: MilanInternotat

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago