Categories: Ne plan te pareNotat

NOTAT – Icardi rikthehet Terminator. Brozovic dhe Gagliardini cfare simfonie!

Nje Inter ne version tornado qe shkund Sampin ne fortesen e saj sot dhe e hedh ne tapet me rezultatin tenistik 0-5. 

Por le te fillojme me notat e djemve zikalter te Spallettit sot qe e kane interpretuar ndeshjen ne menyre perfekte:

HANDANOVIC 6 – Skuadra i dhuron nje te diele me qetesi absolute por ai ben edhe dicka vete duke pritur nje gjuajtje te veshtire te Praet e cila ishte e vetmja gje e rrezikshme qe krijoi Sampdoria. Me pas vetem nje gafe e vogel tek nje gjuajtje e Caprari, por pa dem.

JOAO CANCELO 7,5 – E nis menjehere me marshin e katert: mbyll, nuhat, nuk kalohet kurre dhe imponohet perpara. Me krosat e tij eshte nje plus teper i madh perpara. Eshte njeriu emblematik nese duam te flasim per perqendrim sepse eshte 90 minuta i perqendruar.

SKRINIAR 6,5 – Rikthehet ne Marassi si nje ish e mbase ndonjehere edhe e ndjen pak me shume kete ndeshje duke leshuar dicka. Por Sampdoria e ka humbur busullen, as nuk e ve asnjehere ne prove.

MIRANDA 6,5 – Ne minutat e para pati disa veshtiresi te vogla, por shume nderhyrje te sakta dhe sa here Sampi tenton te beje dicka, ai eshte nje mur i pakalueshem.

D’AMBROSIO 7 – Armiku i tij paresor duket se eshte nje pellg uji qe kishte nga anet e tij. Por pavarsisht asaj, kontributi i tij eshte teper i rendesishem, sidomos ne mbylljen e Zapata.

BROZOVIC 8 – Nese ka hapsire per tu nisur krijon menjehere panik tek kundershtaret, por furnizon shume edhe shoket e skuadres. Sot erdhi edhe momenti per te ‘tallur’ kundershtaret ne zonen e tyre e duke luajtur lojram e te. Nje siguri per te dyten ndeshje radhazi.

GAGLIARDINI 8 – Provon te propozoje nje pune ne te gjithe fushen, sidomos ne mesin e saj por ben presing ne sulm dhe rekuperon ne mbrojtje. Nje akrep i vertete.

CANDREVA 7 – Sa shume deshire dhe dinamizem. Aksioni i golit te pare lind nga inteligjenca e tij per te hapur nje hapsire per Cancelon. E veshtire ta shikoje sot te humbte top, por teper i ngathet kur kishte mundesine e 0-6. NGA MINUTA E 78 VECINO: pa vote.

RAFINHA 7,5 – Kur ndizet te ben te kuptosh qe vitet ne shkollen e Barcelones nuk kane qene rastesi: iluminon perpara, rigrupon mbrojtjen, fal lojra autentike prestigjoze dhe tallet me kundershtaret (pikerisht per kete gje edhe Caprari i nderhyri aq rende, por fiton edhe nje penallti. Nese nuk do te ishte per ate gol te humbur perpara Vivianos, do ishim duke folur per ndeshjen perfekte, por ska gje, ka kohe, po e presim edhe golin e tij. NGA MINUTA E 80 BORJA VALERO: pa note.

PERISIC 7,5 – URRA, u zhbllokua edhe kroati: pas tre muajsh ne erresire Ivan gjen golin atu ki e kishte shenuar per here te pare ne Serie A. Edhe me pare ishin pare disa sinjale, por rrjeta e shenuar e rikthen akoma me shume ate dhe premton per te ardhmen.

ICARDI 9 – Si gjithmone, i mbytur nga vershellimat e tifozeve sa here prek topin. Klima ideale per ta motivuar ate dhe per ta karikuar bomben: eshte nje top lufte, nje Terminator. Qe prej janarit priste te shenonte dhe e ben kete duke e futur kater here brenda. Dy here si zakomnisht por dy here si nje sulmues i madh. Mire se rikthehesh edhe ti, Maurito. NGA MINUTA E 66 EDER 6 – Spalletti i jep disa minuta dhe nje standing ovation Icardit, por ritmi i tij eshte teper i ulet. Kerkon lavdine personale por pa sukses.

TRANJER: SPALLETTI 8 – Leksionet e kualitetit pas ndeshjes me Napolin, me sa duket, i kane dhene frutet e tyre: Interi zbret ne fushe me nje fytyre te bukur qe ja kishim harruar. Inter e kaluar Interit ai qe pame ne fushe ku e hodhi ne tapet Sampin pa u menduar dy here. Por kujdes, keni telashe nese humbisni perqendrimin: ulerimat e tij degjoheshin edhe nga televizori.

SAMPDORIA: Viviano 4; Bereszynski 4 (34’ Verre 5), Silvestre 4, Ferrari 4, Murru 4; Barreto 4,5 (54’ Regini 5,5), Torreira 4,5, Praet 5,5; Ramirez 5 (50’ Caprari 5,5); Quagliarella 4,5, Zapata 5. Allenatore: Giampaolo 4.

ARBITRO: TAGLIAVENTO 5,5  – Duhej karton i kuq tek nderhyrja e Rafinhas duke pare qellimet e italianit. Ishte nje fundjave jo shume e mire per arbitrin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: notatSampInter

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago